Dënoji, o Zot, ata që më paditin,
luftoji ata që më luftojnë!
Merri armët e mburojën e çohu të më ndihmosh,
Vringëllo heshtën e sakicën kundër atyre që më përndjekin,
thuaji shpirtit tim: “Unë jam shëlbimi yt!”
U turpërofshin dhe u çnderofshinata që e kërkojnë jetën time,
u zmbrapshin dhe u turpërofshinata që ma mendojnë të keqen.
U ardhtë vdekja e papritur,u zënçin në rrjetën që vetë e ngrehën,
rënçin në gropën që vetë e hapën!
...
E taniqë vetë rrëshqita, ata po gëzohen,u bashkuan për të më salvuar papritmas,
vazhdimisht më shqyejnë e nuk pushojnë,më përqeshin duke më shpotitur,
kundër meje dhëmbët i kërcëllijnë.
Do të të falënderoj në kuvendin e dheut,
do të të lavdëroj mes popullit të shumtë.
Mos lejo të gëzohen mbi mua armiqtë e mi rrenacakë,
që të mos bëjnë me sy ata që më urrejnë pa arsye.
Sepse ata nuk flasin për paqe,
por trillojnë dredhi kundër paqedashësve të dheut.
O Zot, ti i ke parë këto gjëra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unë.
Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,dhe të mos thonë në zemër të tyre: "Ah, pikërisht ashtu siç e donim"; dhe të mos thonë: "E gëlltitëm".
U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjihë ata që gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.
(Aus dem 35. Psalm)