Varri i Skenderbeut, rrënojat e një kishe rikthejnë tezat e vendndodhjes
Në kuadër të një projekti të përbashkët shqiptaro-gjerman që synon ndjekjen e qytetit në periudhën helenistike, kanë dalë në dritë edhe disa mbetje arkitektonike, jashtë përmbajtjes së studimit. Ky sektor ndodhet para Memorialit.
....
Sipas arkeologut Gëzim Hoxha, këto struktura mund të thuhet se fillojnë nga periudha e antikitetit të vonë, shek IV- VI pas Krishtit deri në Mesjetë. "Nuk e themi me siguri absolute, por ka shumë gjasa që të kemi të bëjmë me një strukturë arkitektonike që lidhet me praninë e një kishe. Me sa duket kemi të bëjmë me një pagëzimore, baptister në gjuhën arkeologjike, e cila ka shërbyer së paku nga shek XII-të e më vonë, por mund të jetë edhe më e hershme", - shprehet Hoxha. Ndërsa lidhja e këtyre strukturave me të dhëna që na ofron historia të çon edhe njëherë te teza mjaft e diskutueshme e vendndodhjes së varrit të Skënderbeut.
...
Hoxha shprehet se "ky zbulim shkon mjaft mirë në përputhje me ato çka studimet më të hershme arkeologjikë kanë thënë, se nën Memorialin e Skënderbeut ndodhej një kishë shumë e hershme e cila është rinovuar në shekullin e XII-të, është rinovuar përsëri në shek e XIV-të dhe në të cilën u varros heroi i kombit, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe që pas pushtimit turk u kthye në xhami. Pas tërmetit të 1979-ës, këtu u ndërmorën kërkime arkeologjike të një niveli të lartë dhe u vendos të ngrihej ajo që u quajt përkujtimorja ose Memoriali i Skënderbeut".
....
Hoxha thekson se zbulimi i Memorialit "është një e dhënë plus që të themi që këtu ka qenë një kishë e rëndësishme e qytetit të Lezhës dhe siç e thonë burimet historike, Skënderbeu është varrosur në një kishë të rëndësishme siç ishte Katedralja e Shën Kollit. Argumenti arkeologjik që ne sjellim është një plus për këtë mendim, por nuk është përfundimtar.