Presioneve ndaj turqve për tu deklaruar si maqedonas
Lidhja e Shoqatave Turke në Maqedoni ka konfirmuar se ka presione të mëdha që turqit të deklarohen maqedonas në regjistrim e popullsisë. Kryetari i këtij organizimi të shoqatave, Sulejman Baki deklaroi për INA se ka presione të mëdha ndaj regjistruesve turq që po regjistrojnë në terren si dhe ndaj popullatës që të deklarohen dhe regjistrohen si maqedonas mysliman dhe jo të shprehin përkatësinë e tyre etnike.
"Ne sot kemi takuar qytetarët tanë dhe ata janë të shqetësuar dhe irituar nga këto presione që vijnë nga njerëz të caktuar të lidhur me pushtetin. Nuk duam që të politizojmë këtë situatë të krijuar, por apelojmë që të ndërpriten këto presione ndaj popullatës turke në Maqedoni. Në rast se nuk ndërpritet kjo, do të kërkojmë ndihmën e Qeverisë së Turqisë përmes ambasadës në Shkup", deklaroi Baki.
Ai nënvizoi se paraprakisht janë njoftuar anëtarët turq pranë Komisionit Shtetëror të Regjistrimit dhe anëtarët e tjerë të këtij
komisioni, partitë politike turke dhe ministrinë që është pjesë e Qeverisë aktuale. "Nuk duam që problemi të marrë kahe tjetër", theksoi Baki, i cili ka shtuar se shqetësimin e ka parë në Koliçan të Poshtëm, Dërzhillovë, Cvetovë, Rostushe, Skudrinjë dhe Maqedoninë Perëndimore, si në Dibër etj.
Lidhja e Shoqatave Turke është një trup i organizuar i përbërë nga më shumë se 50 shoqata turke në Maqedoni.
Die Türken in Mazedonien werden von den Mazedoniern unter Druck gesetzt um sich als Mazedonier zu deklarieren,deswegen hat sich der Vorsitzende der türkischen Gemeinschaft beschwert und damit gedroht wenn das nicht aufhört das sie dann die Türkei zur Hilfe bitten.
Njeht Gut.

Zuletzt bearbeitet: