Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren
  • Friedliche Feiertage, egal was Ihr feiert, wünscht Euch
    Euer Balkanforum-Team

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Rriten eksportet gjatë muajit maj

Instituti i Statistikave bëri të ditur sot se eksportet gjatë muajit maj kanë shënuar rritje, gjë që ka sjellë edhe uljen e deficitit tregtar.
Sipas INSTAT, në muajin maj 2011 u eksportuan 16,210 mln lekë mallra, me rritje 14.2 për qind në krahasim me muajin prill 2011 dhe u importuan 46,299 mln lekë mallra me rritje 1.3 për qind në krahasim me prillin 2011.

Këto të dhëna bëjnë me dije se është ulur deficiti tregtar me 4.5 për qind krahasuar me muajin paraardhës. Po sipas këtyre të dhënave, tregtia me vendet e BE-së është 64.7 për qind dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia (60.9 % importi dhe 27.5 % eksporti) dhe Greqia (eksporti 5.1% dhe importi 9.8%).



Gazeta Start: Rriten eksportet gjatë muajit maj


Exporte sind in Albanien im Mai 2011 im Vergleich zum April 2011 um 14,2 % gestiegen.
 
Zuletzt bearbeitet:
Rriten eksportet gjatë muajit maj

Instituti i Statistikave bëri të ditur sot se eksportet gjatë muajit maj kanë shënuar rritje, gjë që ka sjellë edhe uljen e deficitit tregtar.
Sipas INSTAT, në muajin maj 2011 u eksportuan 16,210 mln lekë mallra, me rritje 14.2 për qind në krahasim me muajin prill 2011 dhe u importuan 46,299 mln lekë mallra me rritje 1.3 për qind në krahasim me prillin 2011.

Këto të dhëna bëjnë me dije se është ulur deficiti tregtar me 4.5 për qind krahasuar me muajin paraardhës. Po sipas këtyre të dhënave, tregtia me vendet e BE-së është 64.7 për qind dhe partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia (60.9 % importi dhe 27.5 % eksporti) dhe Greqia (eksporti 5.1% dhe importi 9.8%).



Gazeta Start: Rriten eksportet gjatë muajit maj


Exporte sind in Albanien im Mai 2011 im Vergleich zum April 2011 um 1,3 % gestiegen.
Ist es nicht umgekehrt?

Import 1,3% gestiegen
Export 14,2% gestiegen
 
Antidroga e Tiranës, arrin rekord në luftën ndaj grupeve kriminale

Skuadra e Antidrogës e Tiranës intensifikon goditjen e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike. Vetëm për 5 muajt e parë të vitit ishte tejkaluar sasia e sekuestruar në 12 muajt e vitit të kaluar.

Janë 20 kilogramë e 376 gramë heroinë të sekuestruara për 6-mujorin e parë, kundrejt 9 kilogramë e 804 gramëve të së njëjstës periudhë të vitit të kaluar.

391 kilogramë e 233 gramë kanabis kundrejt 204 kilogramë e gjysmë të vitit të kaluar, si dhe rreth gjysmë kilogramë kokainë.

Shefi i seksionit të antidrogës shprehet se pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë patur në këtë fillim viti të ngarkuar për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit për garantimin e sigurisë publike, me greva, mitingje të dhunshme dhe një fushatë të ndezur elektorale, skuadra që ai drejton ka rritur forcën goditëse ndaj fenomenit të drogës.

Zonat me problematike mbetet ajo pranë Shkollës së Kuqe, Tiranës së Re, Alliasit.

Shefi i antidrogës së Tiranës ka dhënë edhe detaje rreth menaxhimit të shërbimeve për mbajtjen e këtyre zonave në kontroll dhe për të goditur në kohë dhe me efikasitet sa herë që zbulohen raste të kriminalitetit të drogave.

Në fokusin e skuadrës së antidrogës së Tiranës janë grupet e shpërndarësve për vetë shqetësimin që ata sjellin për komunitetin dhe sidomos ata të marijuanës, e cila është shkalla e parë e drogës që marrin përdoruesit, të cilët janë kryesisht të moshave të reja.

Ndërsa operacionet e suksesshme Kufiri Ndarës 1 dhe 2, weekend, gracka, tre Urat, tregojnë për efikasitetin e kësaj skuadre edhe në luftën ndaj trafikantëve të lëndëve narkotike.



Antidroga e Tiranës, arrin rekord në luftën ndaj grupeve kriminale | ABC News

Deutliche Erfolge der Polizei in Tirana gegen organisierte Drogenkriminalität !!
 
Kosova e Mali i Zi rilidhen përmes Çakorrit

Plavë, 5 korrik - Kryetari i Komunës së Plavës, Skender Sharkinoviq, ditën e martë paralajmëroi investime të shumta të kësaj komune në veri të Malit të Zi. Pa dyshim, ai një rëndësi të posaçme i jep përfundimit të rrugës së re Murinë - Çakorr, që lidh Malin e Zi me Kosovën edhe në këtë krah, raporton KosovaLive.

Sharkinoviq është i bindur se rruga, për të cilën mbretëron interesim i jashtëzakonshëm i popullatës vendore, do të përurohet më 13 Korrik, ditën e shtetësisë së Malit të Zi.

“Janë pjekur kushtet për hapjen edhe të pikës së përbashkët kufitare në vendin e quajtur Kotllovë, e cila do të lidhte qytetet veriore malazeze me komunat e Kosovës, sidomos me Pejën”, shprehet i pari i Plavës.

Lidhur me rrugën ndërkombëtare Guci - Vermosh /Shqipëri/ - Podgoricë, Sharkinoviq ka paralajmëruar se punimet do të fillojnë këtë muaj në territorin e Malit të Zi.

Ai thotë se për këtë rrugë mbretëron një interesim i madh që të lidhemi me bregdetin e Malit të Zi. Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milionë euro për aksin rrugor deri në pikën kufitare Guci - Gërnçar /kufiri me Shqipërinë.

Kryetari i Komunës së Plavës, Skender Sharkinoviq shpreson se punimet në këtë rrugë do të nisin këtë muaj.

_____________________


Endlich werden wir mit dem Kosovo verbunden. Die Arbeiten an der Straße Guci - Han i Hotit werden diesen Monat begonnen. Rrnoft populli shqiptar :al1:
 
INSTAT: Shqipëria po shënon rritje ekonomike

Instituti i Statistikave (INSTAT) konfirmon rritjen ekonomike për tre muajt e parë të vitit 2011. Sipas rezultateve të këtij institucioni, ekonomia është rritur me 3.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndër sektorët që kanë pësuar rritje është sektori bujqësor, ai industrial, si edhe ndërtimi

:al1:
 
Gjashtëmujori i parë me 1.2 milionë turistë në Shqipëri | albinfo.ch

Gjashtëmujori i parë me 1.2 milionë turistë në Shqipëri


Ministria e Turizmit publikoi shifrat për gjashtëmujorin e parë të vitit, ku deri tani Shqipëria është vizituar nga 1.2 milionë turistë


Problemet politike dhe situata e paqëndrueshme në vendet arabe kanë sjellë një rritje të numrit të tursitëve në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit.

Zyrtarë të Shoqatës Shqiptare të Operatorëve Turistikë, kanë thënë se kjo rritje është pasojë e promovimit të mirë të vendit, por edhe për shkak të problemeve që po përjetojnë vendet e ndryshme arabe, si Libia, Egjipti e po ashtu edhe kriza dhe protestat në Greqi.
 
Euro shënon ulje në raport me Lekun


Leku shqiptar ka filluar të fitojë terren këto ditë në raport me monedhën e përbashkët evropiane Euro.
Ky është një fenomen që përsëritet thuajse çdo vit në këtë periudhë, për shkak të kërkesave që kanë për Lekun emigrantët që kthehen në atdhe për pushimet verore.

Në agjencitë e këmbimit, dollari blihet me 98,5 lekë dhe shitet me 92,2 lekë, ndërsa euro këmbehet me 138,8 lekë në blerje dhe me 139,4 lekë në shitje. Agjentët valutorë shpjegojnë se flukset e shkëmbimeve janë shtuar edhe pse në shuma të vogla.

Veç remitancave, nga ana tjetër në dobësimin e Euros kanë ndikuar edhe bursat ndërkombëtare. Në tregjet financiare botërore, euro ka humbur pikë duke u këmbyer me 1.39 dollar.

Euro pritet të pësojë rënie deri në fund të gushtit në raport me Lekun, me përfundimin e sezonit veror. Gjithsesi, vlen të theksohet se ajo ruan nivele më të larta se në të njëjtat periudha të viteve të mëparshme, gjë që lidhet me sasinë më të paktë të valutës që kanë sjellë emigrantët.



Gazeta Start: Euro shënon ulje në raport me Lekun


Luja Kosova Luja :al1:
 
Raporti: Shqipëria ndryshe nga rajoni, rezulton me rritje ekonomike


E krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria dallon për qëndrueshmërinë dhe tendencën pozitive të rritjes ekonomike.

Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike, në një raport të fundit, thekson se ekonomia shqiptare për këtë vit do të ketë një rritje me 4,1% dhe deri në 2013 do të arrijë në 5%.

Ndërkohë që ka parashikuar se deri në vitin 2015, Shqipëria do të lërë pas Bullgarinë dhe Maqedoninë në rritjen e GDP-së për frymë, mbi mesataren e BE-së.



Raporti: Shqipëria ndryshe nga rajoni, rezulton me rritje ekonomike | ABC News


:al1:
 
Kosova e Mali i Zi rilidhen përmes Çakorrit

Plavë, 5 korrik - Kryetari i Komunës së Plavës, Skender Sharkinoviq, ditën e martë paralajmëroi investime të shumta të kësaj komune në veri të Malit të Zi. Pa dyshim, ai një rëndësi të posaçme i jep përfundimit të rrugës së re Murinë - Çakorr, që lidh Malin e Zi me Kosovën edhe në këtë krah, raporton KosovaLive.

Sharkinoviq është i bindur se rruga, për të cilën mbretëron interesim i jashtëzakonshëm i popullatës vendore, do të përurohet më 13 Korrik, ditën e shtetësisë së Malit të Zi.

“Janë pjekur kushtet për hapjen edhe të pikës së përbashkët kufitare në vendin e quajtur Kotllovë, e cila do të lidhte qytetet veriore malazeze me komunat e Kosovës, sidomos me Pejën”, shprehet i pari i Plavës.

Lidhur me rrugën ndërkombëtare Guci - Vermosh /Shqipëri/ - Podgoricë, Sharkinoviq ka paralajmëruar se punimet do të fillojnë këtë muaj në territorin e Malit të Zi.

Ai thotë se për këtë rrugë mbretëron një interesim i madh që të lidhemi me bregdetin e Malit të Zi. Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milionë euro për aksin rrugor deri në pikën kufitare Guci - Gërnçar /kufiri me Shqipërinë.

Kryetari i Komunës së Plavës, Skender Sharkinoviq shpreson se punimet në këtë rrugë do të nisin këtë muaj.

_____________________


Endlich werden wir mit dem Kosovo verbunden. Die Arbeiten an der Straße Guci - Han i Hotit werden diesen Monat begonnen. Rrnoft populli shqiptar :al1:

das ist mal eine Verdammt gute Nachtricht.

Das stoppt die assimilationspolitik der Montenegriner.
 
Zurück
Oben