Arbanasi
Antikosovarism
Berzh, 500 mijë euro për projektin e terminalit multimodal
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë studimin dhe projektin për terminalin e ri multimodal të trenit, linjave urbane dhe interubane dhe të tramit. Një prej partnerëve të BERZH, Qeveria Italiane ka akorduar fondin prej 500 mijë eurosh. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku tha se kjo është shenjë besimi që një prej institucioneve më të rendësishme financiare europiane ka tek Bashkia e Tiranës projektet dhe politikat e saj financiare.
“Dhënia e “dritës jeshile”, për të filluar këtë projekt është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh fillimin e ndërtimit të një bashkëpunimi shumë të mirë me BERZH, me një institucion ndërkombëtar, i cili ka besim tek projektet tona, por nga ana tjetër për të treguar edhe qëndrueshmërinë e politikave që ne kemi ndërmarrë deri tani, politikave fiskale që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë, rëndesinë e projekteve strategjike , që ne i fillojmë sot, por që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të Tiranës, besoj për 20 vitet në vijim”, tha Tabaku.
Në hapësirën prej 80 mijë metrash katrorë e cila i kaloi Bashkisë me vendim qeverie është parashikuar të ketë edhe një qender të madhe tregtimi.
“Terminali i ri Multimodal do të akomodojë atje pothuajse 10 linja autobusësh, që do i hiqen qarkullimit dhe stresit të transportit publik në Tiranë, mbi 400 mikrobusë të cilët vijnë nga veriu dhe nga jugu do të akomodohen atje, por njëkohësisht edhe rreth 350 taksi. Ky është projekti i parë nga katër projektet strategjike që pasohet, besoj se të gjithë e keni dëgjuar konkursin e Bulevardit, që fillon e merr jetë gjatë muajit të ardhshëm, me projektet që do të prezantohen për zgjatimin e Bulevardit”, shtoi Tabaku.
Për ndërtimin e terminalit multimodal ka një interes të madh të shprehur nga investitorë të huaj. I gjithë investimi llogaritet të kushtojë 20 milionë euro dhe do të kryhet në partneritet publik-privat ku përfshihet BERZH-Bashkia e Tiranës dhe investitorë privat.
“Krijimi i këtij Terminali të ri Multimodal do të jetë një mundësi shumë e mirë për investime në Tiranë, por nga ana tjetër do i ofrojë mundësinë edhe Bashkisë së Tiranës, të angazhohet në një aktivitet të ri biznesi. Do të jetë një kontratë e partneritetit publik-privat dhe do të jetë me kosto “zero” për Bashkinë e Tiranës, duke bërë të mundur krijimin e një projekti koncesionar gjigand për qytetin e Tiranës“, tha nënkryetarja e Bashkisë, znj Tabaku.
Bashkia - Lajme aktuale
(SSC)