Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Friedliche Feiertage, egal was Ihr feiert, wünscht Euch
    Euer Balkanforum-Team

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Potenciali energjetik i Shqipërisë


“Shqipëria ka potenciale të mëdha për energji të rinovueshme. Burimet e brendshme hidrike, të erës, energjisë diellore dhe gjeotermale, e bëjnë atë me potencialin më të madh të prodhimit të energjisë së rinovueshme. Madje, deri në 2020 ajo do të klasifikohet e para në botë” .

Kështu shkruhet në të përditshmen amerikane “Wall Street Journal”. Gazeta shkruan, ndër të tjera, se qeveria shqiptare ka krijuar lehtësira që miliona euro të investohen në projekte të tilla.


Potenciali energjetik i Shqipërisë | ABC News
 
Inaugurohet ura e re mbi lumin Buna


Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të urës së re mbi lumin Buna, në Shkodër, nga ku ka theksuar se votat për mazhorancën do të shndërrohet në një energji të re për vendin.

Kjo vepër ka një rëndësi të veçantë për lidhjet e akseve rrugore të vendit dhe qytetit të Shkodrës me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, në kufi me Malin e Zi. Ura e re, me gjatësi 275.5 metra dhe gjërësi 13.5 metra, është një invstim mbi 7 milion dollarë me standarde moderne. Ura ka një mbistrukturë metalike të lëvizshme me gjatësi 75 metra dhe përbëhet nga konstruksioni mekanik dhe ai elektromekanik. Hapja dhe mbyllja e urës, që lejon kalimin e mjeteve lundruese, përbëhet nga dy sisteme elektromekanik me kohëzgjatje deri në 8 minuta dhe një manual me kohëzgjatje 15 minuta.



Gazeta Start: Inaugurohet ura e re mbi lumin Buna
 
Përplaset me shkëmbin, vdes turistja ceke gjatë kanotazhit në Përmet

ERMET – Lajmifundit – Një turiste çeke është mbytur dhe ka gjetur vdekjen në zonën e Permetit sot gjatë lundrimit me varka kanotazhi në këtë zonë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fushat e Fshatit Kuqar ku viktima Mikaela Jonakova, 34 vjeç së bashku me shtatë bashkatdhetar të saj, lundronin më varka kanotazhi në drejtim të Këlcyrës.
Sipas policisë së Gjirokastrës, viktima ka humbur jetën pasi varka e saj është përplasur me një shkëmb duke sjellë kështu edhe përmbysjen e mjetit lundrues.
Policia tha se trupi i 34-vjeçares është gjetur 10 minuta pas ngjarjes nga shokët që e shoqëronin në kanotazh. Nuk ka pasur të lënduar nga turistët tjerë.
kanotazh.jpg


TCHECHISCHE TOURISTIN KOMMT BEI FLUSS UNFALL UMS LEBEN!!
 
Abetare dhe diploma të njëjta Kosovë-Shqipëri

Nxënësit nga Shqipëria dhe ata nga Kosova do të përdorin të njëjtën abetare.
Për këtë arsye, është ngritur një grup pune, i cili pritet të unifikojë këto tekste.

"Janë ngritur grupe pune nga të dyja vendet, të cilët do të hartojnë programe të përbashkëta, duke nisur nga abetarja, për të vazhduar më pas edhe me tekste të tjera", tha sot ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, pas një takim të zhvilluar me homologun nga Kosova, Ramë Buja.

Kreu i MASH tha se është rritur numri i studentëve kosovarë që studiojnë në universitetet shqiptare dhe shtoi se të dy vendet po punojnë për lëshimin e diplomave universitare të përbashkëta. Dy ministrat theksuan nevojën e rritjes së numrit të profesoratit në universitetet e të dyja vendeve për shkak të hendekut që ekziston mes numrit të studentëve gjithnjë në rritje dhe atij të pedagogëve.



Gazeta Start: Abetare dhe diploma të njëjta Kosovë-Shqipëri
 
Durrës, pranga 20 vjeçarin me 500 kg drogë

Një 20-vjeçar nga Durrësit përfundoi në prangat e policisë së Durrësit, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.
Në pranga ra Florenc Dhëmbi, pasi gjatë një aksioni të policisë iu gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 563 kilogramësh lëndë narkotike kanabis sativa.

Droga ishte e ndarë në 110 qese të vogla dhe ishte e gatshme për shitje. Policia sqaroi se sasia e drogës u gjet brenda banesës së tij.


Gazeta Start: Durrës, pranga 20 vjeçarin me 500 kg drogë


In letzter Zeit wird richtig hart gegen solche ermittelt. Find ich gut so :thumbsup:
 
Shkodra dhe Prishtina vendosin urat e bashkëpunimit


Shkodra dhe Prishtina pritet që të kenë një intensifikim të marrëdhënieve mes tyre nga sa ka qënë deri më tani. Kjo është vendosur në një takim mes kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, të zhvilluar në zyrën e këtij të fundit.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës Lorenc Luka, “vizita e delegacionit të bashkisë së Shkodrës në Prishtinë ishte shumë frytëdhënëse. Prishtina dhe Shkodra janë dy qytete që kanë pasur lidhje dhe bashkëpunim të hershëm, por gjatë këtij takimi u vendosen edhe shumë ura të tjera bashkëpunimi, jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në fusha të tjera, duke filluar nga kultura dhe arti e për të vijuar edhe me sektorin ekonomik, duke aktivizuar dy dhomat e tregtisë që të ushtrojnë veprimtarinë e biznesit në të dy anët e kufirit me kushte lehtësuese nga qeverisjet vendore të të dy instucioneve.”

Kreret e qeverisjes vendore Shkodër dhe Prishtinë, Luka dhe Mustafa, i kanë dhuruar njëri tjetrit disa dhurata simbolike nga historia dhe trashëgimia e të dy qyteteve.



Shkodra dhe Prishtina vendosin urat e bashkëpunimit | ABC News
 
Rruga Durrës-Kukës privatizohet vitin tjetër


Mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, e njohur si "Rruga e Kombit", brenda vitit të ardhshëm do të jepet me koncesion, çka do të thotë se mjetet e transportit në këtë rrugë do të paguajnë taksë për mirëmbajtjen e saj.
Ministria e Punëve Publike dhe e Transportit bëri të ditur se "privatizimi i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit do të realizohet nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), me synim garantimin e një shërbimi cilësor”.

IFC, pjesë e Bankës Botërore, u kontraktua nga Qeveria Shqiptare në janar të këtij viti dhe aktualisht, po bën një studim të përgjithshëm me tre ekipe pune; financiar, ligjor dhe teknik. Studimi synon përmirësimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e autostradës dhe mundësinë për të aplikuar taksën e rrugës.

Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së rrugës vjen si nevojë e domosdoshme e Qeverisë për të ulur kostot e mirëmbajtjes, të cilat aktualisht sipas MPPTT, rezultojnë me një shumë prej 45.2 milionë euro ose 1.2 % e GDP-së vendit dhe 4.0 % buxhetit kombëtar. Kjo praktikë e njohur në të gjitha vendet perëndimore, ka procedura ligjore dhe transparente, përmes të cilave do të ftohen investitorët më të rëndësishëm të huaj për të marrë pjesë në tender.

Në këtë kuadër, MPPT do të hartojë manualin e mirëmbajtjes rrugore dhe pritet të aplikohet përdorimi i kontraktorëve të vegjël për mirëmbajtjen rutinë dhe i kontraktorëve më të mëdhenj për mirëmbajtjen periodike. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë është projekti më i madh rrugor shqiptar. Ajo ka një gjatësi prej rreth 170 km dhe mund të përshkohet në 2.5 orë, me një shpejtësi prej 80-120 km/h.

Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade kanë nisur në nëntor të vitit 2006 dhe përfunduan në Qershor të 2009. Autostrada përbëhet nga dy segmente kryesore Durrës–Milot, që ka një gjatësi prej rreth 59 km dhe Milot-Morinë, rreth 111. Përgjatë këtyre segmenteve janë ndërtuar 27 ura, që së bashku kanë një gjatësi prej 4 km dhe Tuneli i Kalimashit, vepra më madhore e kësaj rruge, me një gjatësi prej 6 km.




Gazeta Start: Rruga Durrës-Kukës privatizohet vitin tjetër
 
Vlorë, rritet prodhimi vendas në treg

Prodhimi vendas i fruta-perimeve në Vlorë ka shënuar një rritje prej të paktën 5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aktualisht 80 për qind e fruta-perimeve që tregtohen në qytetin e Vlorës, janë prodhime vendase, pjesa më e madhe e këtyre prodhimeve në treg vijnë nga zonat e Llakatundit dhe Myzeqesë së Vlorës, si dhe nga Fieri e Lushnja.

Prodhimet vendase nga fermerët vlonjatë kanë ardhur gjithnjë e në rritje, gjë që është reflektuar edhe në dinamikën e furnizimit të tregut.
Krahas perimeve dhe frutave tradicionale, si domatja, patëllxhania, speci, barbunja, bamja, patatja, karrota, rrushi etj, fermerët kanë kultivuar edhe brokolin e finokun, me origjinë nga Italia, apo luleshtrydhen që është tipike për zona të tjera të vendit.

Në këtë drejtim, ndikim të veçantë ka patur edhe prodhimi i serave. Gjatë viteve të fundit, në rrethin e Vlorës është shtuar dukshëm sipërfaqja e serave me ngrohje diellore dhe me avull, të cilat shtrihen në zona të ndryshme.

Aktualisht, kjo sipërfaqe llogaritet në 22 hektarë, ose dy herë më shumë krahasuar me vitin 2005. Vetëm këtë vit, kjo sipërfaqe është shtuar me 2 hektarë. Në shtimin e kësaj sipërfaqeje ka ndikuar nxitja e fermerëve përmes skemave mbështetëse të financuara nga qeveria. Gjatë këtij viti, fondi përkatës për këtë qëllim për Qarkun e Vlorës, është rreth 20 për qind më i lartë krahasuar me atë të 2010-ës.
 
Zurück
Oben