Ilir O
Dibran
Basha: Pas 10 muajsh do kemi një plan urbanistik
Bashkia e Tiranës zhvillon mbledhjen për Planin Rregullues të kryeqytetit, marrin pjesë grupet e interesit
Bashkia e Tiranës është mbledhur sot në një takim për të diskutuar rreth hartimit të Planit Urbanistik s të Tiranës. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe grupe të interesit, të cilat janë të mirëpritur të japin opinionet e tyre rreth këtij plani.
Kreu i ri i Bashkisë, Zoti Lulzim Basha ka bërë të ditur për të pranishmit dhe gjithë qytetarët e Tiranës, se plani rregullues i qyteti do të jetë gati pas 10 muajve. Duke folur në këtë takim për planin urbanistik të Tiranës, kryebashkiaku Basha tha se qyteti përballet me sfida të shumta dhe një ndër to është plani i ri urbanistik , që është në interes të qytetarëve.
“Do të zgjidhim konfliktin artificial të krijuar prej vitesh. Tiranës i ka munguar një plan urbanistik. Ky plan urbanistik mungon prej 10 vjetësh. Po ne pas 10 muajsh do kemi një plan urbanistik”, ka deklaruar Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. Ai theksoi se plani urbanistik prodhon zhvillim për vendin dhe nëpërmjet tij, Bashkia kërkon tu vijë në ndihmë grupeve në nevojë.
“Do kemi bashkëpunim me botën akademike. Hartimi i planit është i hapur ndaj opinioneve”, tha Basha. Sipas tij plani urbanistik do të kalojë në disa faza dhe tashmë është koha që Tirana të ketë infrastrukturë të re.
Quelle: Basha: Pas 10 muajsh do kemi një plan urbanistik | ABC News