Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Pritet të hapen 13 km e parë të superstradës Levan-Tepelenë

Janë hapur 13 kilometrat e para të autostradës Levan-Tepelenë, një nga segmentet më të rëndësishme të jugut të vendit, për të cilën është folur me vite.
Aksi i përfunduar tashmë, është ai Damas-Tepelenë. Ministria e Transporteve bëri të ditur se konkretisht në muajin Maj hapen për trafikun 7 km e parë, nga Fshati Viros deri në qendër të Memaliajit, për të vazhduar në qershor edhe me 6 km të tjerë .

Ndërkohë që në muajin Tetor, segmenti Damës Tepelenë do të jetë totalisht i hapur për trafikun, me përjashtim të pjesës së hidrocentralit të Kalivaçit. Në të njëjtën kohë –njofton Ministria e Transporteve -punimet kanë avancuar edhe në ndërtimin e urave që janë pjesë e këtij segmenti, konkretisht ne muajin Maj përfundojnë së ndërtuari dy ura totalisht të reja, ura e Ali Pashai-t dhe ajo e fshatin Luftinjë.

“Të gjitha punimet po kryen me standardet dhe cilësinë e duhur duke pasur parasysh që ky është një aks shumë i rëndësishëm i transporti për gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për lidhjen me Greqinë. Ajo që vlen të theksohet është që përpara sezonit turistik ne do të kemi mundësinë të hapim segmente të qenësishme të këtij aksi, për t’i vënë në shërbim të përdoruesve të rrugës, dhe atyre që do të synojnë të arrijnë drejt brigjeve të Jugut, Sarandës dhe destinacioneve të tjera turistike”, tha ministri Olldashi gjatë inspektimeve të bëra.

Supertostrada Levan-Tepelenë është një rrugë shumë e rëndësishme për të gjithë zonën.Përveç përfitimeve direkte në shkëmbimin tranzit të mallrave drejt qendrave të banuara në Jug e më tej drejt Greqisë dhe anasjelltas. Rruga e re do të sjelle një lidhje më të mirë me zonën dhe pjesën tjetër të vendit. Ajo do të lejojë banorët e fshatrave të vogla të disponojnë të gjitha lehtësirat për akses të shpejtë në qendrat e zhvilluara si dhe do të gjallërojë ekonominë lokale dhe bizneset e vogla përgjatë infrastruktures.




Gazeta Start: Pritet të hapen 13 km e parë të superstradës Levan-Tepelenë
 
KE vlerëson performancën ekonomike të Shqipërisë


Komisioni Europian vlerëson performancën e ekonomike të Shqipërisë në 3-mujorin e fundit të këtij viti.

Departamenti i Ekonomisë dhe Çështjeve Financiare në këtë raport merr si shembull dallues vendin tonë në disa tregues.

KE vlerëson se Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon ku nuk pati rënie të rritjes ekonomike, deficiti u zvogëlua dukshëm dhe po ashtu u ul edhe numri i papunësisë.



KE vlerëson performancën ekonomike të Shqipërisë | ABC News
 
KE vlerëson performancën ekonomike të Shqipërisë


Komisioni Europian vlerëson performancën e ekonomike të Shqipërisë në 3-mujorin e fundit të këtij viti.

Departamenti i Ekonomisë dhe Çështjeve Financiare në këtë raport merr si shembull dallues vendin tonë në disa tregues.

KE vlerëson se Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon ku nuk pati rënie të rritjes ekonomike, deficiti u zvogëlua dukshëm dhe po ashtu u ul edhe numri i papunësisë.



KE vlerëson performancën ekonomike të Shqipërisë | ABC News



Albania leads the economic growth


Department of Economic and Financial Affairs at the European Commission ranks among the first countries the Albanian economy. The report was released on Saturday.

It explained that Albania is at the forefront of European countries with high economic growth during the period of crisis and post it.

In summarizing the overall economic situation of the countries of Europe, not yet a member of the EU, the report says that the growth trend is still negative or very low in the Western Balkans, but only Albania was an exception in the region as the country that exceeded the times of crisis without the 2010 recession.



tehran times : Albania leads the economic growth
 
Durrësi, hiqet nga harta e drogës

Qarku i Durrësit nuk është më pjesë e hartës ku kultivohet bima e cannabis sativa. Kjo është deklaruar nga drejtues të policisë së shtetit si dhe prefekturës së Durrësit gjatë një takimi që është zhvilluar me shtabin e luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Prefekti i Durrësit Genci Alizoti në raportimin e shifrave në lidhje me bimët cannabis sativa ka deklaruar se ka një ndryshim rrënjësor të bimëve të asgjësuara nga viti 2009 me vitin 2010, pasi dy vjet më parë janë asgjësuar 34.759 rrënjë, ndërsa gjatë vitit 2010 vetëm 862 rrënjë.

Nëndrejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron Kuliçaj është shprehur në këtë takim se tashmë zonat e kultivimit të bimëve narkotike në Durrës janë rrudhur ndjeshëm dhe se kultivuesit janë zhvendosur drejt zonave të thella malore.

Zonat më problematike në Qarkun e Durrësit të kultivimit të bimëve narkotike kanë qenë disa fshatra në Kruje, si Brusi, Zalle, Cudhi dhe Mazhe e Madhe.



Durrësi, hiqet nga harta e drogës | ABC News
 
Facebook, mbi 100 000 anëtarë mbështesin kandidatin Lulzim Basha


Brenda një kohe të shkurtër në Facebook është shtuar në mbi 100 mijë anëtarë numri i qytetarëve që mbështesin kandidimin e Lulzim Bashës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në këtë faqe, nuk gjen vetëm përkrahjen e shprehur nga njerëz të grupmoshave të ndryshme, por edhe kërkesa për zgjidhje të shqetësimeve të banorëve të Tiranës, të cilat kanë lidhje me mungesën e infrastrukturës, hapësirave të gjelbra, taksat e larta dhe shumë të tjera.



Facebook, mbi 100 000 anëtarë mbështesin kandidatin Lulzim Basha | ABC News

Basha për Tiranen !!
 
Facebook, mbi 100 000 anëtarë mbështesin kandidatin Lulzim Basha


Brenda një kohe të shkurtër në Facebook është shtuar në mbi 100 mijë anëtarë numri i qytetarëve që mbështesin kandidimin e Lulzim Bashës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në këtë faqe, nuk gjen vetëm përkrahjen e shprehur nga njerëz të grupmoshave të ndryshme, por edhe kërkesa për zgjidhje të shqetësimeve të banorëve të Tiranës, të cilat kanë lidhje me mungesën e infrastrukturës, hapësirave të gjelbra, taksat e larta dhe shumë të tjera.



Facebook, mbi 100 000 anëtarë mbështesin kandidatin Lulzim Basha | ABC News

Basha për Tiranen !!

080709d-004.jpg


Basha perpara!
 
Eksportet shqiptare arrijnë rekordin, rritje gati 56%


Niveli i eksporteve shqiptare arrin në pikën më të lartë historike.

Sipas raportit të Qendrës për Tregtinë e Jashtme, ACIT, viti 2010 është mbyllur me një rritje të eksporteve në nivelin e gati 56%.

Vlera e mallrave vendase të eksportuara arrin në 161 miliardë lekë.

Niveli i eksporteve në këtë vlerë të lartë ka bërë që defiçiti tregtar të ulet me 2,7% krahasuar me 2009.


Eksportet shqiptare arrijnë rekordin, rritje gati 56% | ABC News


Jam teper krenar, ce cdo dit mund ti lexoj keto gjera pozitive prej shtetit Shqiptar. :thumbsup:

Vetem perpara !! :app:
 
FMN: Shqipëria rritjen ekonomike më të lartë në rajon, në 2010

Viti 2010 është mbyllur me një rritje ekonomike për Shqipërinë më lartë se parashikimet fillestare.

Sipas raportit të FMN mbi ekonominë botërore, rezulton se rritja për vitin e kaluar ka qenë 1% më e lartë se parashikimi në fillim të vitit.

Në fakt, në 10 vitet e fundit, të dhënat mbi ritmet reale të rritjes, rezultojnë gjithmonë më të larta se parashikimet që vet Fondi jep për këtë tregues. FMN afirmon se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike krahasuar me vendet fqinje.



FMN: Shqipëria rritjen ekonomike më të lartë në rajon, në 2010 | ABC News
 
Zurück
Oben