Peyo
Kry madh
Kuzhe: Jam i lumtur që kthehem në Kosovë
"do të kthehem pas 30 vjetësh kështu që unë jam shumë, shumë i lumtur te jem atje. Si lojtar i Dinamos së Zagrebit (1971-1981) kam luajtur kundër ekipeve kosovare, kundër Prishtinës dhe Trepçes së Mitrovicës.
(ALBANIA SPORT) - Shqipëria e përbërë nga lojtarë që militojnë në kampionatin shqiptar do të zhvillojë në Prishtinë një ndeshje ndërkombëtare me karakter festiv me përfaqësuesen e Kosovës, më 17 shkurt, pikërisht në dy vjetorin e Pavarësisë të “motrës sonë” të vogël. Trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, do të jetë edhe trajneri i seleksionit shqiptar.
“Jam shumë i lumtur të shkojë sërish në Prishtinë dhe të jem trajneri i Shqipërisë pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë respekti të ditës më të madhe për atë vend. Do të festojmë të gjithë së bashku.”, - tha Kuzhe për Albania-sport.com.
“Unë do të kthehem pas 30 vjetësh kështu që unë jam shumë, shumë i lumtur te jem atje. Si lojtar i Dinamos së Zagrebit (1971-1981) kam luajtur kundër ekipeve kosovare, kundër Prishtinës dhe Trepçes së Mitrovicës. Nuk ka qenë e lehtë të luaje atëherë kundër tyre. Kishin ndërtuar ekipe të mira. Në atë kohë të luaje në Ligën e Parë të Jugosllavisë duhej të ishe një ekip me të vërtetë i fortë.
“Ndoshta për momentin, në kohën tonë, niveli i futbollit në Kosovë nuk është dhe aq i lartë, por jam i bindur se dhe aty ka lojtarë të mirë. Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë. Edhe njëherë kam emocione të bukura të rikthehem në Prishtinë”