Train Station Towers
Ist von 2008
Dy fitues për kullat te Stacioni i Trenit
Projekt-idetë e studios holandeze dhe asaj greke janë imazhi i ri që do të formësojë dy elementet e planit francez për qendrën
Dy kulla të larta, që plani francez për qendrën e Tiranës ka parashikuar të ngrihen në zonën e Stacionit të Trenit, do të ndërtohen sipas projekt-ideve të paraqitura dje në një konkurs ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Juria ndërkombëtare e përbërë nga shtatë përfaqësues, zgjodhi dy fitues nga tri studiot pjesëmarrëse, njëra prej të cilave ishte shqiptare. Kështu për kullën në zonën jugore u shpall fituese projekt-ideja e propozuar nga studio greke “Gigantes-Zenghelis Architects”. Ajo koncepton planifikimin
në bllok. Projekti parashikon krijimin e një parku qendror, i cili është konsideruar si një element me rëndësi në projekt dhe merr në konsideratë densitetin dhe lartësinë e pemëve. Stacioni i Trenit për “Gigantes-Zenghelis
Architects” konsiderohet si vend që përbën një element të ri për qytetin. Për studion, dy kullat konceptohen të thjeshta. Fasada do të jetë blu. Në koncept-idenë e tyre, ata kanë përdorur një gjuhë të thjeshtë. Po ashtu, ata e shohin projektin si një çështje të hapur dhe që lë vend për t’u zhvilluar më tej. Këto janë gjëra që bëjnë ndryshimin. Në shesh janë konceptuar kinema verore, lokale, dyqane etj. Ndërsa për kullën në veri të zonës, fitoi projekti i
studios holandeze “De Architekten Cie”. Ideja e kësaj studioje është të krijojë një kombinim mes imagjinatës dhe realitetit. Në planin e saj, “De Architekten Cie” është përpjekur të përfshijë qytetin. Kullat konceptohen si
udhërrëfyes për pjesën e jashtme të qytetit. Fakti që zona ka pamje drejt malit, për holandezët është e veçantë. Kullat do të kenë hotel, zyra, rezidenca që do të kombinohen në planin horizontal. Vlen të theksohet se është synuar që të ruhet e njëjta ADN e zonës, pra pikëfillimi do të jetë i njëjtë. Zona do të ketë të njëjtat funksione. “De Architekten Cie” kërkon të
bëjë një lidhje të jashtme të qytetit me vetë qytetin dhe synon të
Dy fitues për kullat te Stacioni i Trenit Projekt-idetë e studios holandeze dhe asaj greke janë imazhi i ri që do të formësojë dy elementet e planit francez për qendrën ruajë traditën. Plani do të ruajë lartësinë mesatare. Kryetari i
Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tha se “Tirana është bërë stacioni ku ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme për të nesërmen, ngjarje që kanë të bëjnë më ide të reja, me projekte dhe ambicie të jashtëzakonshme njerëzish që
bashkëpunojnë pa kufi. Sipërmarrës shqiptarë dhe studio të huaja arkitekture që shkruajnë historinë e zhvillimeve të sotme bashkëkohore në Evropë dhe në botë, janë bashkë në Tiranë përsëri sot, për objekte të reja, të cilat nesër së bashku me të tjerat, do të jenë një arsye për t’u krenuar për përmasën evropiane dhe moderne
të qytetit tonë”. A. Rr.
Gazeta Shqip