Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Berisha: Të ndryshohet ligji për deklarimin e pasurive


Kryeministri Sali Berisha reagoi dje në lidhje me akuzat e opozitës, ndaj deklarimit të pasurisë së bashkëshortit të deputetes Albana Vokshi.



Në një konferencë për shtyp në Petrelë, z. Berisha tha se e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugën hetimit është ndryshimi i ligjit për deklarimin e pasurive.

“Deklaratat politike të pabaza janë mënyra më e padrejtë për të luftuar korrupsionin”, deklaroi kryeministri shqiptar, duke shtuar se ndryshimi i ligjit është i domosdoshëm.

“Duhet bërë një ligj me partnerët dhe ky është i domosdoshëm, pasi bashkëjetesa është një fenomen shumë i përhapur në Europë por edhe në Shqipëri. Duhet të bëhen rregulime ligjore tërësore për të”, theksoi Berisha, duke shprehur besimin edhe në mbështetjen e opozitës.



Gazeta Start: Berisha: Të ndryshohet ligji për deklarimin e pasurive
 
Studimi: Tiranës i nevojiten tramvaj


Shumëfishimi i popullsisë së Tiranës gjatë viteve të fundit dhe parashikimet për rritje të mëtejshme në vijim, kërkojnë zbatimin e projekteve të reja që lehtësojnë kaosin në trafik.



50 euro në vit për frymë llogaritet niveli i investimeve mbi infrastruktura transporti. E llogaritur kjo në një afat 10 vjeçar, kostoja shkon në 500 euro.

Sipas raportit që ka marrë në studim rrjetin rrugor shqiptar deri në vitin 2021, duhet të merret parasysh zbatimi i një sërë investimesh të rëndësishme si rinovimi i parkut të automjeteve, zbatimi i tokës së lëvizjes së autobusëve, ndërtimi i lidhjeve të reja hekurudhore urbane dhe ndërtimi i parkut të mjeteve apo lokomotivave për shërbimet e trenave-tramvajeve.

Secila nga këto investime mbart me vete një kosto relativisht të lartë, por që në fund do të sillte zgjidhjen për qarkullimin urban dhe interurban në vend. Më problematike shihet Tirana, por përjashtim nuk bëjnë dhe qytete të tjera.

Sipas përllogaritjes së studimit, për investimet janë lënë jashtë një pjesë e mirë kostosh të pallogaritura si garazhe parkimi që të financoheshin pjesërisht nga marrëveshje ose përmirësimet e rrjetit rrugor. Këto kosto do të ngrinin koston totale në shumë mbi 500 milionë euro ose rreth 50 milionë euro në vit.

Gjithsesi, në një bazë për frymë, niveli i investimeve mbi infrastruktura transporti, është rreth 500 euro gjatë një periudhe 10 vjeçare ose 50 euro/vit për frymë. Ajo që propozohet në raport është koordinimi më i mirë i strukturave të bashkive me ato të Qeverisë, lidhur me projektet e investimeve që ndërmerren. Kjo shihet si një mënyrë për ta bërë sa më të efektshëm investimin që bëhet në mënyrë që t'ju shërbejë sa më shumë dhe sa më mirë qytetarëve.

Raporti thekson se ka dy aspekte të transportit urban, të cilat duhen marrë parasysh në master- planin e transportit kombëtar që janë: nevoja për lidhje midis sistemeve të transportit urban, bashkiak, transportit publik dhe infrastruktura urbane, kryesisht rrugët dhe transporti publik brenda për brenda bashkisë. Raporti nuk lë pa përmendur edhe nevojën për investime në qytetet e tjera, duke përfshirë shtatë prej tyre.

"Nivelet e investimeve që nevojiten për shtatë bashkitë e mëdha (Shkodër, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan, Lushnjë dhe Gjirokastër) mund të vlerësohen vetëm mbi një bazë të gjerë dhe të përafërt. Në kuadrin e ANTP2-shit është programuar një investim për infrastrukturën e transportit prej rreth 6 milionë eurosh në vit", përcakton raporti.

Plani i investimeve për 2021

- Rinovimin e parkut të automjeteve: 95 milionë euro;

- Zbatimi i tokës së lëvizjes së autobusëve: 150 milionë me 2.5 milionë euro/km dhe gjatësi korsie autobusi prej 53,2 km;

- Ndërtimi i lidhjeve të reja hekurudhore urbane: 100 milionë me 20 milionë euro/km dhe gjatësi prej 4,4 km dhe stacione tramvaji të tjerë shtesë;

- Parku i mjeteve dhe lokomotivave për shërbimet e trenave-tramvajeve: 38 milionë euro me 2.5 milionë euro/njësi për 15 njësi.




Gazeta Start: Studimi: Tiranës i nevojiten tramvaj
 
Albanian Premier puts waste management on his agenda


Prime Minister Sali Berisha received on Monday the representatives of an English team that works in the field of management of urban waste - Recycling/Eliminating Disposal. The visiting group consisted of representatives from the EHS Global Solutions, Bollegraaf Recycling Machinery, Lubo Systems and Enpure Limited and was headed by Mr. William Findlay, Chief Executive; Founder of EHS Global Solutions and Program Director Steve Gerry.

The guests said to the prime minister that their companies took the decision to extend their activity into Albania because Albania had drawn the company’s attention with its results of the recent years, the ease of doing business and creation of a rather favorable environment for the foreign investors.

The technology they presented can be used for the recycling of urban waste, medical waste as well as out of use tire while eliminating the storing of waste in landfills and through ensuring the recycling and energy output after recycling. The group of companies has major recycling plants in Great Britain, USA, and Mexico and is preparing draft-proposals on the region, Albania included. The solutions they offer take into account environment and are quite efficient.

PM Berisha thanked them for expressing their interest and the project-idea presented and ensured them that the proposal will be taken under consideration by his government with priority and in conformity with the laws in force.

Further on, the prime minister said that the problem of recycling and management of the urban and hospital waste is the focus of interest of his government because it is closely connected with sanitation, tourism and environment. The prime minister said that in cooperation with the local authority work is underway toward a rapid and efficient solution.





Balkans.com Business News : Albanian Premier puts waste management on his agenda
 
Newsweek study which ranks Albania the 57-th country among the 100 selected countries as the best to live in


The Spokeswoman of the government Majlinda Bregu hailed the Newsweek study which ranks Albania the 57-th country among the 100 selected countries as the best to live in.

Mrs. Bregu states in her positive reaction to the “Newsweek”:

“Here is another positive assessment of the internationals on Albania.
.
As you are aware, one of the most prestigious organs of the world press, the Newsweek, has conducted a study of health, education, economy, and politics in all world countries and has ranked Albania the 57-th among the World's best 100 countries. Meanwhile, the study has examined more than 200 countries.

In her comment on the “Newsweek” study is highlighted the fact that the new democracy in Albania actually ranks higher as compared to other countries of the same level of incomes. In the long country list, Albania is constantly ranked at a higher place about education, health and quality of life.

Education in Albania gets a score of 81.02 points. Thus, literacy rate of the Albanians is about 99%.



Balkans.com Business News : Newsweek study which ranks Albania the 57-th country among the 100 selected countries as the best to live in
 
Tiranë, sekuestrohen 3 makina të vjedhura jashtë shtetit


Policia e Tiranës sekuestroi dje tre automjete të vjedhura jashtë shtetit, ndërkohë që nisën hetimet ndaj poseduesve të tyre.


Policia e kryeqytetit bën të ditur se, specialistët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme sekuestruan automjetin tip “Benz Mercedez Furgon”, me targë TR 7157 T si dhe automjetin tip “Honda”, me targë TR 630 F, pasi nga verifikimet e bëra rezultuan se janë vjedhur jashtë kufijve të Shqipërisë.

Po ashtu u bllokua edhe automjeti tip “Volzvagen “, me targë TR 7994 L, pasi nga verifikimet e bëra në sistemin e Interpolit, rezulton të jetë vjedhur në Bullgari me datë 23 shkurt të vitit 1998.

Të njëjtat burime bënë të ditur se, policia nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj tre shtetasve për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorrike”.

Gjatë këtij viti, strukturat e policisë dhe prokurorisë kanë organizuar operacione të shumta duke bllokuar me dhjetëra makina që rezultojnë të vjedhura jashtë shtetit. Shumë nga makinat e bllokuara, u janë rikthyer pronarëve të tyre të ligjshëm.



Gazeta Start: Tiranë, sekuestrohen 3 makina të vjedhura jashtë shtetit
 
Shkodër, arrestohet shkaktari i zjarrit të djeshëm


Policia e Shkodrës arrestoi sot në mëngjes përgjegjësin e vënies së zjarrit të djeshëm në fshatin Oblikë, ku u dogjën rreth 5 dylym sipërfaqe e pyllëzuar.




Policia lokale bëri të ditur se, Sabri Plaku, banues në fshatin Oblik, Komuna Ana e Malit Shkodër, pas hetimeve të kryera nga policia, rezultoi se është përgjegjës i shkaktimit te zjarrit nga pakujdesia një ditë më parë në vendin e quajtur “Livadhet e Agrajes” të fshatit Oblik.

Ndaj shtetasit në fjalë rëndon vepra penale e “Shkatërrimit të pronës me zjarr nga pakujdesia”.



Gazeta Start: Shkodër, arrestohet shkaktari i zjarrit të djeshëm
 
Vizat, mblidhen ambasadorët


Ambasadorët shqiptarë në mbarë botën do të zhvillojnë sot një konferencë në Tiranë, ku në qendër të saj do të jetë liberalizimi i vizave, por pa harruar edhe integrimin e mëtejshëm të vendit si dhe lotimin për Kosovën. Zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja, tha dje se kjo konferencë do të shërbejë për dhënien e porosive përfaqësuesve të shtetit shqiptar për periudhën në vijim. "Do të vazhdojë të ketë në fokus procese të mëdha të integrimit, integrimin europian të vendit, liberalizimin e vizave, anëtarësimin e plotë të vendit në BE, vazhdimin e procesit të njohjes së Kosovës si shtet i ri dhe i pavarur, një punë kjo që do të intensifikohet shumë gjatë këtij viti, edhe më shumë fokus do të ketë në marrëdhëniet ekonomike, bilaterale, dypalëshe në rajon dhe më gjerë", - tha Belortaja. Në konferencën do të jenë presidenti Topi, kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm, Meta.



Vizat, mblidhen ambasadorët
 
Muaji i Ramazanit, Basha shtron iftar


Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka shtruar dje iftar në kryeqytet për komunitetin mysliman shqiptar. Basha dhe pjesëtarët e komunitetit janë takuar në restorantin "Sofra e Ariut" në periferi të kryeqytetit në një darkë, e cila ka zgjatur rreth 120 minuta dhe ku kanë marrë pjesë rreth 15 të pranishëm. Burimet nga kjo darkë bëjnë të ditur për gazetën "Panorama" se përveç kreut të myslimanëve Haxhi Selim Muça, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të komunitetit mysliman shqiptar. Në nisje të iftarit Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër, ku ka theksuar se paqja dhe pajtim duhet të mbizotërojnë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Me këtë rast, ai ka uruar myslymanët në të gjithë vendin për këtë muaj të shënuar. Sipas fesë islame, agjërimi është një mënyrë e afrimit të njeriut me Zotin, falë sakrificës së tij. Muaji i Ramazanit është një muaj që dallon për shumëçka nga muajt e tjerë, sepse është muaji në të cilin njerëzimit iu dhurua dhurata më e çmueshme, Kurani, i cili sipas kësaj feje është udhërrëfyes dhe dritë për të vërtetën, për të drejtën dhe moralin e pastër. Agjërimi për myslymanët në Shqipëri ka filluar më 11 gusht dhe përfundon në 9 shtator. Fundi i këtij muaji përkon edhe me festën e Bajramit. Në këtë ditë feste krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare bëjnë vizitë në Komunitetin Myslyman Shqiptar dhe i drejtojnë mesazh urimi dhe paqeje qytetarëve.



Muaji i Ramazanit, Basha shtron iftar
 
Albanian police smash criminal gang


Police in the northern city of Shkodra busted a criminal gang Thursday (August 26th) suspected of weapons trafficking, drug smuggling and illegal vehicle imports. Seven people active in Shkodra, Lezha and Durres were arrested. Police say they also seized 1kg of heroin, 4kg of marijuana, guns, ammunition, stolen cars, and tools for forging documents and weighing drugs.



Albanian police smash criminal gang (SETimes.com)
 
Një milion aplikime për pasaporta biometrike


Ministria e Brendshme njofton se sot u regjistrua aplikimi i njëmiliontë për pasaportë biometrike.


Ritmet e aplikimit për pasaporta biometrike kanë tejkaluar edhe parashikimet tona më optimiste, në bazë të të cilave prisnim që shifrën e 1 milion aplikimeve ta arrinim deri në fund të këtij viti.

Ministria e Brendshme shpreh kënaqësinë për faktin se falë një sistemi të sigurtë dhe tepër modern të aplikimit dhe lëshimit të dokumentave të identitetit, në harkun kohor të një viti, 1 milion qytetarë shqiptarë aplikojnë dhe pajisen me pasaporta biometrike të standardeve më të larta evropiane.

Me këtë rast, Ministria e Brendshme fton të gjithë qytetarët shqiptarë të pajisen me pasaportë biometrike, dokumentin që do të mundësojë së shpejti udhëtimin pa vizë në hapësirën Shengen.




Gazeta Start: Një milion aplikime për pasaporta biometrike
 
Zurück
Oben