Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Sporti Kosovar/Kosovo Sport

Agron Skeraj do te luaj per Prishtinën deri në verë
Agron Skeraj do të luajë për Prishtinën, deri në verë. Mesfushori kosovar është provuar tek klubi gjerman, FSV Frankfurt, ku ka lënë përshtypje të mira.

Mirëpo, për shkak se klubi nga Bundesliga 2 gjermane ka shumë futbollistë, për mesfushorin e krahut nuk kishte vend tash. Trajneri dhe kryesia e këtij klubi janë ndarë të kënaqur me cilësitë e prizrenasit, të cilin mendojnë ta bëjnë të vetin në qershor.

“Unë bëra katër stërvitje, gjatë dy ditëve sa qëndrova aty. Trajneri e pëlqeu lojën time, mbi të gjitha formën fizike, pasi isha i përgatitur mirë. Madje, ai deshi ta largonte njërin nga 5 futbollistët nga të cilët nuk llogarit në pranverë, për të ma bërë një vend mua, por ata nuk pranuan të largoheshin pa dëmshpërblim. Kështu që, edhe pse unë dhe menaxheri im e prisnim kontratën, kjo duket se do të ndodhë më vonë”, shpjegoi Skeraj, për Express.

Ai do ta kalojë edhe sezonin pranveror në Kosovë, por vëmendja e tij mbetet në Gjermani. “Ne u morëm vesh që, nëse Frankfurt nuk bie në ligë të tretë, unë të nënshkruajë me këtë klub gjatë verës”, vazhdoi ish-futbollisti i Lirisë.


Mund të rikthehet edhe Kaçiu

Përpos Skerajt, edhe mesfushori tjetër kosovar, Bardhyl Kaçiu, pritet të luajë në kampionatin kosovar, gjatë pranverës. Futbollisti i Trepçës është provuar tek Alemannia Aachen, por në fund hasi në një problem, që bëri të dështonte gjithçka.

“Po ishte një problem i vogël. Unë luajta një pjesëlojë, por kur kanë biseduar zyrtarët e Aachen me menaxherin tim, e kanë kuptuar se unë kam kontratë me Trepçën dhe se duhet të paguajnë dëmshpërblim, kështu që u tërhoqën. Unë kam ardhur në një periudhë kohore të keqe këtu, ngase ekipet i kanë përfunduar përgatitjet dhe janë kompletuar tashmë”, tha Kaçiu.

Ish-futbollisti i Prishtinës nuk e ka përjashtuar mundësinë që këto ditë, të provohet tek klubi tjetër gjerman, Karlsruher. Në të kundërtën, ai do të kthehet tek Trepça, me të cilën ka kontratë, për të luajtur deri në verë. (Express)
 
Kosova më 17 shkurt luan me Shqipërinë

kosova%20futboll.JPG



Kemajl Goca, BOTA SOT
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, tha se në Prishtinë me 17 shkurt do të vjen kombëtarja e Shqipërisë, por që do të përbehet me futbollistët të kampionatit shqiptar. Mediat shqiptare bëjnë të ditur se në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, do të udhëtojë një seleksion i kampionatit shqiptar të futbollit, me futbollistët më të mirë të skuadrave të Superligës, do të luajë më 17 shkurt, në Prishtinë, me rastin e dyvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një ndeshje miqësore me kombëtaren e shtetit më të ri në botë, Kosovën. Në fakt kjo ndeshje, më tepër se miqësore është vëllazërore, mes dy skuadrave të një kombi, atij shqiptar, që së bashku do të përkujtojnë kësisoj një datë të shënuar për Kosovën, e cila është në prag të 2-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Një vendim i tillë është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Federatës së Futbollit të Kosovës. Eroll Salihu tha se kemi insistuar që në Prishtinë të vjen kombëtarja më e mirë e Shqipërisë, por kjo ka qenë e pamundshme për faktin se Shqipëria me 3 mars do të ketë ndeshje miqësore me karakter ndërkombëtar kundër Irlandës Veriore. Sipas Salihut, kanë pasur mundësi të sjellin edhe ndonjë nga skuadrat më të forta qoftë nga Turqia, Kroacia etj. “Për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës e kemi parë të arsyeshme të sjellim Shqipërinë në Kosovë sepse kjo është një ngjarje e madhe dhe që meriton të jetë një kombëtare siç është kombëtarja shqiptare”, ka thënë Salihu. Kombëtarja e Kosovës përveç që do të përbëhet me futbollist nga Kampionati i Kosovës, sipas Salihut, përzgjedhësi Bunjaku pritet të ftojë edhe ndonjë futbollist jashtë Kosovës. “Si Shqipëria dhe si Kosova do të kenë paksa vështirë të sjellim futbollistët shqiptar që luajnë në skuadrat e ndryshme të ligave evropiane. E para, futbollistët kanë obligime në klubet e tyre në kampionat. E dyta, disa nga ta kanë edhe ndeshje të garave evropiane. Besoj se ata futbollistë shqiptar që do të kenë mundësi do t’i përgjigjen kombëtares së Kosovës”, tha Salihu. Ai në fund tha se të hollat që do të tubohen nga shitja e biletave në stadiumin e Prishtinës, sa do që mund të jenë simbolike, do t’i dedikohen familjeve në Shkodër që kanë mbetur pa kulm mbi kokë nga vërshimet e fundit.

Qysh han qaj Salihu mut. Kishe kan mujt me pru Turqin a Kroacin.....

Kosova-Shqiperi ,17 Shkurt ne Prishtine

Dot jet interesant me pa qfar Lige, ajo e Kosoves apo aja e Shqiperis i ka Lojtart ma Cilesor.
 
@AlbNYC

Such dir nur noch das Bild aus

Ihn als Präsidenten und noch das Ergebniss des Spieles.

Falls du verliert trägst du das einen Monat lang in deiner Signatur.

kosovo.png

Der Fußball von uns Nordost Albanern ist viel besser!
Kosovo - Albanien -:- (Je nachdem wie das Ergebniss am Ende endet.

So jetzt du.
 
Zurück
Oben