K
Karim-Benzema
Guest
Të dhëna për minoritetin maqedonas
Në Republikën e Shqipërisë minoritarë maqedonas banojnë kryesisht në rrethin e Korçës (Komuna e Pustecit), në rrethin e Devollit (fshati Vërnik), por edhe në qytetin e Korçës, Pogradecit, Bilishtit, Tiranës, Durrësit, Beratit etj. Minoritarë maqedonas banojnë në zonën e Gollobordës (Peshkopi) dhe në zonën e Gorës (Kukës).Minoriteti maqedonas me banim në komunen e Pustecit dhe në fshatin Vërnik është njohur nga shteti shqiptar që në vitet e para të pasçlirimit (1945) me të drejtat për përdorimin e lirë të gjuhës amtare maqedonase, të shkollimit të fëmijëve deri në klaseën e katërt të arsimit fillor, të ruajtjes e zhvillimit të traditave kulturore, zakoneve etj. Drejtuesit e përfaqesuesit e pushtetit vendor në këtë zonë kanë qënë e janë minoritarë.
Shteti demokratik, pas vitit 1991, bazuar në konventat ndërkombetare dhe ligjet e vendit pasuroi më tej të drejtat kryesisht në fushën e arsimit, duke plotësuar kurrikulat për arsimimin e fëmijëve minoritarë maqedonas deri në klasën e tetë ( me rreth 60 % të lëndëve mësimore në gjuhën amtare maqedonase) dhe në dy vitet e para të shkollës së mesme të përgjithshme në zonën minoritare mësohet lënda e gjuhës amtare dhe letërsia.Në planet mësimore u shtua lënda “Historia e Maqedonisë” si dhe njohuri për gjeografinë etj të Maqedonisë. Kuadri mësues dhe drejtues që në nivelin e arsimit parashkollor deri në arsimin e mesëm është vendas, me arsim përkatës të fituar në R. Shqipërisë dhe R. Maqedonisë, por me kualifikim pjesor për zhvillimin e mësimit në gjuhën amtare.
Minoriteti maqedonas ka përfaqesuesit e tij në pushtetin vendor.
Funksionojnë disa organizata dhe shoqata për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit maqedonas në vendin tonë.Organizata “Drushtvo Prespa” funksionon që në vitin 1991, po në këtë vit janë themeluar shoqatat “Mir” dhe “Gora”, më vonë u krijua edhe shoqata “Med”. Të katra këto organizata e shoqata kanë formuar “Unionin e maqedonasve të Shqipërisë” dhe në vitin 2006 është formuar partia “Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian”.Në zgjedhjet e para, ku mori pjesë kjo parti, fitoi komunën e Pustecit.
Minoriteti maqedonas ka ruajtuar dhe zhvilluar kulturën e traditat e veta.Grupet folklorike të këtij minoriteti kanë marrë pjesë në shumë festivale folklorike kombëtare në kohën e monizmit si dhe në shumë veprimtari kulturore kombëtare dhe lokale në vitet pas 1991, megjithëse ndihma konkrete nga ana e shtetit ka qënë shumë e kufizuar.
Zona e Prespës me VKM nr. 80 datë 18.02. 1999 është shpallur park kombëtar i kategorisë së dytë , që është më i madhi në shkallë vendi, me një sipërfaqe të përgjithshme 27750 ha.
Banorët e Prespës merren kryesisht me bujqësi, blegtori e me peshkim. Lëvizja e lirë pas vitit 1991 solli zhvillime të reja për banorët minoritarë të Prespës në të gjitha fushat e jetës, por mungesa e infrastrukturës dhe e investimeve nuk ka lejuar përdorimin e potencialeve të mëdha të bukurisë së natyrës dhe të turizmit. Zbatimi i shumë projekteve në fushën ekonomike dhe arsimore do të sjellin zhvillime të reja.
Në fshatin Gollomboç të zonës së Prespës, lindi shkrimtari i njohur Sterjo Spasse (1914-1989), që krijoi në gjuhën shqipe dhe është përkthyer në 20 gjuhë të huaja.