Vorbereitung auf den Papstbesuch in Albanien
Sheshi ku te dielen do fokusohen ekranet e mbare botes e ku do jene prezent 1200 gazetare te huaj
Bilder von albanischen Märtyrern christlichen Glaubens (kath. und orth.) welche speziell im Komunismus wie aber auch zuvor (Simon Jubani wurde z.Bsp. von Serben ermordet sowie auch Shtjefen Gjevoci) sind zur Vorbereitung in den Hauptstrassen Tiranas
Në foto: Paulin Fausti, Pater Gjon Shllaku, At Danjel Dajani në gjyqin para pushkatimit, në vitin 1948
- - - Aktualisiert - - -
***
Benedikti XV, Papa që e quajti Luftën I Botërore “masakër e kotë” dhe mbrojti fatet e Shqipërisë
Papa Benedikti XV njihet si Papa i Luftës së madhe por, më shumë, si Papa i paqes së madhe. Papnia e tij (1914-1922) u shtri në të gjithë hapësirën e vringëllimës së armëve e u karakterizua nga thirrjet e fuqishme për paqe kundër “masakrës së kotë”- “masakrave të kota”, që lënë pas gërmadha vendesh e njerëzish. Luajti një rol të dorës së parë në ndihmë të të burgosurve e të të plagosurve. Por ajo, që ka më shumë rëndësi, propozimet e tij ndikuan fuqimisht në tryezën e bisedimeve për paqe, në Konferencën e Parisit dhe në atë të Lidhjes së Kombeve, ku merreshin vendime mbi fatet e botës së pas Luftës.
Emri i Benediktit XV është i lidhur ngushtë edhe me fatet e tërësisë territoriale të Shqipërisë. E, natyrisht, me Kishën katolike në vend që, kur shpërthente Lufta I Botërore, ishte në kulmin e lulëzimit. Prej këndej i takoi nderi e detyra të luante një rol të dorës së parë gjatë Luftës, e sidomos, pas saj. Historia tashmë i ka vënë vulën këtij roli, pavarësisht se vijon të ketë edhe nga ata që e kundërshtojnë, duke u radhitur, dashur pa dashur, me armiqtë e Kombit. E ky rol lidhet me Konferencën e Paqes të Parisit, më 1919, e më pas, edhe me ndikimin e Lidhjes së Kombeve mbi fatet e Shqipërisë, falë mbrojtjes autoritare të çështjes shqiptare nga një delegacion i papërsëritshëm, që kishte në krye një prelat, Imzot Luigj Bumçin e një françeskan, Atë Gjergj Fishtën. “Çka do të thotë shekulli, kur të shohë në krye të këtij delegacioni një frat të përvujtë, veshë me zhgun e ngjeshë me konop të Shën Françeskut” e pati pyetur Papa Benedikti XV Fishtën, para nisjes në Paris, ku sigurisht nuk shihej kund hije zhguni as konopi. Po fryti i këtij zhguni, mbështetur fort nga Benedikti XV, e i petkut kuq e zi të Prelatit, që do të mbante ligjëratën me titull “Shqiptarët dhe të drejtat e tyre”, edhe sot e kësaj dite kryevepër e prozës oratorike, ishte shpëtimi i Korçës dhe i Gjirokastrës, që mbeten shqiptare. Ashtu si mbeti i pakundërshtueshëm, sepse i mbështetur mbi dokumente, që flasin vetë, roli i Papës Benedikti e i dy klerikëve, përfaqësues të Kishës katolike, të lidhur ngushtë me përfaqësuesit e dy feve të tjera, myslimane e ortodokse, në fatet e Shqipërisë. Të mirënjohura, fjalët e imzot Bumçit, me të cilat e niste bisedën me Papën, kundërshtar i luftave e i përçarjeve e dorëzanë i tërësisë territoriale të vendit të vogël ballkanik: “Të gjithë misat e Dergatës shqiptare, qi janë në Paris e qi shumica asht muslimane, më kanë çue këtu, para Shêjtnisë suej”. Fjalë me vlerë të madhe aktuale, në prag të vizitës së një Pape tjetër, që shkel në Shqipëri 100 vjet pas këtyre ngjarjeve, me të njëjtin shpirt!
Shkaqet që çuan në shpërthimin e Luftës I Botërore, një shekull më parë, vijojnë të studiohen nga historianët. Ndërmjet argumenteve, që thellohen e dokumentohen, është ai, që i kundërvihet konceptit të vlerësimit të Kombit deri në atë masë, sa të çojë në nacionalizëm të tepruar, i krizës shoqërore të Perandorisë austro-hungareze, i tregtisë së armëve, vizionit të luftës si “spastrim” i njerëzimit, i qëndrimit të Kishës e katolikëve ndaj luftës, i thirrjeve të Benediktit XV për ta shmangur rrezikun e katastrofës botërore dhe i rolit të Papës në mbrojtjen e interesave të popujve.
http://sq.radiovaticana.va/news/201...ën_i_botërore_“masakër_e_kotë”_dhe/alb-824808
- - - Aktualisiert - - -
- - - Aktualisiert - - -
- - - Aktualisiert - - -
- - - Aktualisiert - - -
- - - Aktualisiert - - -
Auschnitte aus Gjon Buzukus "Meshari". Sammlungen aus dem alten und neuen Testament, persönliche Gedanken und auch sonstige Texte im kirchlichen Gebrauch. Altalbanisch Mitte 16. Jahrhundert mit modernem albanischen Alphabet. In paar Beispielen wird aber noch GL für Q und GL für GJ gebraucht
«Të dashun, mos çuditni, vëllazënit e mij: në u ka shekulli ndë mënì, na dimë se na jemi nderuo prej mortjet mbë qiellët per se na duomë vëllazënìnë. Ai qi nuk do vëllaun, jet ndë mort. E i sillido'ta do keq të vëllaun, ashtë gjakës. E ju të dini se gjithë gjakës s'ka gjellë të glatë qi të jesë ndë të. E për këta na njohmë karitetin per se ai vu gjellën e tij per ne, e neve na duhe' me e vu për vëllazënit. Ai qi të ketë prej begatìet së 'botës e të shohë të vëllaun ndë nevojë e të mos i dhëmbet për të e të mos banjë misherjer përmbi të: si jet kariteti i t'ynë Zotit ndë të? Bijtë e mij, të mos duhemi me fjallë as me gluhë, por tue vepëruo ta-ç' për të dërejtë ashtë».
«Tuk ashtë begatìa juoj, atu të jetë edhe zemëra juoj».
«Zgjiedh librin e Jobit. - Tue klenë një ditë bijtë e Jobit e të bijat me ngranë bashkë ndë shtëpi të vëllaut tyne të parit lenë, i lajmi erdh tek Jobi e i tha: "Qetë por levronjin e garët [= gomerët] por kullosnjin ndaj ta, e rrynë [= vajt...ën vrap] Sabejt e grabitën gjithë qish kle, e trimat gjithë i lëshuon per fillit të shpatës, e u qyqe vetëm shpëtova". Edhe ky tue follë, erdh një t'jetër e tha: ''Zjarmi prej qiellsh u dorgj e dogj dhent me gjithë beruo [= barì], e u qyqe vetëm shpëtova''. E ky edhe tue follë, hënjë [= hë ja] një i jetër tue thashun: ''Kaldejt vunë tri kapëtanja me gjindët të tyne, e morrën gjithë gamilat e vranë gjithë trimat per fill të shpatës, e u qyqe vetëm shpëtova''. E ky edhe tue follë, erdh një t'jetër e tha: ''Bijt e tu e bijat e tua po hanjin ndë shtëpi të birit t'yt të parit lenë, e erdh një e madhe errë prej malësh së shkreta, e rrëzou të katër shtyllët e shtëpisë, e i zu gjithë ndën të, e i la gjithë vdekun, e veçë se u, qyqe vetëm shpëtova''. - E u ngrit permal Jobi e regëzini [= çorri] petëkat e tij, e rrou kryet e tij, e u lëshuo per dhe, e me adoruo tha: "Garuc u dolla prej barkut së mamës s'ime, e garuc [= lakuriq] perapë u të kthehem tek ajo! Taqish [= taç] Zoti ynë më pat dhanë perapë m'a muorr. Leuduo kloftë emënit e t'ynë Zotit!". - E per gjithë këta qi gjetun e kish, nuk ra ndë kat [= mëkat] Jobi. As kafshe [= lat. 'gjana'] të këmbyeme nukë folli kondra t'ynë Zotit».
«Ndë të zanit të shekullit bani Zoti ynë qiellë e dhenë. E dheu ish i pafrujt e i shprazët, e t'errtët ish permbi faqet të fundit të ujit; e shpirti i t'ynë Zotit lëvizej permbi ujënat. E tha Zoti ynë: ''Kloftë banë drita''. E u ba drita. E... pa Zoti ynë se drita ish e mirë; e dau Zoti ynë dritën prej së errtit. E grishi Zoti ynë dritën ''ditë'' e të errtët ''natë''. E u ba natë e duoll drita. E tha Zoti ynë: ''Kloftë banë të firmuomët per mjedvis ujënavet e ata të firmuom të dae ujënat prej ujënash''. E bani Zoti ynë të firmuomët, e dau ujënat qi ishnë perndën të firmuomit e ato qi ishnë permbi të firmuomët. E ashtu u ba. E grishi Zoti ynë të firmuomët ''qiellë''. E u ba natë e duoll drita; qi ashtë e dyta ditë. E tha Zoti ynë: ''U mbëledhshin ujënat perndën qiellët mbë një vend, e u duktë të thatët''. E ashtu kle. E grishi Zoti ynë të thatët ''dhe'' e të mbëledhunët e ujënave grishi ''det''. E pa Zoti ynë se ish fort mirë. E tha: ''Frujtoftë dheu bar, qi të banjë farën e lisit, qi të banjë pemë por si ashtë lisi, qi të ketë pemën, e pema të ketë farën e saj ndë vetëhenë permbi dheut''. E ashtu kle. E frujtou dheu bar, si i sillido bar farën por si ish bari, e lisat por si i sillido lis me farët të vet. E pa Zoti ynë se ish mirë. E u ba natë e duoll drita. E tha Zoti ynë: ''Kloftë banë dritë qi zdritë qielltë'' - qi ashtë e treta ditë - ''e ajo dritë daftë ditën prej natet; e klofshin me shenjë e ndë motëna, ndë ditët e ndë vjetët; e ato klofshin per dritë ndë të firmuomit të qiellve me banë dritë perpara Pashkës mbi dheut''. E ashtu kle. E bani Zoti ynë dy drita të mëdhaja: drita e madhe - qi ashtë Dielli - me zotënuo ditën, e drita e vogëll - qi ashtë Hanna - me zotënuo natën. E hyllit vu Zoti ynë mbë të firmuomit të qiellve me banë dritë permbi dheut, e me zotënuo natën e ditën, e me danë dritën prej së errtit. E pa Zoti ynë se ish mirë. E u ba natë e duoll dritë. E ditë e katërta. E tha Zoti ynë: ''Bafshin ujënat shpirtëna të gjalla, e shtanzë qi të fluturonjën per qiell, per ajërit ndë të firmuomit të qiellve. E bani Zoti ynë balena të mëdhaja e prej gjithë farësh pishq qi lëviznjën - qi ujënat dhanë vetëhej - si e sillado farë ashtë, e gjithë zog qi fluturon si qishdo farë. E pa Zoti ynë se ish mirë. E ata bekoi Zoti ynë tue thashun: ''Frujtoni, e shumoni, e mbushni ujënat e detit, e shtanzët qi fluturonjën u shumofshin permbi dheut''. E u ba natë e duoll drita: e pesta ditë. E tha Zoti ynë: ''Baftë dheu shtanzët e gjalla si qishdo farë gjoveda, e prej gjithë farësh prej shtanzësh dheut por si ashtë fara e tyne''. E ashtu u ba. E bani Zoti ynë shtanzët dheut por si e sillado farë, gjovedat por si ashtë fara e tyne, e gjithë shtanzë të dheut por si e sillado fara farën e vet. E pa Zoti ynë se ish mirë. E tha Zoti ynë: ''Bajmë nierinë mbë shëmbëlltyrë t'anë, e ai të zotënonjë pishqit e detit, e zogjtë e qiellve, e gjithë shtanzë prej katër kambësh, e gjithë farë e shtanzëve dheut''. E bani Zoti ynë nierinë mbë shëmbëlltyrë të vet; mbë shëmbëlltyrë të tij bani Zoti ynë mashkullin e femënën. E i bekoi e u tha atyne: ''Frujtoni, e shumoni, e mbushni dheun, e të zotënoni pishqet e detit e zogjët e qiellsë, e gjithë shtanzë qi të jetë permbi dheut''. E tha Zoti ynë: ''Hë një se u u kam dhanë gjithë bar qi ban farë permbi gjithë dheut, e gjithë pemë qi farë ka por si e sillado farë; juve me u klenë per gjellë. E gjithë shtanzë të dheut, e gjithë qish fluturon per qiell, e gjithë shtanzë qi ashtë permbi dheut, qi shpirt i gjallë ashtë ndë to, per se juve t'u jenë per gjellë''. E ashtu u ba. E pa Zoti ynë gjithë ata taqish kish banë se ish fort mirë. E u ba natë e duoll drita: e gjashta ditë. E klenë mbaruo qielltë e dheu me gjithë qish mbrenda ashtë. E mbaroi Zoti ynë të shtatën ditë vepërat e tij, qi ai banë kish; e pushoi të shtatën ditë prej gjithë vepërash së tijsh qi banë kish».
«Kush ë këjo qi vjen por si drita qi zbardhet, e bukur por si Hanna, e zgjedhun por si Dielli, e madhe por si ushtëria qi ashtë trajtuo per luftë?».
«E u ngrit 'prej dheut, e çelli sytë e nuk shih aspak. E atë, tue e shpu per duorsh, po' e shpinjin ndë qytet'.
E mbet tri dit papanë e pangranë e papinë».
«Shpirti tukdo dell, e i gjegjën zanin e tij, 'por s'di se kaha vjen as ku vete: ashtu ashtë gjithë kush ashtë lénë 'prej shpirti».
«Përò popullin, Zot! E atë ruoj me të ruojtun të jetës së glatë!».
«'E mbë të vuna të madh të dashun,- e por si vetëveti atij dhe nder, e prej gjithë sej u atë bana me ditun, e u atë e paçë batë zot permbi gjithë 'botën».
«Nd'atë mot tha Jezu Simon Pietrit: - Simon i Jonesë, a më do ma mirë se këta? - e i tha atij Pietri: Zot, SHTU. E ti e di se u të duo. - E i tha atij Jezu: kullot qengjat e mij. E i tha të dytën herë: - Simon i Jonesë, a më do mirë? - e i tha atij: - SHTU, Zot. E ti e di se u ty të duo».
«-Të korrët t'uoj të nglatet djerie së vjelash, e të vjelët djerie së mbjellash!»
«Ti i përvënë, ty të lusmë, neve gjegj: gjithë popullin ndë ARBANIIT, ata prej mortajet largo! Ty të lusmë, Zot». - «Zot, për muo Dom Gjonin, e për GJITHË NJERËZIT TË MIJ PREJ GJAKUT S'IM - e për miqtë e mij e për anëmiqtë e mij, për të gjallët por si të vdekunit. Amen». (1554-1555)
«Zot, ban mirë të mirëvet, e zemër të dërejtvet».
«Qish mos do të jetë banë ty, ti të mos e banjsh kujna. Kana mos vra. Kana mos shaj. Kana mos padit. Kujna për të keq mos ji. Mos kujto keq kujna».
«Ngreu e heja, e dashuna ëme, e e bukura ëme; hut ti. Pollumbi ëm, ndë plaset të gurit, ndë të fshehunat të gjerdhevet, deftomë të klenët t'at, banmë u ty të të gjegjënj zanin t'yt: për se zani jytë ashtë i amblë, e të panët t'at ashtë të dëshiruom».
«Hejani e blini, pa argjend e pa tregëtuo, venë e klomësht!
Për se shpenxoni argjendin e fedigën t'uoj, jo ndë TË GLINË?».
«E-, 'ai të bunjë 'ndë zemrat t'uoja».
«E-, tha atyne: «A kini kun gja 'sen këtu qish me ngranë?» - E ata i vunë përpara pak peshk të pjekun, e fyell mjalti; e faqe tyne hangrë».
«Nd'atë mot, tue ecun pranë detit-, pa dy vëllazën tuk shtinjin rrjetë ndë det, - e pa dy të tjerë- tue kërpitun rrjetët e tyne».
«-Ai, tue pasun ardhun, predikoi qi: -ndë dit të Noeut kur fabrikohe barka, -pak ma se tetë shpirtna s'klenë shpëtuo prej 'ujënash së Diluvit -
qi VJEN ME GLANË [vjen me ngja] si 'nëpër ujët të 'baptzimit t'ynë, qi ne na shelbon-».
«Bekuom kloftë Zoti Jynë, qi nuk na dha ndër të zanët të dhambve të tyne. Shpirti jynë, por si turmeci, kle shpëtuo, qi shpëton prej lakut së gjahtorëve. Laku u këput, e na klem shpëtuo».
«Mos dill deshmì-rreshëm askujna. As mos padit, as mos merr nderë kujna. E gjithë qishdo dam ai shoq kish prej teje: mbajtun je gjithë me i a kthye. Në ashtë nderja e kësaj jete, si të thomi se ti ''the keq për një gruo o vajzë se kështu bani e ajo vertet s'ashtë'': atu, je mbajtun asaj me i kthye nderën e saj, gjithë atyne qi the keq për të».
«Ti të mos dëshironjsh gjanë e huoj. Mos pasën, mos bashtinën. Mos kualt, mos lopët. Mos arën, mos kopështit. Mos ndonjë të mirë qi shoqi ka e ty të ndot keq se ka e ti s'ke, e me këtë dëshirë i a dëshiron ti me mujtun me i a marrë - ndo për kuserì, ndo për forcë, nuk kursenjshe».
«Qish ty mos ka anda, ti mos e ban kujna. Mos vidh. Mos grabit. Kan me mos ngënjye as për ndonjë udhë - mos tue tregëtuo, mos tue blenë, mos tue shitun, e ma fort me një të vobek (mirë se ligjëja thotë: mos të vobek, mos të begatë)».
«Të dashun, mos çuditni, vëllazënit e mij: në u ka shekulli ndë mënì, na dimë se na jemi nderuo prej mortjet mbë qiellët per se na duomë vëllazënìnë. Ai qi nuk do vëllaun, jet ndë mort. E i sillido'ta do keq të vëllaun, ashtë gjakës. E ju të dini se gjithë gjakës s'ka gjellë të glatë qi të jesë ndë të. E për këta na njohmë karitetin per se ai vu gjellën e tij per ne, e neve na duhe' me e vu për vëllazënit. Ai qi të ketë prej begatìet së 'botës e të shohë të vëllaun ndë nevojë e të mos i dhëmbet për të e të mos banjë misherjer përmbi të: si jet kariteti i t'ynë Zotit ndë të? Bijtë e mij, të mos duhemi me fjallë as me gluhë, por tue vepëruo ta-ç' për të dërejtë ashtë».
«Vëllazën e të dashun; të jetë gjithë nierì i shpjert me ndëgluo e i vonë me follë, e i vonë me u mënì; për se mënia e nierit nuk vepëron të dërejtën -. E për kaqë, na tue qitun mb'anë gjithë 'gja të paglanë e të shumuom për të keq, merrnie ndë të përvutë fjallën qi përmbi t'u vjen derdhun-».
«Vëllazën, u banj me ditun se ma ashtë hera, na prej gjumit me u ngritun; për se tash u afëruo të shelbuomët t'anë, ma se atë herë kur besuom. Nata shkoi, dita u afëruo. E përashtu qesmë mb'anë vepërat e herrta, e vishemi ndë armë të dritës, ashtu ecnjëm me nder, por si ditën».
«O Zot -, hiq të keqijat prej zemret së anmiqve të mijve, e ndë të dërejtët t'ande ata përdaj».
«Të vumët e kunorës» (pjesë).
«A do këtë të ri trim, o vashë, me marrë për fat veti, si ordhënon e shenjtja amë klishë katholike? - ''Duo''. - E këtu tri herë ti prift u thuo këto fjallë, e të tretën herë kanë me t'u përgjegjun se ''Duo''.
...
E tash thuo oratën përmbi unazët. - Lutemi atij qi neve bani; e atij qi neve na ep gjellë me se gjellìmë, neve e gjithë shekullit [botës]; e ai qi ban birë të vet, shpirtin t'ynë; e atij qi neve na falë jetën e amëshuome. Ti i nalti i qjellve, dergo të bekuomët t'at përmbi këtë unazë qi ajo gruo qi t'a banjë, të jetë armatisun prej fuqiet së qiellvet e t'i ndihmonjë, ajo mb'atë jetë me klenë e shëlbuome. Për t'ynë Zotin Jezu Krishtin Zotin t'ynë. Amen.
Beko, Zot, këtë unazë, qi na për emën t'at bekojmë, qi ajo qi t'a banjë: ndë paq t'yt kloftë, me mbetun e ndë vollundet t'ande të jetë e fortë, me mbetun e ndë të dashunë t'at të ketë me gjellë, e të mplaket e të shumonet, ndë të mirë gjellë vjetët e tyne paçin. Për t'ynë Zotin Jezu Krishtin Zotin t'ynë. Amen.
- E këtu qiti ujët e bekuom tue thashun: ''Zoti juve t'u mbae par, e ai juve t'u bekonjë prej së bekuomit së vet. Për t'ynë Zotin Krishtin e misherjershim. Amen. - T'u bekonjë juve Zoti Jynë. E t'u ruonjë juve Krishti i misherjershim. E ai juve u deftoftë faqet e tij. E ai juve kloftë i misherjershim. E ai juve u rutulloftë sytë e tij prei jush, e për herë mbi ju. E ai lëshoftë paqën e tij përmbi ju. E ai juve mbushtë prej gjithë së bekuomit së tij, e prej së birit e prej shpirtit shenjtë. E ndë herë të mortës s'uoj ai u liroftë prej gjithë mëkatesh, e ju të jini të denjë me pasun jetën e amëshuome. Amen».
«Hënjë se dimëni shkoi e shiu vot. E hënjë se lulet zunë me u dukun mbi dhet. E hera me kiem u afëruo. E zani i turtullit u gjegj ndë dheut t'ynë. Fiku zu me lëshuo të tijtë. E ërdhìt zunë me banë grestën, e lëshuon erën e endve të tyne».