Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
RTK: Qeveria vendos për ndryshimin e historisë

Qeveria e Kosovës ka bërë një marrëveshje me Qeverinë turke që të ndryshohen disa pjesë të historisë në librat shkollor që kanë të bëjnë me Turqinë. Burime të Radio Kosovës brenda Qeverisë konfirmojnë marrëveshjen mes të dyja shteteve, ndonëse historianë nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë.

Autoritetet kosovare, mësohet se kanë vendosur paraprakisht të pranojnë ndryshimin e gjithë atyre elementeve që Turqia i quan fyese dhe të njëanshme në historinë shqiptare, pavarësisht se historianët në Kosovë dhe Shqipëri po e mohojnë këtë.

Për këtë, të dyja palët, kishin bërë një marrëveshje gjatë vizitave që kishin bërë në Kosovë, Ministrat turk të Punëve të Jashtme dhe të Arsimit.

Zëvendësministri kosovar i Arsimit Nehat Mustafa thotë se ndryshimet do të bëhen për shkak se autorët e teksteve historike kanë bërë gabime.

“Kompromis do të ketë në disa pjesë ku autorët e historisë nuk kanë ditur të bëjnë dallime midis Turqisë dhe Perandorisë Turke, sepse edhe strategjia e BE-së kërkon që tekstet të lirohen nga gjuha e dhunës”, ka thënë Mustafa.

Edhe Ministri turk në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagxhilar, konfirmon marrëveshjen mes të dyja vendeve, por nuk jep detaje rreth ndryshimeve që mund të bëhen.

“Ka disa gjëra që duhet të ndryshohen. Nevojitet për të hequr perceptimet e gabuara që janë krijuar në kohën e komunizmit për Turqinë”, thotë Jagxhillar.

Por, Pëllumb Xhufi një historian nga Universiteti i Tiranës thotë se ndryshimet mund të bëhen për shkaqe politike, por e vërteta është se nuk ka asgjë fyese dhe jo reale në librat historike.

“Në tekstet e historisë së popullit shqiptar nuk ka gjuhë fyese. Qeveria e Kosovës nëse pranon ndryshimet atëherë bënë pranimin e një kërkese politike dhe për nevoja politike”, thotë Xhufi.

Sipas Xhufit, një kërkesë e tillë, të paktën, është dashur të shqyrtohet me autoritetet e Shqipërisë, për shkak se Shqipëria dhe Kosova ndajnë të njëjtën materie historike sa u përket kësaj periudhe për të cilën kërkohen ndryshime.

Megjithatë, Ministria e Arsimit e Kosovës, pritet që nga muaji i ardhshëm të formojë ekipet punuese që do të rishikojnë pjesët e historisë që kanë të bëjnë me Turqinë dhe Perandorinë Osmane.

Zëri • INFO - Ditari - Politik -



Ec e mos shko mi qu n'hane kta pisa
 
Bulqizë, minatorët rinisin grevën e urisë


Minatorët e Bulqizës janë përplasur me policinë orët e para të mëngjesit, pasi grevistët kanë vendosur gurë në hyrje të zyrave të kompanisë ACR.
Policia ka ndërhyrë duke zhbllokuar situatën. Pas kësaj situate, është mbledhur komisioni i grevës dhe Këshilli Sindikal për të diskutuar për hapat e mëtejshëm.

Mësohet se gjatë ndërhyrjes së policisë ka pasur konfrontime fizike midis dy palëve. Të paktën 10 minatorë kanë hyrë në grevë urie sot në mëngjes.



Gazeta Start: Bulqizë, minatorët rinisin grevën e urisë

Gebt den Leuten doch was die wollen, Herr Gott nochmal !
 
"Todesmine H. Depisch" eine klassische Falschmeldung

Hallo!

Habs grad in einem Block gelesen. Zum einen ist H. Depisch weder Konsul noch Eigentümer der ACR Albanien Chrome, zum Zweiten wird in den meisten berichten eine albanische Mine behandelt, die mit ACR nichts zu tun hat.

Offenbar haben manche Leute nur Schwachsinn im Hirn, den sie posten müssen!
 
Zbulohen mbishkrime antike në kalanë e Rozafës

Një grup arkeologësh të një ekspedite shqiptaro-polake zbuluan të mërkurën, teksa gërmonin në territorin e Parkut Arkeologjik pranë kalasë së Rozafës në Shkodër, gjurmë me mbishkrime që mendohet se i përkasin shekullit të parë para Krishtit.
Drejtori i Parkut Arkeologjik të Shkodrës, Nikolin Shati, u shpreh për mediat se “objekti në fjalë, i gjetur në oborrin e dytë të kalasë së lashtë, pranë njërit prej ujëmbledhësve të saj, është konstatuar një vit më parë nga punonjësit e këtij parku, ndërkohë që nxjerrja në dritë e këtij zbulimi u bë e mundur nga ekspedita e arkeologëve të huaj dhe atyre shqiptarë”.

Nga studimi që iu bë zbulimit në fjalë nga ana e specialistëve të Parkut Arkeologjik dhe atyre të ekspeditës shqiptaro-polake, Shati thotë se pretendohet të jetë një tip akti juridik i kolonizimit romak të Shkodrës dhe rënies së Perandorisë Ilire të periudhës së Augustit, që i përket rënies së mbretëreshës Teuta.

Sipas drejtorit të Parkut, shkrimet do të verifikohen dhe studiohen më saktësisht nga Instituti i specializuar i Arkeologjisë në Francë. “Ky është dokumenti i parë i kësaj periudhe dhe është një sinjal shumë i mirë për gërmimet arkeologjike në zonën e Shkodrës, çka tregon se në vijim të punimeve dhe gërmimeve të arkeologëve shqiptarë dhe të huaj, pritet të dalin në dritë vlera të konsiderueshme historike të Shkodrës antike”, nënvizoi Shati.




Gazeta Start: Zbulohen mbishkrime antike në kalanë e Rozafës
 
Lumturie Blakaj | 21-09-2011 23:27 CET

Situata e krijuar në veri të Kosovës pas rikthimit të kontrollit doganor dhe policor në pikat kufitare 1 e 31 ka nxjerrë në pah nevojën e pajisjes së Policisë së Kosovës me helikopterë.

Ndonëse edhe pas dymbëdhjetë vjetësh të përfundimit të luftës në Kosovë dhe tre vjet nga koha e shpalljes së pavarësisë, institucionet e shtetit të Kosovës nuk kanë arritur që ta pajisin Policinë e Kosovës, por as Forcën e Sigurisë së Kosovës me helikopterë dhe mjete të tjera të rënda të blinduara.

Mirëpo, zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës, ku pjesëtarët e njësisë speciale “ROSU” të Policisë së Kosovës mbeten në mëshirën e KFOR-it, pasi kanë mbetur të izoluar në pjesën matanë lumit Ibër për shkak të mungesës së helikopterëve, ka shtyrë ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, që të kërkojë seriozisht blerjen e dy helikopterëve dhe pajisjeve tjera të sofistikuara për forcat e rendit.

Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë konfirmuar në kushte anonimiteti se projekti për përforcimin e logjistikës për Policinë e Kosovës parimisht ka marrë dritën e gjelbër nga ekzekutivi kosovar, por vetëm pritet ndarja e mjeteve financiare, i cili plan pritet që gjatë ditëve të ardhshme të prezantohet në Kuvendin e Kosovës.

Vlera e mjeteve që planifikohen të ndahen për helikopterë është rreth 20 milionë euro. Duke folur për nevojën e pajisjes së Policisë së Kosovës me helikopterë dhe automjete të blinduara, ministri Rexhepi ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit për Siguri që t’i japin mbështetje këtij plani, i cili mund të jetësohet brenda një kohe të shkurtër.

“Kosova ka nevojë të madhe për helikopterë dhe kjo jo vetëm për Policinë e Kosovës, por edhe për reagime emergjente”, ka thënë ministri Rexhepi, duke rikujtuar se nëpër vende malore intervenimi mund të bëhet vetëm me helikopter, pasi nuk mund të shkohet me autoblinda.

Policia e Kosovës, ndonëse është krijuar 12 vjet më parë, ka vetëm disa autoblinda dhe gjashtë pilotë karriere brenda strukturës së saj. Pilotëve, siç thuhet, u duhet vetëm pak kohë për t’u trajnuar, në mënyrë që t’i pilotojnë tipat e helikopterëve që mund të blihen për menaxhimin e situatave emergjente.

Zyrtarë të lartë të qeverisë thonë se helikopterët do të përdoren për menaxhimin e situatave emergjente, sikurse ishte sfida e fundit e Policisë së Kosovës në veri të vendit, por edhe në raste të tërmeteve, menaxhimin e zjarreve, kërkim shpëtimi...etj.

“Kosova ka nevojë për gjashtë helikopterë, edhe pse për momentin do të ishin të mjaftueshëm tre”, ka thënë ky zyrtar qeveritar, duke shtuar se një helikopter i lehtë mund të kushtojë nga 800 mijë deri në 1 milion e 600 mijë euro, kurse një helikopter i mesëm mund të kushtojë nga 8 deri në 14 milionë euro.

Sipas tij, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e njësisë fluturuese, pasi që ka inxhinierë të aviacionit, pilotë, teknikë, inxhinierë të sistemit të radarëve, por edhe stafin tjetër gjegjës për çështjen e aviacionit.

“Rreth 70 veta janë kuadro të aviacionit, të cilët për momentin janë “jashtë funksionit”, por edhe një pjesë e tyre gjenden jashtë Kosovës”, ka thënë ai. Edhe Forca e Sigurisë e Kosovës, si trashëgimtare e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ka nevojë për pajisjen me helikopterë, ku është planifikuar ngritja e kapaciteteve, sikurse është shkollimi i kuadrove, gjegjësisht i pilotëve.

Dikur brenda TMK-së ekzistonte Skuadrilja 70 e Helikopterëve, mirëpo gjatë themelimit të FSK-së ky njësit nuk ishte përfshirë në organogramin e kësaj force.

Ajet Bajrami, pilot i helikopterit ushtarak, i cili dikur ka drejtuar Skuadriljen e Helikopterëve në TMK, ka theksuare se me zhvillimin e FSK-së pritet që në vitin 2013 të aktivizohet edhe njësia e helikopterëve, pasi që kjo çështje është imediate dhe e një rëndësie të veçantë.

“Shutohen” kuadrot e aviacionit

Edhe Idriz Dreshaj, pilot profesional, që në përvojën e tij ka pasur mbi 10 mijë fluturime, ka kritikuar institucionet e vendit për mungesë të vullnetit për të shtyrë përpara çështjen e aviacionit.

Ai madje ka pohuar se njëfarë forme kuadri i dikurshëm i Skuadriljes së Helikopterëve të TMK-së është “shutuar”, duke shkuar në pension të parakohshëm, pavarësisht moshës së mesme që kanë pasur.

Ai tregon se dikur paga e tij prej piloti kishte qenë nga 1 mijë deri në 5 mijë dollarë, kurse tashmë shteti i Kosovës i “shpërblen” me nga 150 deri në 170 euro, si pension të parakohshëm.

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/3...e-helikoptere/
 
Zurück
Oben