Raporti i Krizës së Ballkanit
Balkans home
KOSOVE: TE PERBALLOSH JETEN NE KRUSHE TE VOGEL
English Bos-Hrv-Srp
Pas vuajtesh dhe dhimbjesh te shumta, grate ne kete fshat Shqiptar jane te vendosura te jetojne perseri.
Nga Richard Mertens ne Krushe te Vogel
Megjithese eshte 77 vjecare, Hanumsha Batusha, eshte ende energjike, dhe traditat Shqiptare te mikpritjes jane need te rendesishme per te. Ajo nxjerr nje jastek per vizitoret dhe i drejton ata per nga hija e nje peme qershie ne oborrin e saj, perpara se te ulet ne bar me nje buzeqeshje. "Jam mire," thote ajo per IWPR.
"Por si mund te jem mire kur kam humbur tre djem dhe pese nipper e mbesa?"
Pyetja e saj tregon dilemen e shume njerezve ne Krushe te Vogel, nje fshat bujqish me rreth 800 banore ne jug te Kosoves. Asnje vend tjeter nuk ka vuajtur me teper se sa ky fshat nga lufta ndermjet Shqiptareve etnik dhe forcave Serbe te sigurimit deri ne nderhyrjen e forcave te NATO-s ne pranveren e vitit 1999.
Me 26 Mars te atij viti, thuhet se ushtare, police dhe paraushtarake Serbe kane rrethuar fshataret Shqiptare - mesa duket ne shenje hakmarrje ndaj bombardimeve te NATO-s - dhe i kane derguar me force grate dhe femijet ne drejtim te Shqiperise.
Me pas, thuhet se burrat dhe djemte e rritur i kane mbledhur ne nje stalle ku i kane vrare me bresheri automatikesh perpara se ti vinin zjarrin nderteses. Mbi 100 vete mendohet te jene vrare ne kete ngjarje.
Tre vjet pas kesaj masakre, te mbijetuarit ende nuk e kane marre veten teresisht. Ndihmat nga organizatat e huaja bamirese kane ndihmuar ne rindertimin e fshatit, ne disa raste duke e bere ate edhe me mire se perpara luftes. Shtepi te reja me blloqe dhe beton ngrihen siper rrenojave te shtepive te vjetra me balte dhe tulla.
Fshati tani ka edhe nje qender per kujdesin e femijeve, dhe nje vend ku takohen grate si edhe nje fabrike te vogel ne te cilen specat qe prodhohen ne fshat shnderrohen ne pluhur. Nje shkolle e re fillore pritet te hapet kete vit shkollor.
Por rindertimi i jeteve ka qene me i veshtire, ndersa pothuajse cdo familje ne fshat ka humbur nje ose me shume te aferm.
Krusha e Vogel eshte nje fshat pa burra: masakra ka lene rreth 80 gra te ve. Ndersa dhimbja e te mbijetuarve eshte fshehur per disa kohe nga pesha e pergjegjesive te reja, kalimi i kohes ka sheruar disa plaget e tyre.
"Kur jemi kthyer ne fillim, ne flisnim vetem per luften dhe humbjen e njerezve tane," thote mesuesja e shkolles Shpresa Shehu, e cila drejton edhe qendren e grave.
"Kishte dite qe ne nuk mundeshim as te hanim, dhe ndersa dhimbja ende nuk eshte zhdukur, tani sikur jemi mesuar me te. Ne duhet te jetojme, te kujdesemi per femijet tane dhe per shtepite. Ne nje fare menyre keto gjera na e largojne mendjen nga ajo qe ka ndodhur".
Nje pike e rendesishme kthese per fshataret ka ndodhur ne fund te pranveres. Me 11 Qershor, dy te mbijetuar nga ajo masaker kane deshmuar ne gjyqin per krime lufte te ish presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviq. Pamjet filmike te seancave te zhvilluara ne Hage jane ndjekur ne te gjithe Kosoven ne transmetimet e televizionit te protektoratit, dhe pothuajse cdo njeri ne Krushe te Vogel i ka ndjekur keto seanca.
Pjesa me madhe e fshatareve i dinin hollesite e ngjarjes por per disa te tjere, dhe vecanerisht per grate e fshatit, transmetimi nga Haga ka qene rasti i pare per te degjuar direkt argumentat.
Fshataret e kane pasur shume te veshtire te pranojne humbjen e tyre, edhe per faktin se trupat e te vrareve nuk jane gjetur ende.
"Ne nje fare menyre ne shpresonim qe ata te kishin humbur dhe te ktheheshin perseri," thote Shemsije Batusha, nje nga nuset e Hanumsha Batushas, e cila ka humbur burrin e saj Milaimin.
"Megjithate, kur kemi degjuar deshmitaret ne Hage qe kane treguar para gjykates se si njerezit tane jane vrare dhe djegur, dhe si kane mbijetuar vetem gjashte, qe prej atij momenti, ne kemi kuptuar se ata jane vertete te vdekur dhe nuk do te kthehen kurre".
Kjo gje ka ndihmuar grate e fshatit te perqendrojne energjite e tyre ne drejtime te tjera. Ne javet pas paraqitjes se fakteve ne Hage per ngjarjet ne fshat, Batusha dhe vejushat e tjera kane marre certifikatat e vdekjes nga bashkia lokale me qellim qe te bejne kerkesen per pension.
Shume prej tyre kishin filluar te mesonin te ngisnin makinat, te plugojne tokat, te mbjellin dhe te perdorin kompjuterin - nje dije e cila nuk ka ndonje perdorim ne fshat, por qe shume prej grave e konsiderojne te domosdoshem per boten moderne.
Burr ii Shkurta Hajdarit, babai dhe tre nga xhaxhallaret e saj jane nder ata qe kane humbur jeten ate nate. Per te mbajtur veten e saj dhe grate e tjera te familjes, Hajdari ka filluar te fitoje te ardhura nga qepja, dhe ndonjehere punon edhe ne qendren e kujdesit te femijeve ne fshat. "Pervec parave, me ben edhe mire," thote ajo, e ulur jashte shtepise se saj nen driten e perendimit te diellit. "Nese qendroj ne shtepi, mendoj vetem per humbjen e njerezve te mi".
Ne nje fare menyre, Krusha e Vogel eshte nje pasqyrim i problemeve me te cilat perballet e gjithe Kosova tre vjet pas luftes. Pak njerez kane nje pune, dhe shumica kane pak shprese per te gjetur nje pune. Shume familje mbjellin cop ate vogla toke jashte fshatit, por prodhimet e tyre jane te pakta dhe nuk shiten ne tregjet lokale. Vala e ndihmes se huaj e cila ka ndihmuar ne rindertimin e fshatrave tani nuk vazhdon me.
As edhe prezenca e Millosheviqit ne Hage nuk perben ndonje lehtesim te madh. Ish drejtuesi Serb eshte akuzuar per masakren ne Krushe te Vogel nder krimet e tjera, por shume fshatare theksojne se ai eshte vetem nje prej njerezve te shumte te cilet kane qene pergjegjes.
"Ndjej nje fare kenaqesie kur e shoh Millosheviqin ne Hage," thote Ramadani, i cili ka humbur dy djem, njeri prej te cileve vetem pak me i madh se 15 vjec. "Por do te ishte nje kompensim me i madh nese para gjyqit do te ishin edhe kriminelet te cilet kane kryer krimet ketu".
Richard Mertens eshte nje gazetar i Christian Science Monitor i vendosur ne Maqedoni.