Nga ana tjetër për fisin e Berishës kemi dëshmi të shkruara që në shekullin e parë të e.r. se Berisha në antikitet thirrej me këtë emër (Bertish- nga Apiani, shek I, e.re) dhe ky emërtim kishte kuptimin gjeografik gjithëpërfshirës të Alpeve (Bjeshkët e Nemuna) dhe më vone ky emërtim për një zone e një popullsi të caktuar, mori kuptimin etnologjik; Fisi i Berishës. Berishasit i kemi të dokumentuar që në shekullin e XIII, që janë banorë të shpërndarë në gjithë trevat veriore të trojeve shqiptare, në shek. XIII në Ulqin, fisi i Kuçit (sot Mali i Zi) me princin mesjetar shqiptar Lala Drekali është berishas, në Shkoder, Pejë dhe fushat per rreth saj, në rrafshin e Dukagjinit, në Kaçanik, në qytetin mesjetar te Janjevës etj. ku ato kanë trashëguar, që nga lashtësia kujtesën nga territori nga u shpërndanë, por në ato kohra me kuptimin gjeografik, dhe jo si shpeshherë ngatërrohet, se ato janë të prejardhun nga fisi Berishë, i cili si koncept etnologjik është shumë më i vonshëm.
Legjenda e popullatës së fisit Berishë është e krahasueshme me atë që na thonë shkrimtarët e vjeter grek dhe latin për popullin e lashtë të Ballkanit: "…Pelazgët janë të lindur prej dheut…". Edhe tradita mitike gojore vendase për berishasit thotë, se "…ata (berishasit) janë të lindur pre toke. I pari i tyre ka dalë nga shpella e Deskut, që gjendet në fshatin Berishë Vendi…". Pra emëri Berisha ka qenë një koncept gjeografik me një hapsirë të madhe territoriale në lashtësi dhe në mesjetë një pjesë e popullatës arbërore të këtij territori fitoi kuptimin etnologjik: Fisi i Berishës. Ky emërtim i ruajtur në gojën dhe gjuhen shqipe ndër shekuj është edhe dëshmi e vazhdimsisë së popullsisë iliro-shqiptare në trevat e sotme të Shqipërisë së Veriut.
bin selber ja auch ein Berish.