Mali i Zi refuzon shqiptarët pa pasaportë
Prej datës 21 deri në mesditën e së martës, asnjë shtetas shqiptar nuk ka mundur të kalojë në shtetin malazez me kartë identiteti.
Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kishte njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja dypalëshe për përdorimin e kartave të identitetit dhe jo pashaportave në kalimin e kufirit. Por një gjë e tillë është respektuar vetëm nga pala shqiptare.
Gazetari i Top Channel tentoi të kalojë kufirin me kartën e identitetit. Pasi procedura u krye e rregullt në pikën shqiptare të kalimit kufitar, në pikën malazeze u refuzua. Shpjegimi që policia malazeze dha ishte se nuk kishin asnjë njoftim për zbatimin e një marrëveshje të tillë dypalëshe.
Kamera e Top Channel ishte dëshmitare e refuzimit të një të moshuara, banore e Muriqanit, e cila sapo ishte kthyer mbrapsht dhe nuk u lejua nga policia malazeze të kalojë kufirin me kartë identiteti dhe si kjo e moshuar janë shumë shtetas që po u refuzohet hyrja me kartë identiteti.
Shqipëria dhe Mali i Zi më 14 dhjetor të vitit 2011 nënshkruan një marrëveshje nga zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Shqipërisë, Edmond Haxhinasto me homologun tij malazez, Milan Roćen për lehtësimin e procedurave në lëvizjet ndërkufitare mes dy vendeve. /TCH/
__________________________________
Am Grenzübergang Han i Hotit - Bozhaj wurden Albanern der Übergang nach Montenegro verweigert, die nur einen Personalausweis hatten. Montenegro und Albanien hatten schon am 14.12.2011 eine Vereinbarung unterzeichnet, dass der Bevölkerung beider Staaten erlaubt, die Grenze nur mit einem Personalausweis zu passieren. Bisher hält sich nur Albanien daran.