Djemt,
une du per veti me lyp atje posht ne vajz me martu. Babi jem, mixhat t'mija krejt kan martu eshtu. Vajza gjerman mu nuk me vyn, veq dollovergji ko me eta. A ko dikush Erfahrungen? Nashta AlboKings ose FloKrass?
Përshëndetje Shkodran, shum mir qe ki interesim per kete pune edhe lyp pervojat e tjerve. Se kanë thanë të moçmit pyet shtatë a tetë e ne fund bon si din vet. Kështu qe me marr mendimin e tjerve kurr nuk gabon.
Une personalisht kom ba pervoja te ndryshme. Per veti kur kom vendos definitiv mu martu kom vendos me marr grun prej Kosove. Se ajo i din traditat tona edhe e rrit fëmijën tem me tradita tona. Me marr një femen këtu është rrezik qe fëmija rritet qysh ne gjeneraten e dyt me kultur gjermane edhe i hup lidhjet me vendlindjen tem. E kjo per mu personalisht eshte katastrofë.
Nejse, une i kom 10 vjet qe jom me qit femen bashk, qe 3,5 vjet i martun, e kom djalin gati 2 vjet edhe nuk e kthej mrapa asnje vendim qe e kom marr ne kete drejtim. Une e kom kriju lidhjen permes familjes edhe kur njihen dy familje e din mas miri a pershtaten qata dy njerz. Harroj ti ato andrrat e "dashurise ne shikim te pare" e bla bla bla. Merre nje femen qe përshtatet me ty edhe familjarisht se as ti e as ajo femen qe doni mu martu nuk i largoni familjet e juve edhe nuk jetoni prej atij momenti vec ju dy bashk. Na jem shqiptar edhe te na familja oshte e shejt edhe qajo femen ose qaj mashkull duhet me u pershtat me familjen e qatij mashkulli ose qasaj femne. Se edhe ti duhesh mu pershtat me familje te saj.
Une kom pas femna shqiptare ne gjermani po asnje nuk ka qene qe kom mujt definitiv me vendos pa hamendje me marr me kriju familje me to. Jo problemi se ato s'kane qene shume familjare, ose nuk kane dite shume per kulturen tone, ose, ose ose... Gjermane per mu s'ka ardhe ne shprehje poashtu shkaku i rrethanave te kultures. Po per aty kurr s'bon me paragjyku qysh kom ba une. Se vellau jem e ka grun gjermane, i ka 3 femij me te, plus e ka mesu ajo gjuhen shqipe flet rrjedhshem, e njeh kulturën e kuzhinen tone shumë mir (qet pite e fli
) punon si moter medicinale, etj, etj, Dmth është ma shqiptare se disa femna qe lindin ne gjermani me babe e nane shqiptar. Keshtu qe njeri s'bon me paragjyku. Nese ti e don nje femen gjermane, zvicrane, etj edhe per ty është gjithashtu edhe kultura jote me rëndësi atëherë duhesh me investu kohe me ia mesu kulturen tande e jo me refuzu.
E nese e merr prej Kosove është mir me hulumtu pak per rrethin e saj po ne fund te fundit me e njoftu mas shumti vet personalisht se prej juve varet gjithçka edhe sa pershtateni.
Keshtu qe krejt varet se cka don ti e cka është per ty me ronsi.