• Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Sporti Kosovar/Kosovo Sport

Mit Blick auf die Situation des Fussballverbandes von Kosovo sagte der FIFA-Präsident: "Als Teil unserer Mission der globalen Förderung des Fussballs und mit Blick auf dessen einende, erzieherische, kulturelle und humanitäre Werte ist es unser Anliegen, den Menschen in Kosovo die Schaffung geeigneter Strukturen zu ermöglichen, um ihrer Leidenschaft für den Fussball zu folgen."Blatter zu Besuch in Serbien - FIFA.com

blatter zu besuch in serbien....
dabei wurde auch das thema des fussball in kosova angesprochen!!!
sollte alles gut gehen mit serbien und der umsetzung der vereinbarungen so dürfte kosova an der quali zur em 2016 mitmachen...
 
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Kosova në festë, sot yjet e futbollit zbresin në fushë
Prishtina VS yjet e futbollit kosovar. Do të jetë kjo miqësorja që do të zhvillohet sot në kryeqytetin e Kosovës. Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafa, është parashikuar të zhvillohet një spektakël i madh i futbollit. Në orën 19:00 do të zbresin në fushë futbollistët më të mirë kosovarë që aktivizohen në Europë. Këta të fundit do të përballen me kampionin aktual të Kosovës, FC Prishtinën. Yjeve të Kosovës në këtë spektakël të futbollit do t’u bashkëngjiten emra si Lorik Cana, Granit Xhaka, Valon Behrami, Armend Dallku, Kristian Nushi, Mërgim Mavraj, Valdet Rama, Samir Ujkani, Migjen Basha e Vullnet Basha, Shefki Kuqi e shumë të tjerë që aktivizohen në klubet më të dëgjuara të Europës. Një pjesë e tyre luajnë prej vitesh me Kombëtaren e Shqipërisë. Ky do të jetë një rast i mirë që tifozët kosovarë të kenë pranë idhujt e tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat vendëse, para miqësores publikun do ta argëtojnë edhe yjet e njohur të muzikës si Leonora Jakupi, Sinan Vllasaliu etj. Për tifozët, dyert e stadiumit do të hapen që në orën 17:00.
REMZI EJUPI “Është kënaqësi që erdhi ky moment që me gjithë këto yje kosovare, që luajnë nëpër Europë, të jemi këtu pranë jush. Ideja ka qenë e kahmotshme të organizohet një ndeshje e tillë dhe falënderimet më të mëdha u shkojnë Lorikit, Valonit, Granitit që e kanë përkrahur, por edhe ideuar. Ata, të paktën moralisht e përkrahin futbollin kosovar dhe gjeneratat e reja. Ky është një organizim me rastin e 90-vjetorit të FC Prishtinës e po ashtu edhe në rastin e ditës së çlirimit të Prishtinës, ku përveç ndeshjes do të ketë edhe organizim artistik para ndeshjes”, – tha Remzi Ejupi, kryetar i FC Prishtina dhe organizuesi kryesor i kësaj ndeshjeje.
LORIK CANA – Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare dhe lojtar i Lacios ka pohuar: “Kam kënaqësinë të jem në mesin e juaj dhe në mesin e bashkëlojtarëve e shokëve të mi dhe të gjithë njerëzve që e përfaqësojnë lart Kosovën. Iniciativa është marrë së pari nga FC Prishtina e pastaj nga ne futbollistët. Me shumë dëshirë dhe kënaqësi kemi pranuar ftesën të jemi prezent, megjithë impenjimet që kemi në klubet ku luajnë, duke privuar edhe jetën private dhe pushimet. Kështu që për ne është më shumë se kënaqësi, si dhe detyrim, që të jemi në mesin e njerëzve tanë dhe t’ju dhurojmë me rastin e përvjetorit të FC Prishtina sa më shumë gëzim. Ky përvjetor është shumë i rëndësishëm edhe për babain tim, sepse të gjithë e dini çfarë ka dhënë KF Prishtina për futbollin jo vetëm kosovar. Le t’u japim spektakël të gjithë atyre që na shikojnë dhe të kalojmë pak kohë me ta. Të kënaqemi të gjithë së bashku. E nëse mund t’ia arrijmë, ky eveniment le të dëgjohet e të ketë jehonë edhe jashtë Kosovës, sepse do të ishte shumë gjë e mirë. Mesazhi më i madh i këtij takimi është vetë prezenca e këtyre futbollistëve të mëdhenj. Nuk ka fakt më të madh se sa prezenca e tyre në klubet e mëdha evropiane. Paraqitjet e tyre e bëjnë të njohur vendin nga kanë prejardhjen, Kosovë.”
AGIM CANA - Babai i Lorikut, Agim Cana, do të jetë trajner i “Yjeve ” në këtë ndeshje. Ai ka qenë futbollist i gjeneratës së artë të KF Prishtina, ndaj u shpreh i emocionuar. “Është një moment tepër i veçantë për mua. Pas një kohe të gjatë kthehem në shtëpinë dhe klubin tim, i cili më mundësoi të jem aty ku tani jam. I falënderohem të gjithë çunave që me pjesëmarrjen e tyre, me mundin dhe kohën e tyre, kanë sakrifikuar kohën për të qenë sëbashku me ne. Kjo tregon se me të vërtetë janë me ne. Është shumë gjë e bukur prej tyre. Ne të gjithë së bashku, kryetari Remzi Ejupi, ju mediat, të realizojmë ëndrrën e shumë e shumë gjeneratave dhe shumë të tjerave që do të vijnë pas nesh, t’i shohin dhe të marrin shembull, sepse jam i sigurt që të gjithë ëndërrojnë që një ditë t’i shohin gjallë yjet e futbollit kosovar. Ky eveniment është një gjë e shkëlqyer, një gjë historike, shembull për t’u marrë nga të gjithë ata që ushtrohen me futboll dhe adhuruesit e tij. Ne shqiptarëve, sidomos, na ka lidhur shumë futbolli, sepse është një profesion që të gjithë e kemi dashur. Unë u falënderohem të gjithë futbollistëve për prezencën e tyre dhe ju dëshiroj mirëseardhje, duke iu uruar të shtunën një mbrëmje të mirë, – tha ai. – U kërkoj falje për të gjithë ata futbollistë të tjerë që për arsye të ndryshme nuk do të jenë prezent, ndërsa kisha dashur që kësisoj grumbullimesh dhe ndeshjesh të jenë tradicionale, sepse janë momente të shkëlqyera.”
VALON BEHRAMI – Valon Behrami, futbollist i Napolit dhe i Zvicrës u shpreh. “Unë dhe Graniti prezantojmë të gjithë futbollistët që kanë marrë një rrugë tjetër ndërkombëtare, sepse përfaqësojmë Zvicrën. Besoj se iu kemi ndihmuar të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër me shembullin tonë. Ne ju kemi dhënë tjetër pasqyrim atyre. Jeta e çdoditshme që kanë të gjithë ata nëpër punët e tyre ka ndryshuar. Dhe ne këtu kemi ardhur të përfaqësojmë edhe anën tjetër. Besoj se të gjithë duhet të jenë krenarë me çfarë bëjmë dhe kemi bërë jashtë Kosovës. Pra, ne kemi ardhur të përfaqësojmë të gjithë këta futbollistë jashtë Kosovës dhe për të gjithë ata që do të bëhen futbollistë të ardhshëm”, tha Behrami.
GRANIT XHAKA – Granit Xhaka, futbollist i Zvicrës dhe i Borusias së Mynshegladbahut nënvizoi në fjalën e tij: “Unë dua të them se duhet t’i tregojmë Evropës çfarë lojtarësh pozitiv kemi. Besoj që prezenca jonë këtu ka ndryshuar qasjen negative që kanë pasur ndaj nesh. Kemi kontribuar fort që të ndryshohet ajo pamje. Loja jonë, fansat që kemi mbrapa, ka bërë që të ndryshohet mendimi për shqiptarët. Ju falënderohem klubit Prishtina për respektin që ka treguar ndaj nesh dhe mundësisë së shfaqjes në stadium nesër.”
Pyetjes së po të ishin gjithë këta futbollistë në kombëtaren shqiptare, a do të vihej në pikëpyetje kualifikimi në botëror, zgjoi të qeshura jo vetëm tek futbollistët, ndërsa Lorik Cana theksoi se do të kualifikoheshin si favorit i madh, ndërsa Behrami as nuk gjente fjalë për t’u përgjigjur, duke u pajtuar plotësisht me kapitenin e kombëtares shqiptare. Të gjithë mysafirët, sidomos futbollistët, patën edhe pyetje tjera jashtë ndeshjes.

Burimi: Torino e blen gjysmën e kartonit të Bashës për 700 mijë
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
die u20 von kosova bekommt eine richtige ohrfeige von ägypten....

2 min. vor schluss 0:8 im rückstand
 
Leider ned... Diese schwanzlutscher von rtk labbern über den confedcup..
 
Technische Probleme , echt peinlich sowas nicht hinzubekommen .
 
Zurück
Oben