Franzose Louis Benloew 1877 ( Philologe) :
Albaner der älteste Nation
In seine buch "Griechenland vor den Griechen"
Louis Benloew: Shqiptarët, kombi më i vjetër i kontinentit
Në vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew
shkruajti
një vepër që tronditi rangjet shkencore e historike. Ky libër i
titulluar “Greqia përpara grekëve” sapo është sjellë në
shqip përmes botimeve “Plejad”. Benloew, na intrigon që në krye të
librit, ndërsa shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj
thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se
kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një
çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit
tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet per kombin shqiptar.
Greece Before the Greeks, Louis Benloew
[1877]
“Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i
shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaj e kanë trajtuar
çështjen
pellazge dhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis
tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata
ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut.
Benloew
shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash
gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të
Greqisë së lashtë, kam
hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një
ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e
mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos
thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të
përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm,
të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi”. Sipas tij pista që mendonte se
kishte zbuluar, kishte qenë ndjekur edhe nga të tjerë dhe se një ndihmë
të madhe i dha Dora d`Istria, duke e njoftuar për punimet e
bashkatdhetarëve të saj, me vendbanim në Itali, të shoqërurar me
këshillat, të dhënat, botimet filologjike dhe historike si dhe broshurat
e të gjitha llojeve. Gjithashtu arriti të njihej edhe me gramatologjinë
shqipe të Demetrio Camardas, të gramatikës së De Radës dhe të shkrimeve
të Vincenzo Dorsa.
Mendimi i autorit është se tashmë kishte ardhur
momenti për të sakatosurit e historisë, për të harruarit e familjes së
madhe europiane, për t‘i bërë të ditura ankesat e tyre, për të vlerësuar
meritat e tyre në interes dhe madje për mirënjohje nga popujt e
qytetëruar, se duhej admiruar forca e gjakut të fisit që triumfon edhe
mbi urrejtjet fetare dhe jep mësime tolerance për të gjithë anëtarët e
të njëjtës racë.
Idenë qendrore të këtij libri apo boshtin i tij,
autori e paraqit qartë dhe me prova nëpërmjet thënies: “Sot ka dalë
sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend,
Greqia nuk ka qenë e banuar
nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej
ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Në tokën e
Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë
sesa qytetërimi i grekëve. Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt
zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë e provojnë këtë, ndërkohë
që Grekët nuk kanë pasur asnjë kujtim të zanafillës së tyre dhe se në
periudhën më të bukur të historisë së tyre ata nuk ngurruan që ta
shpallin veten autoktonë.
Autori shprehet se grekët ishin të tretët
në rradhë, të mbërritën në këtë tokë dhe se emrat e vendeve, maleve,
lumenjve, personazheve legjendarë, të cilët nuk shpjegohen nëpërmjet
mitologjisë greke dhe që duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome
të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve,
Kaukonëve dhe Dardanëve. Deri më sot një gjuhë e vetme duket se arrin të
na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyre viseve: kjo është gjuha shqipe.
Prandaj autori i veprës është i prirur të mbështesë tezën se shqiptarët e
ditëve të sotme janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara
mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në
Halis.
http://www.scribd.com/doc/26171429/Greece-Before-the-Greeks-Louis-Benloew-1877