KosovaLive360
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka publikuar listën prej 19 lojtarëve të cilët do të jenë të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Omanit.
Mentor Zhdrella dhe Kushtrim Mushica pavarësisht se janë të thirrur nga Bunjaki, janë liruar për këtë takim, pasi skuadra e tyre Prishtina, me 6 shtator do të luaj kundër Sivasspor-it dhe përzgjedhësi mendon se në klubin e tyre do të kishin mundësi më shumë të luanin se sa në përfaqësuese.
Bunjaki gjatë konferencës për media ka folur rreth kundërshtarit të radhës, Omanit dhe punës që po bëjnë për të pasur një ekip për të ardhmen.
“Në fazën në të cilën gjendemi, duhet të punojmë në projekte afatgjata, por edhe në ato afatshkurtra. Me kundërshtarin e radhës jemi të njohur dhe Omani është një skuadër shumë e disiplinuar dhe shumë mirë e organizuar në mbrojtje. Në përfaqësuese kemi ftuar lojtarë me potencial për të ardhmen, por edhe ata me përvojë”, tha Bunjaki.
Ai foli po ashtu edhe për mungesën e Enis Alushit dhe Faton Toskit, ku insistoi se ka biseduar me ta, por Fatoni ka kërkuar të koncentrohet me skuadrën e tij, ndërsa Alushi posa është transferuar në skuadër të re.
Bunjaki krejt në fund tha se, lojtarët të cilët janë të ftuar momentalisht e që po luajnë pak në skuadrat e tyre, në të ardhmen duhet të ndryshojnë këtë gjendje, ose do të jetë e vështirë për t’i ftuar sërish.
Kosova të dielën më 7 shtator do ta zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Omanit në stadiumin e qytetit në Prishtinë me fillim nga ora 16:00.
Më poshtë mund ta shihni listën e lojtarëve të ftuar për këtë përballje.
Portierë:
Samir Ujkani – Palermo
Kushtrim Mushica – Prishtina
Betim Berisha – Liria
Mbrojtës:
Leart Paҫarada – S.V. Sandhausen
Shkodran Metaj – Flamurtari Vlorë
Ilir Berisha – Orebroo S.K.
Avni Pepa – Sandnes
Loret Sadiku – Mersin S.K.
Fanol Përdedaj – Energie Cottbus
Mesfushorë:
Ardian Gashi – Odd B.K.
Anel Rashkaj –Sandes Ulf
Enis Bunjaku – Eintrach Frankfurt
Imran Bunjaku – Grasshoper Zurich
Kristian Nushi – St. Gallen
Flamur Kastrati – Stromsgodset
Mentor Zhdrella – Prishtina
Sulmues:
Bersant Celina – Manchester City
Kushtrim Lushtaku – Kukësi
Dardan Rexhepi – IF Brommajpokarna
Shpëtim Hasani – Gornik
Auf ein gutes spiel!
Come on :ks2: