Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Shqiptarët e Luginës bojkotojnë regjistrim


Përfaqësuesit e shqiptarëve të kësaj ane thonë se ky proces po bojkotohet për shumë arsye, e një nga to, siç thonë ata, është edhe përpilimi i listave vetëm në gjuhën serbe dhe më alfabetin cirilik.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk marrin pjesë në procesin e regjistrimit që po zhvillohet në Serbi, për arsye se nuk janë garantuar kushtet për një regjistrimit të drejtë”, ka thënë për “Radio Evropa e Lirë”, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Nuk kemi dashur të jemi pjesë e një ndërrimi artificial të strukturës së popullatës në këto komuna”.
Belgëzim Kamberi, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Luginë e Preshevës, e sheh si të drejtë bojkotin e regjistrimit nga ana e shqiptarëve. Ai vlerëson së ky refuzim nuk do të lejojë që të legjitimohet numri i madh i popullatës se zhvendosur.

Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë thënë se personat ose familjet të cilat refuzojnë pjesëmarrjen në regjistrim, do të gjobiten sipas ligjit për regjistrim. Dënimet thuhet se do të jenë nga 198 deri 495 euro. Mirëpo, Kamberi nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Nuk besoj se do të jetë në shënjestër i gjithë komuniteti, sepse atëherë do të behej fjalë për një diskriminim kolektiv”, shprehet ai.

Vendimi për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë ka ardhur nga Kuvendi i deputetëve shqiptarë, që është organi i vetëm që bashkon shumë parti në këtë zonë shqiptare. Me rastin e publikimit të këtij vendimi, kryetari i partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, i cili është i vetmi shqiptar deputet në Kuvendin e Serbisë, pat deklaruar se “me regjistrim nuk do të mund të shihet gjendja reale e shqiptarëve, pasi shumë prej tyre janë shpërngulur nga këto zona”.

Lëvizja më e madhe e qytetarëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, sipas përfaqësuesve të partive politike shqiptare, ka ndodhur pas liberalizimit të vizave për Serbinë.



Gazeta Start: Shqiptarët e Luginës bojkotojnë regjistrim
 
Unifikim të lejeve të transportit Shqipëri-Kosovë


Shqipëria dhe Kosova do të unifikojnë lejet e transportit dhe lejet për mallrat.
Marrëveshja mundëson kalimin e udhëtarëve dhe mallrave nga njëri vend në tjetrin duke përdorur lejet dhe certifikatat që subjektet marrin në vendet përkatëse, pa pasur nevojën t'i nënshtrohen burokracive gjatë kalimit të kufirit, për t'u pajisur me lejet apo certifikatat e vendit tjetër.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori në shqyrtim sot projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës "Për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve dhe Mallrave".

Gjatë diskutimeve për këtë p/ligj, përfaqësuesi i ministrisë së Transporteve, Arian Budo, tha se "është një marrëveshje standarde shumë e mirë, është e negociuar nga të dy palët, është firmosur nga dy ministrat përkatës dhe përbën një sukses në marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona". Ai bëri të ditur se marrëveshja i jep një frymëmarrje tjetër marrëdhënieve tregtare midis të dy vendeve. "Kjo marrëveshje shoqërohet me një fluks shumë të madh të shkëmbimit të mallrave dhe të udhëtarëve. Por edhe hapja e ‘Rrugës së Kombit ka ndihmuar shumë duke përmirësuar kushtet e transportit", tha Budo.

Pas diskutimeve, Komisioni e miratoi marrëveshjen dhe u shpreh dakord për kalimin e saj në seancë plenare. Gjithashtu, marrëveshja e ratifikuar ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese përjashton transportuesit e të dyja palëve nga të gjitha taksat lidhur me pronësinë, regjistrimin dhe qarkullimin e mjetit.




Gazeta Start: Unifikim të lejeve të transportit Shqipëri-Kosovë
 
Shqiptaret nga Plava e Gucia protestuan kundër projekteve që i'u marrin pronat e tyre



Këshillat komunale të tri partive shqiptare, të cilat operojnë në komunën e Plavës, Forca,UDSH dhe LD në MZ, kanë organizuar një tribunë në Qendrën Kulturore, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të NP "Prokletije", projektin e mini hidroelektranava dhe diskriminimin që i’u bëhet shqiptarëve.

Në tubim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të kombësisë shqiptare. Tubimi është mbështetur nga udhëheqësit e tyre komunalë si dhe nga deputetët Mehmet Bardhi dhe Vasel Sinishtaj, kurse në tubim ka folur edhe deputeti i PDS-së nga Plava, Husni Shaboviç.

Para të pranishmeve, rreth planeve të mini hidrocentraleve si dhe me paraqitje grafike të kufijve të Parkut Nacional u paraqit Tahir Gjonbalaj.

"Parku nacional përfshin vendbanimet dhe pronat përgjatë kufirit me Republikën e Shqipërisë, duke fillaur nga Vuthaj, Kukaj,Hakaj, Hot dhe Martinaj. Ne theksojmë se edhe ligji zgjedhor, i cili u miratua kohë më parë, diskriminon shqiptarët duke i’u mohuar atyre edhe ata pak të drejta të fituara në vitin 1997. Absolutisht është e papranueshme, që në të gjitha këto projekte nuk është marrë parasysh vullneti dhe pëlqimi i shqiptarëve në këtë rajon. Ne në formë të shkruar kemi shprehur pakënaqësinë dhe kundërshtimin tonë në të gjitha institucionet kompetente të Malit të Zi, por më kot. Pra, edhe një herë ne i bëjmë thirrje Qeverisë, Parlamentit dhe institucioneve të tjera relevante, për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar realizimin e këtyre projekteve dhe në të ardhmen të merret aprovimi dhe opinionin i qytetarëve në projekte të rëndësishme për jetën dhe prosperitetin e këtij rajoni ", thuhet në një të deklaratë përbashkët një deklaratë të udhëheqësve shqiptarë të këshillave komunal në Plavë.

Mehmet Bardhi mbështeti qytetarët për të shprehur pakënaqësinë e tyre dhe tha se Lidhja Demokratike në Mal të Zi është kundër centralizimit të Malit të Zi.

"Për PN "Prokletije " duhet të vendosin njerëzit e jo Podgrorica", tha Bardhi.


Shqiptarët protestojnë sot në Plavë

Shqiptarët nga Plava e Gucia, nën organizimin e partive shqiptare që veprojnë atje, kanë paralajmëruar për sot një protestë, e cila do të zhvillohet në qendrën e tyre komunale.

Moto e protestës së është manifestimi i pakënaqësisë për diskriminimin që po ua bëjnë institucionet e shtetit. Ndër të tjera organizatorët e protestës përmendin Ligjin e Zgjedhjeve, që praktikisht i lë pa vende në legjislativin e vendit.

Por konsiderojnë se edhe shpallja Park Nacional i territorit kua ata jetojnë e zhvillojnë ekonominë do t’i varfërojë edhe më shumë. Gjithashtu shprehen të indinjuar edhe për shkak të synimeve që në monumentin e natyrës – Syni, të ngrihet hidrocentral, i cili dëmton resursin kryesor për zhvillimin e turizmit.

Protesta do të zhvillohet në qendër të Plavës dhe fillon në orën 12, që po ashtu ka domethënien se është “mbushur kupa”. /Ulqini-Online/
 
“ASK Foods” do të eksportojë 120 tonelata prodhime 18.10.2011/10:19 -

E Martë

Prodhuesi kosovar “ASK Foods” nga Gjilani ia ka parë hairin panairit të industrisë ushqimore dhe pijeve ANUGA që mbahet në Köln të Gjermanisë. Kjo kompani ka arritur të lidhë kontratë me kompanitë e huaja për eksport në Evropë të 120 tonelata nga programi i saj prodhues. Pos kontratave të shumta të shumtë kanë qenë edhe vizitorët që kanë provuar shijen e prodhimeve kosovare, kryesisht turshi, ajvar dhe prodhime tjera. Pjesëmarrja e “ASK Foods” është mundësuar nga kompania “Kelmendi GmbH” nga Gjermania, e cila është përfaqësues e mbi 2000 produkte nga vendet ballkanike për distribuim në Evropë.

Vëllaznim Kelmendi, nga kompania “Kelmendi GmbH”, thotë se janë të pakët ata prodhues kosovarë që mund të marrin pjesë me prodhimet e tyre finale.

“Ishte befasia më e madhe për shumë vizitorë, meqë, për herë të parë kemi një program prodhimi komplet vendor. Falë prezencës së këtyre prodhimeve në këtë panair, “Ask Foods” arriti të bëjë marrëveshjen e parë për eksport në Evropë”, ka thënë Kelmendi.

Ai pohoi se prodhimet e “ASK Foods” tashmë do të jenë të pranishme në Portugali, Poloni dhe nëpërmjet “Kelmendi GmbH” do të shpërndahen në të gjithë Evropën.

“Si kompani, gjithnjë u kemi dhënë përparësi prodhueseve nga Kosova, nëse ata kanë pasur kapacitet, por shpeshherë kemi organizuar eksportin e specit apo lakrës në vendet e rajonit për t’u konservuar, e pastaj kemi bërë rieksport në Evropë. Thjesht nuk ka pasur në Kosove kompani e cila do të plotësonte kërkesat tona në përpunim të frutave e perimeve”, theksoi Kelmendi.

(SSC)
 
Greqi, vritet një 49 vjeçare shqiptare, kapet autori

12:27 / 31.10.2011​
Shpërndaje
#___plusone_0 { width: 70px ! important; padding-left: 5px ! important; }#___plusone_0 iframe { margin-top: 5px ! important; }


Një 49 vjeçare shqiptare u gjet të dielën e pajetë në një zonë në Viotia të Greqisë, dhe pas hetimeve të policisë greke rezultoi se autor i vrasjes së shqiptare ishte një efektiv policie i Athinës, i cili kishte lidhje me viktimën.32-vjeçari grek pranoi se ishte ai autori i vrasjes së shqiptares 49-vjeçare.
Ai tha se ishte grinder me viktimën në zonën e Avlonës në Greqi dhe më pas e kishte mbytur atë me xhupin e saj. Ai tha gjithashtu se më pas e ka tranportuar atë në vendin ku u gjet e vdekur që të dukej si aksident. /Telegrafi/

Greqi, vritet një 49 vjeçare shqiptare, kapet autori « Lajme - Telegrafi


Wiedermal die griechische Polizei.
Man sollte dem griechischen Beispiel folgen und Protestieren bzw. in griechischen Städten randalieren. Und anschliessend kann man das bei einer UNO-Versammlung ansprechen und eventuell die zerstörung Griechenlands fordern :|
Edit: die 20000 Threads nicht zu vergessen
 
Intensifikohen përpjekjet për Abetare të përbashkët

12:48 / 31.10.2011​
Shpërndaje4
#___plusone_0 { width: 70px ! important; padding-left: 5px ! important; }#___plusone_0 iframe { margin-top: 5px ! important; }


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja zhvilloi një takim me ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Myqerem Tafaj ku u diskutua për bashkëpunimin në mes dy vendeve në çështjen e arsimit.Ministri Buja gjatë këtij takimi tha se është biseduar edhe për një abetare të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës.
Buja në një konferencë për medie tha se kjo ide është propozuar nga dy vendet, ku mendohet të jetë një abetare nga krijues të dy shteteve.
Ndërkohë, ministri i Shqipërisë,Tafaj vlerësoi se ky bashkëpunim ka qëllimin e rritjes së nivelit si në çështjen e arsimit edhe në atë të shkencës në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Të dy ministrat janë zotuar se do të punohet seriozisht edhe më tutje në drejtim të harmonizimit të planeve dhe programeve, për të cilën tashmë janë duke punuar 9 grupe të përbashkëta /Telegrafi

Intensifikohen përpjekjet për Abetare të përbashkët « Lajme - Telegrafi

Es geht langsam aber sicher in richtung Albanien
 
Digjen malet e Plavës

Malet e fshatit Martinaj të komunës së Plavës, të cilat përbëjnë më se gjysmën e hapësirës pyjore të Malësisë së Plavës dhe të Gucisë, që nga e diela janë përfshirë në flakë. Zjarri është shtrirë në një perimetër prej 30 kilometrash.
Përfaqësues institucionesh thonë se përpjekjet për lokalizimin e zjarrit vazhdojnë-banorët lokal thonë të mos ketë patur ndonjë përpjekje. Përderisa edhe tash e kësaj ore zjarri vazhdon të përpij mijëra hektarë të kësaj trashëgimie natyrore.

Zjarri, i cili që nga e diela ka përfshirë këtë zonë të banuar me popullatë shqiptare, s´ është më shumë se 500-600 metra larg vendbanimeve. Por, sipas Tahir Gjonbalaj, sekretar për inspekcion dhe procedura kundërvajtëse në komunën e Plavës, deri në mesditën e sotme nuk është bërë asnjë hap për lokalizimin e tij.

“Zjarri e ka kapluar Majën e Vizitorit, e cila shtrihet mbi liqenin e Plavës. Rrëzë fushëgropës së Plavës dhe rrëzë këtij mali është fshati Martinaj, i banuar me shqiptar, të cilit zjarri i është afruar shumë afër, rreth 500-600 metra. Mirëpo, deri më sot asnjë institucione nuk ka marrë masa për shuarjen e tij. Askush, absolutisht!”, ka thënë Gjonbalaj, raporton Blue Sky.

Ndërkohë, banorët lokal ishin të pafuqishëm të intevenojnë karrshi një zjarri të përmasave të tilla, i cili pasuritë e rritura ndër shekuj po ua gllabëronte brenda nate. Ndërsa, dëmet janë të pallogaritshme, thotë Naim Prelvukaj nga fshati Martinaj.

“Dëmi i shkaktuar në këto hapësira është i pallogaritshëm, se bëhet fjalë për mijëra hektarë të pyjeve halorë dhe të drunjve të ahut, ndër më cilësorët dhe më gjigantët, ndoshta në gjithë Gadishullin Ballkanik e të cilat në një mënyrë janë ne kontest të transformimit pronësor, që të bën të dyshosh se zjarrvënia në këto pyje të lashta e bëri një dorë dhe një ndërgjegje e deformuar. Sepse, këtu kryesisht digjen pyje të sektorëve shqiptar, duke përfshire edhe Vizitorin e legjendave, Bjeshkët e Martinajve si: Vali, Qafa e Vizitorit, Tbanishta, Lugu i Valit, Kodra e Ujkut, Kodra e Tinajve, Kodra e Keqe”, thotë Prelvukaj, nga dritarja e shtëpisë së të cilit mund të shihen flakët dhe tymi që ka përshkuar këtë zonë.

Por, të qindra metrat që ndajnë shtëpitë e këtij fshati nga rreziku i zjarrit, për kryetarin e komunës së Plavës, Skënder Sarkinovic, rriten në disa qindra kilometra. Por realiteti ëhstë se nga Martinajt deri tek zyra e kryetarit të Komunës së Plavës nuk ka më shumë se gjashtë kilometra.

“Unë sapo isha në vendin e ngjarjes dhe atje janë policia, zjarrfikësit, përfaqësues të shërbimit të mbrojtjes, të cilët janë përpjekur të shuajnë zjarrin aq sa ka qene e mundur, ngaqe terreni është i pakalueshëm... Falë Zotit tashmë kanë filluar edhe shirat dhe besoj se me ndihmën e Zotit zjarri në mbrëmje do të lokalizohet”.

Por banorët e Martinajve demantojnë të ketë çfarëdolloj intervenimi për lokalizimin e zjarreve qe kanë kapluar këtë zonë. “Deri në këto çaste nuk jemi të njoftuar me ndonjë intervenim nga kushdoqoftë. Thuhet nga zyrtarë komunal se gjoja kanë bërë përpjekje për fikjen e zjarrit. Është shumë e pavërtetë! Ne deri në këto çaste nuk kemi parë asnjë nga strukturat përgjegjëse, qoftë nga afër apo nga larg. Thuhet se gjoja zjarret na qenkan larg nga lokalitetet e banuara me qindra kilometra, dhe se helikopterët e shtetit të cilët janë donacione të dhëna shtetit të Malit të Zi për fikjen e zjarreve, janë në një remont. Na paskan qenë të prishura për momentin kur bëhet fjalë për hapësira shqiptare? Çdoherë neglizhohen kështu çështjet shqiptare”, ka thënë ndër të tjera Prelvukaj. /Telegrafi/
 
Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Autorët dhe shtëpitë botuese nga Shqipëria dhe Kosova mund të nisin bashkëpunimet për hartimin e abetares së unifikuar me të cilën do të mësojnë nxënësit e klasave të para të dy vendeve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar kriteret për ABC e përbashkët ku kushti i parë është që teksti duhet të jetë produkt i dy autorëve dhe dy shtëpive botuese nga të dy vendet.

Programi mësimor i abetares së përbashkët do të bazohet kryesisht në kurrikulat e teksteve shqiptare dhe gjuha që do të përdoret do të jetë shqipja standarde ndërsa do të përfshihen simbolet kombëtare të ëe dy vendeve.

Teksti fitues do të shpallet nga komisioni i hartimit të abetares së përbashkët i përbërë nga tetë anëtarë katër nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri dhe katër nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në 3 prill 2012, i cili do ta çmojë atë nga përmbajtja metodike – shkencore, më pas nga çmimi.

Kjo do të jetë abetarja e katërt mes teksteve alternative në shkollat shqiptare dhe e vetmja që do të mësohet nga fëmijët në diasporë.



Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë | ABC News

:al1:
 
Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

Publikuar: 30.11.2011 - 09:58
Tiranë, 30 nëntor - Shuhet Leka Zogu i Parë. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare ne spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditesh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë, njoftuan mediat e Tiranës.

Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 73-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore të tij.

Leka Zogu I lindi në 5 Prill të vitit 1939 në Tiranë. Është djali i Ahmet Zogut, i shpallur Mbret i Shqipërisë në ato vite. I ardhur prej dy ditësh ne jetë në prill të 1939 familja mbreterore nis një jetë të re në mërgim. Ai shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor të 1993, me një vizitë të papritur kur u ul në aeroportin e Rinasit me një avion privat. Pretendenti i Fronit bëri një përpjekje të parë për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë në ato vite. Ai u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri pas 5 vjetësh në qershor të vitit 2002.



Jeta e Leka Zogu I



Më 5 prill 1939, dy ditë para pushtimit të vendit nga Italia fashiste shqiptaret uruan dhe festuan, ardhjen në jete të princit trashëgimtar dhe trashëgimtarit të fronit mbretëror, Mbretin e ardhshem. Mirëpo, ashtu ishte e shkruar! Leka Zogu u largua nga Atdheu vetëm dy ditësh pa e parë ende më sy, e jo më ta mbretëronte.

Në shkollë dhe mjedisin jashtë familjes, Leka Zogut tashmë në mërgim i duhej të komunikonte në anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do të përvetësonte të tjera gjuhë, hungarishten, frëngjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.

Ndryshe nga femijët e tjerë të familjeve mbretërore, ai nuk bëri rehat në asnjë shtet. Sepse motivet dhe arsyet historike detyruan familjen mbreterore të emigronte në vende të ndryshme. Në vitin 1941, Familja Mbretërore u vendos në Angli, së pari në Hotel Ritz në Londër, pastaj duke lëvizur për një periudhë shumë të shkurtër në vende të ndryshme në Angli.

Pas luftës Zogu, Geraldine dhe Leka u zhvendos përkohësisht në Egjipt, ku ata jetonin me urdhër të mbretit Farouk I.

Leka u arsimua në Parmoor House ne Britani dhe me pas në shkollat angleze në Egjipt Në shumë gjuhë ai gjithashtu perfundoi studeimet per ekonomi në Sorbonne duke u angazhuar më pas në ushtrinë britanike si Lejtnant.

Leka u bë trashëgimtar në mergim i fronit në 5 prill 1957. Në vdekjen e Mbretit Zog në 1961, Leka u shpall mbret i shqiptarëve nga Asambleja Kombëtare Shqiptare-në Mërgim,

Në vitin 1975, Leka u martua me nënshtetasen Australiane dhe ish-mësuesen Susan Cullen-Ward nepermjet nje martese civile.

Pas kesaj cifti u kthye në Madrid, ku ata ishin të shoqëruar nga mbreti Juan Carlos dhe vazhdoi të gëzojë vëmendjen e shqiptarëve, ndërsa ishin ngjithmone ne pritje te kthimit per ne atdhe Leka kaluar shumë vite mërgim përfshi edhe Afrikën e Jugut, aty ku lindi dhe djali i tij.

Ai u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri pas 5 vjetësh në qershor të vitit 2002.

Kthimi i tij në atdhe u shoqërua me një sërë incidentesh, duke nisur nga bllokimi në aeroport i një sasie armësh, që nga vetë Leka Zogu u cilësuan si trofe. Në vitin 1997, shqiptarët votuan kundër referendumit për monarkinë.

Shtatë vjet më parë ndërroi jetë në Tiranë bashkëshortja e Leka Zogut, mbretëresha Suzanë.
 
Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë


Ministria e Ekonomisë ka bërë sot publike pasuritë minerare të Shqipërisë.
Ky projekt është përmbledhje e materialit arkivor të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ku pasqyrohet harta e mineraleve të dobishme në Shqipëri që nga viti 1971, harta metalogjenike të vitit 1989, të dhënat të reja në kërkim-zbulimin e mineraleve, si dhe në disa modele të hartave mineraleve të dobishme të shteteve të ndryshme si Italia, Greqia, Çekia, Sllovenia, Japonia, etj.

Sipas shifrave të bëra publike nga kreu i METE-s, Nasip Naço, Shqipëria ka rezerva: 437 milionë ton naftë; rreth 13 miliardë metër kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë kromite; 69 milionë ton baker; rreth 300 milionë ton hekur-nikel; rreth 230 milionë ton nikl silikat; rreth 133 milion ton titano-magnetik; rreth 13 milionë ton bokside; mbi 500 milionë ton kripë guri; mbi 108 milionë ton olivinite; mbi 108 milionë ton dolomite dhe rreth 54 milionë ton fosforite.

“Kjo punë kërkimore zbuluese ka bërë që industria minerare në këto vite të realizojë prodhimin e mbi 50 milionë ton naftë, rreth 10 miliardë metër kub gaz dhe rreth 38 milionë ton qymyr, mbi 25 milionë ton mineral kromiti, mbi 21 milionë ton mineral bakri, rreth 56 milionë ton hekur-nikel dhe dhjetëra milionë ton minerale industriale, materiale ndërtimi, etj”, sqaroi ministri Naço.

Sipas të dhënave, gjithashtu në Shqipëri pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta nga të cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikel, mbi 45 vendburime qymyrguri, etj.




Gazeta Start: Pasuritë nëntokësore të Shqipërisë
 
Zurück
Oben