Bulevardi i Ri
Studiot pjesëmarrëse:
1. AS & P – Albert Speer & Partners
Zyra “Albert Speer & Partner GmbH” me seli në Frankfurt mbi Main në Gjermani dhe Shangai në Kinë, ndërvepron me metoda rinovuese në arkitekturë, urbanistikë dhe transport prej mbi 40 vjetësh në planifikimin ndërkombëtar dhe ngritje përvoje.
Punimet kryesore: Masterplani “North Bund”, Shangai, Kinë; Masterplani A 101, pjesa perëndimore, Moskë, Rusi; Masterplani urbanistik i qendrës së Kolonjës, Gjermani.
2. Cino Zucchi Architetti
Zyra “Studio Cino Zucchi Architetti” është një nga studiot fituese në arkitekturë dhe zyrë e planifikimit urban nga Milano, Itali. Studioja është duke kërkuar në vijim për zgjidhje hapësinore të jetës bashkëkohore në kontekstin e ndryshimit të shpejtë dhe të hollësishëm në sfondin europian.
Punimet kryesore: Masterplani i Kornaredos, Lugano, Zvicër; zona formale industriale Junghans, Giudeça, Venecia, Itali; porti i vjetër Epano Skala në Mytilene – Lesbo, rikualifikimi Alfa Romeo–Nuvo Portello– Milano, Keski Pasila në Helsinki.
3. Dar Al-Handasah
Zyra “Dar Al-Handasah” (Shair & Partners) ka qenë një nga studiot e para për planifikimin, hartimin dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi që në fillimvitin 1956. Sot ajo ka konsulencë globale me 43 zyra në 30 vende të njohura për identifikimin e problemit, skica të gatshme, cilësi për shpërndarjen në kohë dhe ekspertizë multidisiplinore.
Punimet kryesore: Oqyana (segmenti botëror Australi-Azi), Dubai, UAE; masterplani Bonny në Nigeri; aeroporti Sharm El-Sheik në Egjipt.
4. GMP – Gerkan Marg & Partners
Zyra “Gerkan, Marg & Partners” u themelua në vitin 1965 me praktika arkitekturore, që sot përfshin mbi 500 punonjës në 10 qendra në Gjermani dhe mbarë botën. Studioja GMP është një nga vlerat e rralla në pozicionin e kërkuesit, që merr përgjegjësi për projektin nga ideja e planifikimit dhe realizimi i saj përmes aredimit. GMP ka demonstruar kompetenca urbanistike me propozimet e tyre vizionare për “Shtutgart 21” Deutsche Bahn, Hafen City Hamburg, si dhe masterplanin urban të Bukureshtit në Romani, dhe shumë projekte urbane në Kinë, si plani në Lingang, qytet i ri me 800 000 banorë.
Punimet kryesore: aeroporti Berlin-Tegel; qendër ekspozite EXPO 2000; rindërtimi i Stadiumit Olimpik në Berlin; stacioni kryesor i trenit në Berlin Lingang, qytet i ri me 800 000 banorë; ekspozitë dhe qendra të organizimit të kongreseve në Nanning & Shenzhen, Kinë; Muzeu Kombëtar në Bixhing.
5. Arkitektët Grimshaw
Firma u hap në vitin 1980 nga Nicholas Grimshaw, e cila ishte një nga pionieret e arkitekturës me teknologji të lartë. Praktika u shndërrua në partneritetin e vitit 2007 dhe operon në mbarë botën me zyrat e saj në Nju-Jork, Londër, Melburn dhe Sidnei duke punësuar një personel prej mbi 250 punonjës. Portofoli ndërkombëtar Grimshaw mbulon gjithë sektorët kryesorë dhe u nderua me mbi 150 çmime ndërkombëtare për planifikim.
Punimet kryesore: Terminali Ndërkombëtar Uoterlu, Londër; Stacioni i Pedingtonit: faza e parë e rikualifikimit, Londër, MB; Aeroporti Stansted – Generation 2, masterplani, Londër, MB; projekti Eden, Cornuoll, MB; Aeroporti Heathroë Pier 4A, Terminali A2 Concourse B; Londër, MB.
6. KCAP Arkitektë & Urbanistë
Zyra KCAP Urbanistë dhe Arkitektë është një studio holandeze me seli në Rotterdam (Holandë), Zyrih (Zvicër) and Shanghai (Kinë) për arkitekturën, krijimin e hapësirave urbane dhe urbanistikën, e themeluar nga Kees Christiaanse në vitin 1989. Gjatë 20 viteve të fundit, KCAP-ja vetë përcaktohet si një nga praktikat kryesore ndërkombëtare në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.
Punimet kryesore: Hafencity në Hamburg (Gjermani); masterplani strategjik Perm 2020 (RS); vizioni për Aeroportin Schiphol të Amsterdamit;vizioni strategjik në Bruksel 2040; Parku Olimpik Jugor, Bixhing, Kinë, 2009; kuadri i trashëgimisë së masterplanit, Londër, Angli.
7. Studio West 8
Zyra “West 8” është një nga studiot e themeluara në vitin 1987 që ka fituar çmimin ndërkombëtar të planit urbanistik dhe arkitekturës urbane. Në këto 20 vitet e fundit, “West 8” është vetëpërcaktuar si një nga aplikuesit kryesorë me një ekip ndërkombëtar prej 70 arkitektë, urbanistë, arkitektë dhe inxhinierë si dhe inxhinier multidimensional. Zyra kryesore “West 8” e ka selinë në portin e Roterdam-it, dhe ka tre filiale në Belgjikë, Nju-Jork dhe Toronto.
Punimet kryesore: Schouwburgplein në Rotterdam (Holandë), Borneo Sporenburg në Amsterdam (Holandë), Chiswick Park në Londër (MB); Guvernatorët e Island-it në New-York, ShBA; projekti për Skelën në Toronto, (Kaliforni); Playa de Palma në Majorka (Spanjë) Parku Linkoln në Majami (ShBA).
Heute ist es soweit, die Projekte werden vorgestellt.