graue eminenz
globetrotter
Kombëtarja / Azerbajxhani, miqësorja e 19 nëntorit 	                 	                 	                     	                         	                           	                             	                                   	                                    
		
		 ASNN - Kombëtarja shqiptare, ashtu si dhe herët e tjera, të vetmen mundësi për një miqësore më 19 nëntor e ka me Azerbajxhani. Lajmi është konfirmuar dje në mbrëmje nga zëdhënësi për shtyp i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, që ka deklaruar në faqen e internetit se në parim është rënë dakord me drejtuesit e institucionit më të lartë të futbollit shqiptar.

Madje e njëjta gjë është konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Bici, sipas të cilit tashmë pritet shkëmbimi i kërkesave zyrtare. Ajo që duhet bërë e ditur është se Azerbajxhani e ka kërkuar vetë këtë miqësore me Shqipërinë, pasi Letonia kishte refuzuar ndeshjen më 19 nëntor për shkak të problemeve të transportit të kombëtares së vet drejt Bakusë.
Në të njëjtën kohë, kur kombëtares sonë i ka rënë poshtë mundësitë për ndeshje miqësore me Turqinë, Sllovakinë, Slloveninë, por, së fundi, edhe me Paraguain, atëherë i leverdis kjo miqësore me Azerbajxhanin, me të cilën është luajtur tri herë; më 2000 në turneun "Rothmans" të Maltës, 1-0; më 2002, në Tiranë, 1-0; më 2006-ën, po në Tiranë, 2-1.
Tashmë është radha jonë që t'i kthejmë vizitën Azerbajxhanit, që stërvitet nga Berti Fogst, i cili më 1997 ishte trajner i Gjermanisë, në atë fitore të ngushtë 4-3 ndaj kombëtares sonë.
				
		 .
.