N
Nonqimi
Guest
Ich denke nicht dass es so stark gewindet hat dass sowas passiert!KUSH E RRËZOI BREDHIN NE PRIZREN?
Bredhi ne qendër të Prizrenit është fotografuar i rrëzuar.Një ortografi e tillë është duke u shpërndarë në rrjetet sociale, në veçanti në Facebook.Dikush e publikoi me mbishkrimin: "Po sot Prizren, m'thuej si je. Porsi nji bredh, i rrzuem perdhe".Në këto shpërndarje të kësaj fotografie janë dhënë versione të ndryshme se kush e rrëzoi këtë bredh. Mbizotëron dyshimi se atë e bënë grupe radikale islame në kundërshtim të festes së Viti të Ri.Një kundërshti të kësaj feste nga element radikal të islamit e kemi parë javës që shkoi me shfaqjen e disa posterave në Prishtinë e Shkup, ku një person me mjekër e grushton Babadimirin.Por krejt këto dyshime i hedh poshtë Hasan Hasani, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.“Bredhin e ka rrëzuar era dhe s’ka ndonjë faktor tjetër”, thotë Hasani për Express duke treguar se tashmë ai është ri-vendosur në pozitën e tij.
Kush e rrzoi bredhin ne Prizren? - Nacionale - Gazeta Express