B
Bloody
Guest
Eksportet në Portin e Durrësit rriten me 2.4 herë
Eksportet e mallrave vendase nga porti i Durrësit për në drejtim të vendeve të tjera në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë pësuar një rritje 2.4 herë më shumë, krahasuar me një vit më parë.
Gjatë kësaj periudhe, në portin më të madh të vendit kanë mbërritur më shumë se 1 milionë ton mallra importi, ose 20 për qind më pak se sa në periudhën janar-qershor të vitit 2009. Autoritetet Portuale bëjnë të ditur se gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, anijet tregtare dhe tragetet e linjave kanë ngarkuar afro 560 mijë ton mallra shqiptare të llojeve të ndryshme, ose 308 mijë ton më shumë se sa sasia e mallrave e përpunuar në dalje nga porti detar gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2009, të cilat më pas janë nisur drejt vendeve të tjera.
Sipas tyre, vetëm kamionët dhe trajlerat e transportuar me tragete drejt porteve të Italisë, kanë eksportuar afro 136 mijë ton mallra, ose 30 mijë ton më shumë se sa periudha janar-qershor e vitit të kaluar.
Çimentoja dhe pluhuri klinker për çimenton, zënë vendin e parë në listën e mallrave të eksportuar nga porti i Durrësit, me rreth 91 mijë ton gjithsej, ndërsa në tabelat e vitit të kaluar ky lloj malli mungonte krejtësisht-thanë burimet portuale, sipas të cilave, në listën e mallrave të eksportuara me anije gjatë këtij viti është shtuar edhe llamarina me më shumë se 66 mijë ton gjithsej.
Gazeta Start: Eksportet n Portin e Durrsit rriten me 2.4 her