Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Albania is is one of the countries with the largest capacity for organic and sustainable agricultural farming

Albania is is one of the countries with the largest capacity for organic and sustainable agricultural farming. Currently in Albania there are about 100 farms that apply the methods of organic production.
About 30 of them have access to farmers markets and retail sellers. The main organic products are vegetables, fruits, olive oil, spices, medicinal plants, mushrooms. The president of the Albanian Organic Agriculture Association, Lavdosh Feruni, said that "in recent years there has been a network of organic stores increasingly important in Albania, in Tirana, Durrazo, Vlora etc. Some of them also launched on the market their own logos, opening the way to exports".

Balkans.com Business News : Albania is is one of the countries with the largest capacity for organic and sustainable agricultural farming
 
Fajon: Nuk ka më vonesa për liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian duhet të heqë regjimin e vizave për qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë brenda këtij viti, duke i afruar këto dy vende më tepër me bllokun evropian, deklaron raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.

Në një intervistë për agjencinë “Reuters”, eurodeputetja Fajon thotë se nuk është më e nevojshme që një proces i tillë të zgjatet akoma. “Reuters” citon edhe diplomatë të tjerë evropianë, sipas të cilëve regjimi i vizave do të hiqet brenda vitit, në përputhje me rekomandimin që Komisioni Evropian bëri në maj të këtij viti.

Agjencia prestigjioze raporton se të dyja vendet, si Shqipëria ashtu edhe Bosnja, kanë vullnetin për t’iu bashkuar bllokut evropian, por vonesat në realizimin e reformave demokratike kanë penguar deri tani fillimin e negociatave. Ndërkohë, disa vende të ish- Jugosllavisë po bëjnë progres më të shpejtë.

Liberalizimi i vizave mund të jetë një ndër instrumentet e BE-së për të promovuar stabilitetin në një pjesë të Evropës e dërrmuar nga përplasjet etnike, shkruan "Reuters".

Gazeta Start: Fajon: Nuk ka më vonesa për liberalizimin e vizave
 
Gjuha serbe mësim edhe në Shkodër

25/09/2010 23:49:00

thumbnail.php

Falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Serbisë është bërë i mundur hapja e kurseve në gjuhën serbe ne qytetin e Shkodres, me nje kontribut te vecantë të Ministrisë së Diasprës në qeverinë serbe dhe drejtorisë së pakicave pranë kryeministrisë.

Per profesorin e gjuhës serbe Svetozar Cirakovic, mësimi këtu është një prvilegj, sepse ai deri para tre vitesh ka lexuar nëpër libra dhe në lajme për shqipërinë, kurse sot shprehet ai kam fatin që jam këtu dy herë në javë dhe jap mësim gjuhe:

"Para tre vitesh hapëm këtë kurs të gjuhës serbe, këtu ka një interesim të madh sidomos të pjestarëve të komunitetit serb dhe malazez për mësimin në gjuhën serbe. Në marrëdhëniet e mira të ndërtuara vitete fundit shihen qartë edhe synimet dhe pse duhet të jetë ndryshe që Mali i Zi dhe Shqipëria sot dhe në të ardhmen të jetojnë si vëllezer. Unë kam studiuar në një kohë tjetër kur sistemi totalitar edhe në Mal të Zi diktonte çdo qelizë të jetës, aso kohe ishim të detyruar të mësonim vetem rusisht, unë kam shumë dëshirë të flas anglisht e sidomos gjuhën shqipe sepse jemi edhe fqinjë"

Kursi i gjuhës Serbe funksionon që disa vite në kuader të bashkëpunimit të mirë të Shoqatës “Rozafa-Moraça”, Ministrisë së Diasporës në Qevrinë Serbe dhe Qeverisë Shqiptare, falë këtij bashkëpunimi është hapur edhe shkolla e gjuhës serbe edhe në qytetin e Fierit. Qellimi i bashkëpunimit është edhe çelja e kurseve edhe në qytetet tjera si Tiranë, Durrës, Lezhë etj. /TV1 CH/
 
Dëshmitari rrëfen për masakrën e Tivarit

Janë të rrallë dëshmitarët e masakrës së Tivarit të më shumë se 50 vite më parë.

Njëri prej tyre, 83-vjeçar, është edhe Ahmet Bajraktari nga fshati Kishnareka e Prizrenit.

Ai ka rrëfyer për medias mbi masakrën ky mbetën të vrarë mbi dy mijë burra nga Kosova, e ku në këtë histori u përfshinë edhe komunistët shqiptarë. Siç rrëfen Bajraktari, moshën 17 vjeç luftoi si partizan kundër gjermanëve në Togir të Kroacisë, ndihet i lumtur që ka përjetuar pavarësinë. Duke folur për masakrën e Tivarit, ai kujton se ishte 17-vjeç kur u mor nga ushtria serbe bashkë me shtatë burra të tjerë të fshatit të tij. Në një moshë të madhe, ai ka deklaruar se , "nuk po du me vdek e me marr me veti një pjesë të historisë që i duhet pasardhësve tanë".

"Mu edhe të tjerët nga fshatrat përreth na kanë nis për Prishtinë. Aty kemi qëndru disa ditë, derisa çetnikët i kanë mbledh gjithsej 4 mijë kosovarë, për t’u nis pastaj për në qytetin e Shtimes", tregon ai. Përveç rrugëtimit nëpër qytete, mban mend detaje të tjera më të hollësishme, pavarësisht moshës së shtyrë. "Kolona e njerëzve ka qenë afërsisht 4 kilometra e gjatë dhe në të ka pas pleq, por edhe shumë të rinj. Atë natë kemi fjet në Shtime, por gjithmonë i kam pas çetnikët e armatosur prapa duke na përcjellë", rrëfen Ahmet Bajraktari.

"Një natë e kemi kalu në Shtime, kurse të nesërmen jemi nis për në Prizren, për t'u nis drejt Kukësit. Aty na kanë vdek 6 të moshuar, sepse gjithë këtë rrugë e kemi bërë pa ngrënë asgjë", kujton Ahmeti, që kujton se ka qenë dëshmitar edhe kur i kanë mbyt dhe i kanë hedh në lumin e Drinit pleqtë, të cilët lodheshin dhe nuk mund të ecnin. Ahmet Bajraktari nuk ndalet së përshkruari rrugëtimin e tij të gjatë, kur me turmën kishin hyrë në shtetin shqiptar, në Shqipëri, gjithnjë pa ngrënë e pa pirë asgjë.

"Në hyrje të Shkodrës, ishte një djalë i vogël që shiste një gotë 5 lekë. Një bashkudhëtar m'i huazoi lekët dhe bleva ujin", tregon Ahmeti. Prej Shkodrës, turma e kosovarëve u nis drejt qytetit të Tivarit vetëm disa ditë pas masakrës së madhe në prill 1945. "Kur kemi mbërri afër Tivarit, i kemi parë të gjitha gjurmët e masakrës së Tivarit, e cila ishte bërë 5 ditë para se ne të mbërrinim. Kemi parë plisa, tirq e shumë copa të rrobave të shqiptarëve, të cilët i kishin masakru. Madje, as gjakun nuk e kishin pastru ende", tregon Bajraktari.

Ai thotë se gjatë qëndrimit njëditor në qytetin e masakrës, nuk ka takur asnjë nga shqiptarët, që i kishin shpëtuar asaj masakre. "Po, jam dëshmitar që me sytë e mi i kam parë të gjitha këto", thotë i bindur ish-partizani Ahmet Bajraktari. Ahmeti tregon se është kthyer në Kosovë dhe në vitin 1950 pasi përfundoi shkollën, për 40 vite punoi në Prizren si arsimtar i gjeografisë dhe historisë derisa doli në pension.

Gazeta Start: Dëshmitari rrëfen për masakrën e Tivarit
 
Gjuha serbe mësim edhe në Shkodër

25/09/2010 23:49:00

thumbnail.php

Falë një bashkëpunimi të ngushtë mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj të Serbisë është bërë i mundur hapja e kurseve në gjuhën serbe ne qytetin e Shkodres, me nje kontribut te vecantë të Ministrisë së Diasprës në qeverinë serbe dhe drejtorisë së pakicave pranë kryeministrisë.

Per profesorin e gjuhës serbe Svetozar Cirakovic, mësimi këtu është një prvilegj, sepse ai deri para tre vitesh ka lexuar nëpër libra dhe në lajme për shqipërinë, kurse sot shprehet ai kam fatin që jam këtu dy herë në javë dhe jap mësim gjuhe:

"Para tre vitesh hapëm këtë kurs të gjuhës serbe, këtu ka një interesim të madh sidomos të pjestarëve të komunitetit serb dhe malazez për mësimin në gjuhën serbe. Në marrëdhëniet e mira të ndërtuara vitete fundit shihen qartë edhe synimet dhe pse duhet të jetë ndryshe që Mali i Zi dhe Shqipëria sot dhe në të ardhmen të jetojnë si vëllezer. Unë kam studiuar në një kohë tjetër kur sistemi totalitar edhe në Mal të Zi diktonte çdo qelizë të jetës, aso kohe ishim të detyruar të mësonim vetem rusisht, unë kam shumë dëshirë të flas anglisht e sidomos gjuhën shqipe sepse jemi edhe fqinjë"

Kursi i gjuhës Serbe funksionon që disa vite në kuader të bashkëpunimit të mirë të Shoqatës “Rozafa-Moraça”, Ministrisë së Diasporës në Qevrinë Serbe dhe Qeverisë Shqiptare, falë këtij bashkëpunimi është hapur edhe shkolla e gjuhës serbe edhe në qytetin e Fierit. Qellimi i bashkëpunimit është edhe çelja e kurseve edhe në qytetet tjera si Tiranë, Durrës, Lezhë etj. /TV1 CH/

Qa na kan ba neve (siehe Artikel oben), dhe na apet jav jepum gjitha lirit..
 
Wie meinst du das ?

Sie verkaufen fast ihr Hintern um in die EU/Visa zu be/kommen. Zu viele Freiheiten nein danke.
In Griechenland ist es ja verboten albanisch zu unterrichten wie ich gelesen habe.

Das soll nicht nationalistisch rüberkommen, aber warum sollen wir jemanden Freiheiten geben, wenn sie uns sie nicht geben.

Außerdem auch wegen ganz was anderes, aber wenn ich das scheiben würde, würde ich eine Verwarnung bekommen.

(Hat nichts mit der Überschrift oder dass, was ich hier meinte zu tun.)
 
Da geb ich dir vollkommen recht .. :app:
 
Haxhinasto: Vizita në OKB e suksesshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmon Haxhinasto pas kthimit nga Nju Jorku, u shpreh se vizita e delegacionit shqiptar në OKB ishte e suksesshme.

"Them me bindje se objektivat e kësaj axhende patën arritje konkrete, që u reflektua edhe në reagimin ndaj kontributeve që u bënë nga Presidenti, Kryeministri Berisha dhe të gjitha takimet dy e shumëpalëshe gjatë punimeve të këtij sesioni", tha Haxhinasto.

Më tej, ai theksoi rritjen e rolit ndërkombëtar të Shqipërisë në funksion të paqes, stabilitetit dhe përballimit të sfidave të përbashkëta ndërkombëtare si vënd anëtar i OKB-së, i organizatave rajonale si NATO dhe OSBE.

"Nga vlerësimi i deritanishëm, konkludohet se krahas axhendës kryesore të integrimit evropian, do të ecim me prioritet drejt forcimit të rolit të Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe rivitalizmit të marrëdhënieve dypalëshe që kemi me vendet e tjera", nënvizoi kreu i diplomacisë shqiptare.

Haxhinasto u shpreh dhe për vlerësimin që pritet të japë LIBE paraditen e së martës për liberalizmin e vizave me Shqipërinë. "Ka një vlerësim krejtësisht pozitiv nga të gjithë anëtarët për sa i takon dhënies së mendimit për liberalizmin e vizave", tha Haxhinasto.

Gazeta Start: Haxhinasto: Vizita në OKB e suksesshme
 
Zurück
Oben