Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Parlamentswahlen in Nordmazedonien 05.07.2020

  • Ersteller Gelöschtes Mitglied 28870
  • Erstellt am
Rezultatet e para tregojnë se formimi i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë një proces i lehtë. Ndërkohë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende nuk ka konfirmuar rezultatet finale dhe shpërndarjen e mandateve me formulën e D’Hontit, duket se LSDM ka fituar 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, koalicioni ASH-AAA 12, Levica (E majta) 2 dhe PDSH ka 1 deputet.

Këto numra paralajmërojnë një periudhë të gjatë, të mundshme dhe me shumë të papritura në formimin e qeverisë. Në bazë të nenit 90 të Kushtetutës, mandat për formimim e qeverisë merr ai politikan që siguron ose mund të sigurojë shumicë prej së paku 61 deputetësh në Parlament.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i kuvendit mandatin për formim të qeverisë t’ia jap kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në parlament. Mandati në afat prej 20 ditësh nga dorëzimi i mandatit, kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e qeverisë.Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve”, thuhet në Kushtetutë. Mandatin e jep presidenti i shtetit, ndërkohë që ky rol i tij në të shumtën e rasteve është formal. Në rastet kur ka mosmarrëveshje rreth asaj se kush duhet të marrë mandat ose cili ka shumicën në Parlament, atëherë rili i presidentit të shtetit është vendimtar në caktimin e mandatarit.

Pritet që mandati t’i jepet liderit të partisë fituese LSDM, Zoran Zaev, i cili do të ketë në dispozicion 20 ditë ta formojë qeverinë. Para vetes do të ketë dy mundësi: e para – të formojë qeveri me BDI-në dhe kështu të sigurojë një shumicë minimale (46+15); dhe e dyta – me koalicionin ASH-AAA, Levicën dhe PDSH (46+12+2+1). Të dy skenarët janë vështirë për t’u realizuar, ndërkohë që i dyti duket edhe i pamundshëm edhe i paqëndrueshëm. Zaev si mandatar do të duhet të trokasë te dera e Ahmetit, me të cilin kishte përplasje të fuqishme retorike gjatë fushatës. Pozicioni fillestar i BDI-së në negociata do të jetë posti i kryeministrit, gjë që duket se nuk mund ta pranojë LSDM. Varianti i dytë i Zaevit do të jenë Ziadin Sela e Afrim Gashi, Dimitar Apasiev dhe Menduh Thaçi. Duket si mision i pamundur bërja bashkë në një koalicion i Selës dhe Thaçit, deri në vitin 2013 ishin bashkë në PDSH, si dhe bindja e Apasievit të përkrahë Zaevin, kur dihet se ngritja e tij në skenën politike ishte mbi retorikën e ashpër anti-LSDM. Pra, në të dyja variantet Zaev do ta ketë vështirë të formojë shumicë parlamentare.

Nëse LSDM brenda 20 ditëve nuk arrin të sigurojë së paku 61 nga gjithsej 120 deputetë në Parlament, atëherë presidenti i shtetit ia jep mandatin partisë së dytë, në këtë rast VMRO-DPMNE-së. Lideri i saj Kristian Mickovski mund të arrijë te shumica minimale me BDI-në dhe Levicën (44+15+2), por nuk ka alternativë pa partinë e Ahmetit. Ky i fundit edhe me VMRO-DPMNE-në pritet ta vë në tavolinë kushtin e kryeministrit, të cilin kjo parti nuk është shprehur e prerë kundër.

Në rast se brenda afatit 20 ditor as VMRO-DPMNE nuk arrin ta formojë qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së tretë – BDI-së. Ky është një skenar më pak i mundur, por nëse ndodh Ahmeti do të ketë para tij dy opsione: i pari – të bindë LSDM ta përkrahë pasi t’a ketë refuzuar në formimin e qeverisë Zaev; dhe i dyti – të lidhë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, ASH-AAA dhe mbase PDSH. Opsioni i dytë duket më lehtë i realizueshëm pasi partia e Mickovskit nuk ka kundërshtuar me vendosmëri mundësinë e një kryeministri shqiptar, kurse partitë shqiptare madje e kanë përkrahur si ide.

Duke marrë parasysh këto konfiguracione dhe matematika paszgjore, formimi i qeverisë mund të zgjasë deri në tre muaj. Gjatë kësaj periudhe shumë të papritura mund ndodhin, ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që vendi sërish të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.
 
Wahlfälachung Hmmm? Eher nicht.
Also ASH gewann in Gostivar, Vrapciste, Aracinovo, Bogovinje und Studeniçani.

Besa gewann in Zelino, Brvenica und Kumanovo. Besa als einzelne Partei hat ungefähr 35-40.000 Stimmen gewonnen.
Wie man es vermutet hat.

Weißt du, wieviel % das sind?

Ich habe hier noch eine interessante Analyse gelesen:

Balkan Insight

Was haltet ihr davon? Klingt ja so wie das auf dem Balkan üblich ist. Jede Partei kümmert sich um ihre Klientel und verschafft ihnen Jobs im Staatsapparat... ich frage mich wieso die EU so etwas toleriert. Klar, die wollen Stabilität auf dem Balkan, aber wer ernsthaft in die EU möchte, muss schon Jahre davor solche Verhältnisse beenden.
 
Vielleicht schafft es Edi Rama die albanischen Politiker in Nordmazedonien zu einigen. Ich wähle nicht solange diese verschiedenen Parteien gespalten sind, diese Punkte müssten erfüllt werden.

1. Eine gemeinsame Koaltion
2. die Wiedervereinigung mit Albanien ins Programm
3. neue Strassen& Grenzübergänge mit der Republik Albanien und der Republik Kosovo
 
Zurück
Oben