Kosova-Haiti, miqësore ndërkombëtare më 5 mars
Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur të aranzhojë miqësoren e parë ndërkombëtare pas lejes që i dha FIFA më 13 janar. Kundërshtari i parë i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë Haiti, kurse kjo miqësore do të zhvillohet më 5 mars në Kosovë.
Zyrtarizimi i kësaj ndeshje u bë, të mërkurën, në një konferencë për media, ku ishin të pranishëm nënkryetarët e FFK-së, Agim Ademi e Bekim Haxhiu, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha dhe menaxheri i kompanisë “AS Events”, e cila në bashkëpunim me kompaninë “Gama Sports” ka ndihmuar në aranzhimin e kësaj miqësoreje. “Kam nderin dhe kënaqësinë t’iu njoftoj se Kosova do ta luajë ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare më 5 mars në Kosovë”, ka thënë Agim Ademi, nënkryetar i parë i FFK-së, për t’ia dhënë fjalën menaxherit të kompanisë “AS Events”, Agron Selimi.
Ky i fundit e ka falënderuar kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, për angazhim maksimal në aranzhimin e kësaj miqësoreje si dhe drejtuesit e tjerë të FFK-së për mbështetje. “Pas shumë kontakteve me federata të ndryshme dhe falë angazhimeve të Fadil Vokrrit, i cili është emër i njohur në shumë vende arritëm që ta aranzhojmë ndeshjen miqësore me 5 mars me përfaqësuesen e Haitit.
Për këtë kundërshtar e kemi marrë edhe aprovimin e përzgjedhësit Albert Bunjaki”, ka thënë Selimi. Ai më pas ka folur edhe për dështimin e miqësores së kontraktuar me Xhamajkën. “Miqësorja me Xhamajkën ka qenë e kontraktuar, por në momentet e fundit është anuluar, pasi ata kishin frikë të vinin në Ballkan pas trazirave në Bosnje e Hercegovinë.
Ndërkohë, ka pasur edhe shumë përfaqësuese tjera që i kemi kontaktuar, ku në mesin e tyre Panamaja është shprehur e gatshme të vijë në maj në Kosovë”, ka shtuar Selimi. Ndërkohë, nënkryetari tjetër i FFK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se sipas të gjitha gjasave kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Adem Jashari”. “Pothuajse është definitive që ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Haitit do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, më 5 mars në orën 15:00.
Kontraktuesi i punës ka premtuar se deri në fund të këtij muaji do të përfundojnë të gjitha punët në rinovimin e stadiumit. Unë shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë dashamirët e futbollit që ta mbështesin sa më fuqishëm Përfaqësuesen e Kosovës dhe kësisoj të na ndihmojnë në rrugën drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA”, ka thënë Haxhiu.
Federata futbollit Kosoves
Das Spiel gegen Jamaika war schon fast fix, doch im letzten Moment haben die Jamaikaner abgesagt, weil sie Angst hatten in den Balkan zu fliegen, da sie von den Ausschreitungen in Bosnien mitbekommen haben.
Deshalb:
Kosova - Haiti
Am 5. März 2014 um 15 Uhr
Im Adem Jashari Stadion (Mitrovica). Bis zum Ende des Monats sollen die Arbeiten fertig sein.
Glückwunsch und viel Erfolg an unsere Jungs!