Europaabgeordneter Bernd Posselt (CDU) auch gegen die Geschichtsänderung in Kosova.
dtt-net.com, Brussels/Prishtina – A German member of the EU parliament says Turkey should stop meddling in Kosovo’s history school books over brutal Ottoman Empire’s five-century invasion of the region and instead ‘reflect about its own teaching about history to young Turkish people’.
http://www.dtt-net.com/en/index.php?page=view-article&article=5775
[h=1]Eurodeputeti gjerman kundër rishikimit të historiografisë shqipe[/h]
Publikuar: 29.03.2013 - 08:31Prishtinë, 29 mars - Rishikimi i librave të historisë, në pjesën ku bëhet fjalë për Perandorinë Osmane, pos në qarqet shqiptare ka ngjallur reagime edhe në qarqet evropiane. Deputeti i CDU-së në Parlamentin Evropian, gjermani Bernd Posselt, në një intervistë të botuar në agjencinë e lajmeve “dtt-net.com”, ka kërkuar nga Turqia që t’i mbajë duart larg teksteve shkollore të Kosovës.
“Turqia duhet të mos përzihet në librat shkollorë të Kosovës për historinë lidhur me okupimin brutal pesë shekuj të vendit dhe rajonit nga Perandoria Osmane. Në vend të kësaj ajo duhet të mendojë se si t’ua mësojë historinë e saj të rinjve turq”, citohet të ketë thënë eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt.
Ai është shprehur se presioni i Qeverisë së Turqisë ndaj Qeverisë dhe historianëve të Kosovës është i papranueshëm dhe ai duhet të ndalet.
“Është e papranueshme që një ish-fuqi kolonizuese përpiqet që të bëjë presion ndaj një kombi të lirë evropian, i cili ka qenë një ndër viktimat shekuj me radhë ndaj interpretimeve të mënyrës së vjetër të historisë. Populli i Kosovës duhet që të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë të rinjve të saj. Kosovarët po e bëjnë këtë në mënyrë shumë të arsyeshme”, i ka thënë ai kësaj agjencie.
Posselt, sipas kësaj agjencie, ka thënë se librat shkollorë duhet të jenë të bazuar në të vërtetën.
Eurodeputeti gjerman kundër rishikimit të historiografisë shqipe - Lajme - Koha Net