M
Mudi
Guest
Celina, kontratë profesionale me Man. Cityn
Supertalenti kosovar, Bersant Celina, ka nënshkruar kontratë profesionale me kampionët e futbollit anglez, Manchester City. Celina nënshkroi për tre vjet me skuadrën nga ‘Etihad’.
Bersant Celina ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të sigurojë një kontratë trevjeçare me skuadrën kampione të futbollit anglez, Manchester City.
Supertalenti kosovar ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me skuadrën nga ‘Etihad’, duke u llogaritur në planet e tyre për të ardhmen.
Një lajm të tillë, për mediat norvegjeze e konfirmoi babai i lojtarit, Edvar Celina.
“Ata kanë arritur marrëveshje. Bersanti do të bëhet lojtar profesional te City nga 1 korriku. Është një kënaqësi”, ka thënë babai i lojtarit për ‘Drammen Tidende’.
“Synimi i tij tani është që të përfshihet në skuadrën e parë për shembull në një ndeshjet e fazave të hershme të kupës”, theksoi Edvar Celina.
Bersanti ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Cityt U18 këtë stinor, teksa në fundin e edicionit e pësoi një lëndim i cili ende është duke e munduar.
Së fundmi, Celina e fitoi çmimin për golin e vitit te skuadra e të rinjve të Cityt, teksa u zgjodh edhe si mbret i akademisë së këtij klubi.
Bersanti, si transmeton express, përdor si agjent edhe ish-futbollistin e njohur anglez, Michael Owen, teksa para transferimit në Manchester City ai luante në Norvegji.
Në këtë vend, Celina njihet si ‘Harry Potter i futbollit’, marrë parasysh ekzibicionet që ai di t’i bëj me topin e futbollit.
© GazetaTribuna.com
Bersant Celina, Spieler der kosovarischen Fußballauswahl, unterzeichnete bei Manchester City einen 3-Jährigen Profi-Vertrag. Bei der U-18 von Manchester City konnte er glänzen und hat unter anderem das Tor des Jahres geschossen. Dort nennt man ihn den König der Akademie und den Harry Potter des Fußballs.
Zyrtare: Anel Rashkaj luan kundër Turqisë
Ndonëse pati probleme me klubin e tij, Anel Rashkaj, ka arritur ta marr lejen për t’u paraqitur në sfidën e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Turqisë.
Ndonëse klubi i Sandnes Ulf njëherë refuzoi kërkesën e Përfaqësueses së Kosovës për ta pasur në skuadër Anel Rashkajt për sfidat miqësore ndaj Turqisë dhe Senegalit, vendosmëria e Anelit është shpërblyer.
Rashkaj ka arritur që me vetëiniciativë të kërkojë nga klubi që ta lirojë të paktën për ndeshjen ndaj Turqisë dhe ia ka arritur qëllimit.
Kapiteni do ta ndihmojë përfaqësuesen për sfidën e 21 majit, duke qenë një lajm tejet i mirë për përzgjedhësin, Albert Bunjaku, shkruan express.
“Anel Rashkaj do të vijë për lojën kundër Turqisë. Falënderojmë klubin Sandnes Ulf për mirëuptimin!”, njoftoi Bunjaku.
Ndryshe, Rashkaj ishte një nga lojtarët më të mirë të Kosovës në sfidën ndaj Haitit.
© GazetaTribuna.com
Anel Rashkaj darf doch gegen Türkei spielen, das gab der Trainer der kosovarischen Fußballauswahl Albert Bunjaku bekannt. Der Club von Rashkaj lies am Ende doch mit sich reden und gab Rashkaj zumindest für dieses eine Spiel die Freigabe. Gegen Haiti war Rashkaj einer der Besten auf dem Platz.