Kapiteni ndahet me klubin për Kosovën
Dëshira e madhe për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, ka bërë që Anel Rashkaj të mbetet pa klub. Në fakt, ai tani është në listën e transferimeve dhe pritet të largohet shpejtë nga Sandnes Ulfi. Sipas zyrtarëve të klubit norvegjez, gjithçka ka ardhur pas presionit të madh që i ka bërë Anel Rashkaj kryesisë së klubit të tij, për ta liruar atë për dy ndeshjet e radhës të Kosovës ndaj Turqisë dhe Senegalit.
Krerët e Sandnes Ulfit i dhanë fund situatës delikate me Rashkajn, duke vendosur për ta hedhur në shitje. Lajmin e konfirmoi për mediat norvegjeze zyrtari i këtij klubi, Tom Rune Espedal. “Rashkaj është në listën e transferimeve. Ne kemi pasur presion të papërshtatshëm gjatë javëve të fundit për ta lëshuar atë për të luajtur për Kosovën. Por, një gjë e tillë gjatë ditëve të fundit e arriti kulmin. Kjo nuk ishte aspak profesionale nga ana e Anelit.
Për këtë arsye, ne iu bëjmë të qartë se ai tani është në shitje”, ka deklaruar ai në pasditen e së premtes. Përpos Rashkajt, te Sandnesi luajnë edhe dy reprezentuesit tjerë kosovarë, Avni Pepa dhe Zymer Bytyqi...(më gjerësisht në shtojcën sportive të gazetës Tribuna - Arena)
© GazetaTribuna.com
Der Kapitän der kosovarischen Fußballauswahl Anel Rashkaj trennt sich von seinem Club, weil er erst keine Freigabe für Kosovo bekam und mit vielem nachhaken für das Spiel gegen Türkei freigegeben wurde. Der Club nennt sein Vorgehen unprofessionell und hat ihn zum Verkauf freigegeben.
Heftig, was dieser Spieler für sein Land tut. Großen Respekt von mir.
Kosova me fanella të kaltra
Për dallim nga ndeshja me Haitin, Kosova për të dyja takimet e javës së ardhshme do të luajë me fanella të kaltra, të firmës Puma. Kështu u tha në konferencën e së premtes për shtyp nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe As Art Events.
Ndaj Haitit, Kosova luajti me fanella të bardha të firmës Legea, me të cilën e ka ndërprerë marrëveshjen. Fanella të Kompanisë Puma ka edhe Kombëtarja e Italisë. Menaxheri i As Art Events, thotë se fanellat janë të prodhuara në Zvicër dhe kanë kualitet të lartë. Kundërshtarët e Kosovës, Turqia e Senegali i kanë fanellat të kuqe dhe të bardha.
© GazetaTribuna.com
Anders als gegen Haiti, werden die Spieler Kosovos bei den nächsten beiden Länderspielen in blauen Puma-Trikots auflaufen. Der Vertrag mit Legea wurde beendet.
Sinan Bytyqi debuton me Manchester Cityn
Dhe moment erdhi. Sinan Bytyqi pas shumë pritjeve debutoi për ekipin e parë të Manchester Cityt. Ai debutoi në miqësoren ndaj El Ain, të zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe. 19-vjeçari nga Kosova, por me nënshtetësi të Austrisë hyri në lojë në minutën 73 në vend të Aleksandar Kolarovit.
Ndeshja u mbyll 3:0, për Cityn. Lojtari luan për grupmoshat e reja të Austrisë. Ai prej disa vitesh është pjesë e U-21 të Cityt, ku për trajner ka francezin Patrick Vieira.
© GazetaTribuna.com
Der aus dem Kosovo stammende Albaner Sinan Bytyqi hat bei der ersten Mannschaft von Manchester City debütiert. Im Freundschaftsspiel gegen El Ain (VAE) wurde der 19-Jährige in der 73. Minute für Kolarov eingewechselt.