KTV Ekskluzive: Januzaj nuk vjen më 5 mars
Përpjekjet publike të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta sjellë në Kosovë më 5 mars Adnan Januzajn kanë dështuar. Burime të afërta me lojtarin i kanë thënë të martën mbrëma ekskluzivisht emisionit Interaktiv në KTV, se Januzaj nuk do të vijë në Kosovë për ndeshjen e parë me Haitin.
Ky nuk mund të kuptohet si një refuzim përfundimtar për Kombëtaren e Kosovës, por miqësorja e parë historike me Haitin nuk është në planet e 19 vjeçarit.
Ai dhe familja e tij vazhdojnë të mbesin të koncentruar maksimalisht që lojtari të marrë më shumë minutazh në ekipin e parë të kampionit aktual anglez, Manchester United.
©KOHA.net
Adnan Januzaj wird am 5. März nicht für Kosovo auflaufen. Das bedeutet jedoch nicht, dass er die NM des Kosovo ausschließt, doch er und seine Familie konzentrieren sich zurzeit nur auf den Club Manchester United und somit auf keine NM.
Mir persönlich wird es langsam zu viel, es ist ja nicht so, dass er oder sein Vater irgendwelche Dinge behaupten, aber die Medien machen uns verrückt.
Ich freue mich dennoch auf den 5. März.