Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Friedliche Feiertage, egal was Ihr feiert, wünscht Euch
    Euer Balkanforum-Team

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Power lines between Kosovo and Albania

ossh-energji.jpg



Has started the work of transmission line between Kosovo and Albania. Tomorrow will be the official ceremony of the commencement of these works. 400kV transmission line between Kosovo and Albania is one of the biggest investments in Kosovo and the transmission is of particular importance, not only for Kosovo but for all the region.

The line will serve to the prosperity of Kosovo′s economy in the future.
This investment will stabilize the transmission of electricity in Kosovo and it will also enable a balanced exchange of energy with Albania.



http://www.albeu.com/dokumenta/foto/ossh-energji.jpg
 
Power lines between Kosovo and Albania

ossh-energji.jpg



Has started the work of transmission line between Kosovo and Albania. Tomorrow will be the official ceremony of the commencement of these works. 400kV transmission line between Kosovo and Albania is one of the biggest investments in Kosovo and the transmission is of particular importance, not only for Kosovo but for all the region.

The line will serve to the prosperity of Kosovo′s economy in the future.
This investment will stabilize the transmission of electricity in Kosovo and it will also enable a balanced exchange of energy with Albania.



http://www.albeu.com/dokumenta/foto/ossh-energji.jpg



DAS GEHÖRT BEI vereinigung albanien kosova thread !!
 
Power lines between Kosovo and Albania

ossh-energji.jpg



Has started the work of transmission line between Kosovo and Albania. Tomorrow will be the official ceremony of the commencement of these works. 400kV transmission line between Kosovo and Albania is one of the biggest investments in Kosovo and the transmission is of particular importance, not only for Kosovo but for all the region.

The line will serve to the prosperity of Kosovo′s economy in the future.
This investment will stabilize the transmission of electricity in Kosovo and it will also enable a balanced exchange of energy with Albania.



http://www.albeu.com/dokumenta/foto/ossh-energji.jpg


na endlich :D bald offziell ein Zentralstaat da muss sowas eben sein
 
Levan- Vlorë, autostrada në funksion


Nga sot, 16 km e para të autostradës Levan-Vlorë, janë në funksion për të gjitha automjetet që do të udhëtojnë në drejtim të Vlorës dhe anasjelltas. Duke nisur nga komuna Novoselë e në vazhdim, dy korsi të kësaj autostrade do të shërbejnë për të shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit.

Për këtë qëllim, në vendin ku kjo autostradë prek hyrjen e qytetit të Vlorës, u zhvillua një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi.

Ai e cilësoi mjaft të rëndësishme vënien në funksion të kësaj autostrade, duke nënvizuar se ajo do të krijojë standarde për të gjithë ata që udhëtojnë në drejtim të Vlorës dhe anasjelltas.

Olldashi nënvizoi se ndjek me mjaft vëmendje ecurinë e punimeve, ndërkohë që shtoi se, katër korsitë e këtij segmenti do të vihen në funksion përpara nisjes së sezonit turistik, ndërsa i gjithë aksi nga Levani në Vlorë do të jetë gati në vjeshtë të këtij viti.

Kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Ardian Kollozi, theksoi se ky investim i rëndësishëm, pjesë e prioriteteve të qeverisë, do të krijojë një akses në rritje për turizmin në Vlorë.

Autostrada Levan –Vlorë ka një gjatësi prej 25 km, gjerësi prej 31.5 m dhe përbëhet nga 4-korsi. Shpejtësia e lëvizjes së mjeteve do të jetë 120-130 km/orë.




Levan- Vlorë, autostrada në funksion | ABC News
 
Rritet punësimi


Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, punësimi në vend u rrit me 3.1% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Instituti i Statistikave (INSTAT), bëri të ditur trendin pozitiv në rritje të punësimit për të katërtin tremujor radhazi.

Sipas INSTAT, për periudhën në fjalë, norma e papunësisë është ngadalësuar në nivelin 13.49% .

Nga ana tjetër vrojtimi i Besimit të Bizneseve në tremujorin e parë të këtij viti tregon për një rritje të punësimit në ekonomi, ku dominojnë sektorët e ndërtimit, konfeksioneve, prodhimit industrial etj.



Gazeta Start: Rritet punësimi
 
Historia e ulqinakëve që kanë lyer Shtëpinë e Bardhë

Publikuar: Sot, më 07 maj 2011
07-elezajt-44.jpg





New York, 7 maj - Mes shqiptarëve në Amerikë gjen personazhe e histori nga më interesantet. Gjatë përgatitjeve për festimin e 20-vjetorit të gazetës “Illyria” rasti e solli të takohesha me një shqiptar, i cili bashkë me dy vëllezërit e tij, kanë pasur fatin e rrallë që të merreshin me lyerjen e Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe mjediset ku punon presidenti Barack Obama, si dhe ato private ku jeton familja e tij, shkruan kryeredaktori i gazetës në gjuhën shqipe që del në SHBA, Vehbi Bajrami.
Kontrata të tilla nuk i jepen çfarëdo kompanie. Mirëpo, në këtë rast, bëhet fjalë për një nga më të mirat në këtë biznes, një që në listën e saj të klientëve përfshinë personazhe të mëdhenj të jetës amerikane, institucione të njohura të politikës e biznesit.
Njeriu që drejton këtë kompani dhe që është besuar për lyerjen e ndërtesës më të rëndësishme në SHBA është Marash Elezaj, me prejardhje nga Ulqini, me banim në New York. Disa mund ta njohin si babanë e këngëtares së re, Kristina Elezaj, e njohur mes fansave të saj si “Kebe” dhe e prezantuar në botën e muzikës amerikane nga legjendat e shtëpisë diskografike “Motown”, Nick Ashford dhe Valerie Simpson.
Kristina do të interpretojë në kremtimin e 20 vjetorit të gazetës “Illyria” në Manhattan, më 22 maj.
Vetë Marash Elezaj është një njeri i qetë, i cili sukseset ia dedikon babait Zef Gjon Elezajt, ardhur nga Ulqini në Amerikë më 1970. Babai i tij, pasi mësoi mirë punën e bojatisjes, në më pak se dy vjet hapi kompaninë “Elezaj LTD”, e cila që nga ajo kohë ka njohur vetëm suksese.
“Babai qe një punëtor i palodhur, me aftësi të jashtëzakonshme në profesionin e tij. Ndonëse ka vite në pension, edhe sot mua dhe dy vëllezërve na jep këshilla shumë të vlefshme, të cilat na ndihmojnë të kemi sukses në punën tonë”, thotë Marashi, në një intervistë për “Illyria”.
Një nga këshillat e babait të tij është: Jepi klientit më shumë se sa që ai pret.
“Si shqiptar, ai kurrë nuk u dorëzua. Pasi nënshkruante kontratat dhe u jepte fjalën klientëve, ata gjithmonë ndaheshin të kënaqur me punën e tij. Ne po vazhdojmë të punojmë sipas mësimeve të tij”, thotë Marashi.
Klientë të kompanisë së tij janë figura të shquara të artit, sportit, biznesit e politikës. Disa prej tyre janë yje të muzikës si Madonna, Mick Jagger, Bon Jovi, Paul Simon, Billy Joel etj. Kompania e tij, përveçse në New York, ka bërë punë edhe në shtete të tjera, si në Dallas (ku ngjyrosi shtëpinë e pronarit të Texas Rangers), në Florida, Utah, New Mexico e deri në Bahame.
Kompania “Elezaj LTD” nuk ka website siç kanë shumë kompani të njohura. Ajo nuk ka bërë kurrë reklamë në gazeta, radio e TV. Emrin e madh e ka krijuar me kualitet e punë të përkryer. Një klient i kënaqur e rekomandon këtë kompani te një tjetër dhe kështu numri është i klientëve shtohet vazhdimisht.
Ka qenë ky zinxhir rekomandimesh që në vitin 2009 ka bërë që të marrë një kërkesë të pazakontë: të lyejë banesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një moment vlerësimi profesional dhe njerëzor, një shprehje e konsideratës për punën e vëllezërve Elezaj dhe e besimit maksimal për kompaninë e tyre.
“Besoj se emri i mirë që kemi krijuar në biznes ka qenë arsyeja kryesore”, thotë Marashi, i cili drejton kompaninë bashkë me vëllezërit Pjetrin dhe Nikollën.
Përgjegjësia ishte sigurisht e madhe, por e tillë ishte edhe krenaria profesionale dhe atdhetare.
“Gjithmonë jemi përpjekur të bëjmë punë nga e cila klientët janë ndarë të kënaqur”, thotë ai.
Për shtatë muaj me radhë ata kanë lyer me ngjyrat e kërkuara të gjitha dhomat në pjesën e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë që përdoret tradicionalisht si banesë private nga presidentët e Amerikës. Ata lyen dhomën e fjetjes së presidentit, të familjes, si dhe të gjitha dhomat e tjera të përdorimit të përditshëm. Përveç tyre, ishin edhe dhomat e fjetjes së presidentëve që i paraprinë Barack Obamas.
Kompania “Elezaj LTD” bën punë të sofistikuar dhe luksoze, në mure e mobilie, me kombinim ngjyrash nga më të ndryshmet, ashtu siç kërkojnë klientët. Çmimet e saj janë mjaft të shtrenjta, por lista e klientëve të shquar ka njohur vetëm rritje.
“Në kuptimin afatgjatë, nuk është dhe aq shtrenjtë”, shpjegon Marashi. “Kur ne lyejmë muret e një banese private apo zyrtare e tregtare, për 30 vjet nuk ka më nevojë për një ngjyrosje tjetër”.
Lidhja e fortë familjare është një tjetër çelës i suksesit të kësaj kompanie. Familja Elezaj ka sot mbi 20 anëtarë dhe të gjithë jetojnë afër njëri-tjetrit në periferinë e New Yorkut.
“Punojmë bashkë, merremi vesh shumë mirë në biznes dhe jetojmë afër njëri-tjetrit”, tregon Marash Elezaj. “Mbi të gjitha, jemi të kënaqur për mundësitë që na dha ky vend i bekuar, si në biznes, ashtu edhe në aspektet e tjera të jetës. Nuk ka si Amerika”, përfundon ai.


:smiley4: :al3:
 
Policia e Kukësit sekuestron 110 kg marijuanë në pikën e Morinit


110 kg marijuanë është sekuestruar nga Policia e Kukësit në pikën e kalimit kufitar në Kukës.

Gjatë një operacioni të koduar “Shtegu pa kthim” të zhvilluar nga policia e Kukësit, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës, në pikën kufitare të Morinit, u kap dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 110 kg lëndë narkotike e dyshuar si “marijuanë”.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar ne 8(tetë) qese plastmasi në gjendje të tharë, e ngarkuar në automjetin tip ‘Man” kamion me targa 0378 AJ, me drejtues shtetasin kosovar Leonard Kelmendi, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë Kukës, bashkë me shtetasin Ram Nikçi nga Kosova, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Kosovën.




Policia e Kukësit sekuestron 110 kg marijuanë në pikën e Morinit | ABC News
 
21 janari, Vrasja e Myrtajt, 32 armë "të pastra"


Misteri i 14 gëzhojave që u gjetën në oborrin e Kryeministrisë ditën e 21 janarit, duket se do të vazhdojë ende të jetë i tillë. Ekspertiza e 32 pistoletave të kalibrit 9 mm, të sekuestruara në Gardën e Republikës, nuk ka nxjerrë asgjë në dritë. Asnjë prej këtyre 14 gëzhojave nuk është qitur nga 32 pistoletat, të cilat u ekspertuan në laboratorin e Institutit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme. Burime nga prokuroria bënë të ditur se pas ekspertimit balistik të pistoletave ka rezultuar se me asnjërën prej tyre nuk është qëlluar ditën e demonstratës. Ndaj, efektivët e Gardës që ishin të armatosur me këto armë, përjashtohen nga dyshimi për vrasjen e ndonjërit prej tre demonstruesve, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Sa i përket demonstruesit Ziver Veizi, prokuroria akuzon gardistin Agim Llupo si autor të vrasjes dhe prej afro tre muajsh ai ndodhet në qeli. Ndërkaq, në kushtet kur pistoletat kanë rezultuar "të pastra", prokuroria vendosi që mesditën e djeshme t'ia rikthente Gardës së Republikës.

Ekspertiza

Ndërsa ka përfunduar ekspertiza për 32 pistoletat e para që ishin sekuestruar në Gardë, në laboratorin e Institutit të Policisë Shkencore vazhdon puna për ekspertimin balistik të 43 pistoletave të tjera. Nga ekspertiza do të përcaktohet nëse në demonstratën e dhunshme të 21 janarit është qëlluar nga pistoletat që ndodhen në laborator dhe nëse po, sa fishekë ka qitur secila. Në këtë mënyrë do të hidhet dritë edhe mbi faktin se nga cila armë janë qitur 14 gëzhojat e gjetura në oborrin e Kryeministrisë. Kështu mund të vërtetohet se nga cila armë është qëlluar njëri prej dy demonstruesve, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, pasi Hekuran Deda u qëllua nga një predhë tejshpuese. Në mesin e pistoletave që ndodhen për ekspertim janë edhe armët që mbanin në brez zyrtarë të lartë të Gardës, të cilët ditën e demonstratës ndodheshin brenda rrethimit të Kryeministrisë. Është vërtetuar tashmë se nga 32 pistoletat e para nuk është qëlluar. Ndërsa ende nuk mund të thuhet ende asgjë për 43 të tjerat që janë në proces ekspertimi.

Demonstrata

Ndërsa nga njëra anë po hetohet për të zbardhur vrasjen e katër demonstruesve, prokuroria nuk ka lënë pas dore as hetimin për veprimet e dhunshme që u ndërmorën ndaj forcave të policisë. Burime nga organi i akuzës thanë se gjatë javës së ardhshme do të thërrasin për të marrë në pyetje të tjerë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, e cila organizoi demonstratën që gjeneroi dhunë. Zyrtarët do të pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, duke qenë se janë marrë me organizimin e demonstratës së 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Natyrisht, nuk mbeten jashtë listës së prokurorisë edhe emra të njohur të politikës, të cilët dyshohen të kenë dijeni për aktet e dhunës që demonstruesit kryen ndaj forcave të rendit, të vendosura përpara godinës së Kryeministrisë. Dosja për hetimin e organizatorëve të demonstratës i është deleguar policisë, edhe pse zyrtarët do të pyeten nga ana e prokurorëve.



Balkanweb | 21 janari, Vrasja e Myrtajt, 32 armë "të pastra" - Shqiperi
 
Arrestohet punonjësi i Ministrisë së Brendshme me drogë


Gjirokastër Një punonjës policie përfundoi në pranga pasi u kap 75 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Lënda narkotike u zbulua ne makinën tip Audi Q7, që lëvizte nga Gjirokastra drejt Tiranës.

Makina drejtohej nga 30-vjeçari Ervin Hysa, lindur dhe banues ne Ndroq-Tirane me detyre punonjës policie inspektor në Repartin e Sigurisë së Brendshme dhe Ceremonialeve pranë Ministrisë së Brendshme.

Lënda narkotike fshehur ne bagazhin e makinës si dhe ne vendin e gomave rezerve ishte blere ne fshatin Lazarat. Përveç drogës, u sekuestrua edhe një pistoletë tip Berete.



Gazeta Start: Arrestohet punonjësi i Ministrisë së Brendshme me drogë
 
Zurück
Oben