Auszug osmansicher Chroniker über die Schlachten gegen Albaner/deren Abschlachten.
Kshtu n' “Fetih-name i Akçe Hisar” (Proklamata oficiale osmane per okupimin e Krujes n' 1478), thuhet:
...
...Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërmuar arritën gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth pesëmijë të pafe që ishin secili një djall naftëhedhës dhe vetëtimëlëshues, u bënë kështu pre i shpatës së mprehtë dhe qokë e shigjetës goditëse... Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm. (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968, f. 380- 381-382.)
- Ndersa n’ letren qi Sulltan Mehmedi II i qon djalit t’vet Bajazitit (trashgimtari i fronit) gjate fushates osmane n’ Shqipni, n’ 1466, thuhet:
Kur t’u mbërrijë kjo letër, le t’u bëhet e ditur: disa kohë më parë të pafetë shqiptarë- zoti i shfarostë! - kishin shpërthyer në kryengritje dhe në rebelizëm. Ndërkaq shumicën e atyre të pabindurve i bëmë pre të shpatave të mprehta dhe zharritëse. Pjesën tjetër e lidhëm me zinxhirët e robërimit dhe me vargonjtë e poshtërimit .(ibid. f. 324.)
Nji tjeter chronican turk, Hoxha Sadeddin, shkrun kshtu per okupation-in e Durresit prej turkve:
Brendia e kështjellës u mbush plot me luftëtarë dhe flamuri ngadhnjyes u valavit mbi kullat e saj. Ata filluan të shfarosin të pafetë që ndodheshin brenda e jashtë kështjellës. Luftëtarët që ndodheshin jashtë kështjellës hynë në të me ndihmën e atyre që kishin hyrë brenda saj...Ushtarët islamë u kënaqën nga trofea e pasur që zunë, ndërsa çelësat e kështjellës së bashku me dhurata të panumërta i dërguan në selinë e padishahut të lumtur. (ibid. f. 272-273.)
Ndersa chronicani turk Tursuni, kshtu e pershkrun fushaten e Sulltan Mehmetit II, n’ Luginen e Shkumbinit, n’ vitin 1466:
.... Aq shumë plaçkë që flet dhe plaçkë që nuk flet grabitën, sa që për djemtë me pamje engjëlli dhe për vajzat si hyni që vlenin 3-4 mijë akçe, mund të thuhej kjo vjershë:
Ata që do të shihnin këto hyni
në shtatore,
Patjetër do të thoshin se këto janë
prej parajsës.
Të tillë bukuroshe që po të të shihnin në fytyrë ta prishnin mendjen, u dhanë për treqint ose katërqint akçe.
Koment: Ne pjesen e pare, ne proklamaten e pushtimit te Krujes, vertetohet se turqit kishin qellim nderrimin e besimit, dhe shqiptaret i quanin te pafe qe duheshin shfarosur.Ne proklamate nenvizohet se grate dhe femijet shqiptare u kthyen ne rober, dhe kjo nuk duket si perpjekje per ti shpetuar nga asimilimi.
Ne letren qe sulltani i con te birit i mallkon shqiptaret si te pafe dhe thote "Zoti i shfaroste", ndoshta keshtu e tregonte dashamiresine Padishahu famelarte. Me pas nga Hoxha Seladin thuhet se ushtaret islame u kenaqen nga trofea qe zune.
Ndersa kronikani Turson na verteton se turqit kane marre dhe i kane shitur vajzat e bukura shqiptare.