Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
PD-PS, ekziston vullneti për zgjidhjen e krizës


Takimi i sotëm mes dy përfaqësuesve të partive politike kryesore, duket se po afron zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.




Përfaqësuesi demokrat Astrit Patozi dhe socialisti Gramoz Ruçi, mbajtën nga një konferencë shtypi menjëherë pas takimit dypalësh. Ruçi u shpreh se mes palëve ekziston një vullnet që mund të çojë në zgjidhjen e ngërçit.

"Diskutuam dhe ramë dakord për ngritjen e një komisioni të ri hetimor për zgjedhjet, ku drejtimin do ta ketë opozita. Në takimet që do të pasojnë do të njihemi edhe me modalitetet ligjore", u shpreh z. Ruçi.

Sipas përfaqësuesit të opozitës, është rënë dakord që objekt i hetimit të komisionit do të jetë gjithçka që ekziston në kutitë e materialeve zgjedhore, ndërsa të gjitha institucionet shtetërore të jenë të detyruara të përgjigjen në një afat shumë të shpejtë, mundësisht 7 ditësh.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PD-së deklaroi pas takimit se i ka bërë të qartë bashkënegociuesit Gramoz Ruci, se maxhoranca është për respektimin e plotë të shtetit ligjor, dhe brenda këtyre hapësirave është gati të pranojë cdo lëshim të opozitës.

“Jemi gati të implementojmë frymën e rezolutës së Parlamentit Evropian, duke theksuar se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dokument që i referohet Shqipërisë që do të përfshijë në radhët e tij kapërcimin e nenit të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit", u shpreh Patozi.

Ky ishte takimi i parë negociues, i cili do të pasohet edhe nga të tjerë.




Gazeta Start: PD-PS, ekziston vullneti pr zgjidhjen e krizs
 
Berisha: 3.2 miliardë euro kredi për infrastrukturën


Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot, se qeveria do të marrë 3.2 miliardë euro kredi, të cilat do të përdoren tërësisht për investime në infrastrukturë.


Sipas kryeministrit shqiptar, autostrada Tiranë-Elbasan do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Banka Islamike e Zhvillimit. Gjithashtu, BERZH do të financojë e vetme projektin Qafë Plloçë-Librazhd, si dhe disa rrugë rurale në bashkëpunim me Bankën Islamike dhe Fondin OPEK.

Ndërkohë sipas kryeministrit Berisha, Banka Gjermane e Zhvillimit (KFW) ka marrë përsipër linjën e interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë, dhe po konsideron me përparësi linjën e interkonjeksionit me Shkupin. Po ashtu, e njëjta bankë ka angazhuar fonde për një turbinë të re në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Ndërsa Banka e Detit të Zi merr përsipër financimin e Rrugës së Arbrit. Boshti i Jugut do të merret përsipër nga Fondet e Gjirit. Kurse qeveria austriake jep një kredi të butë për modernizimin me teknologjinë e fundit të 6 spitaleve.

Sipas kryeministrit, këto kredi në shumën e 3.2 miliardë eurove, tregojnë besimin e institucioneve financiare ndërkombëtare te ekonomia shqiptare. Sipas tij, një faktor shtesë që u vlerësua nga partnerët financiarë të qeverisë, ishte edhe ristrukturimi i fundit i buxhetit.



Gazeta Start: Berisha: 3.2 miliard euro kredi pr infrastrukturn
 
Tiranë, 15 korrik - Qeveria shqiptare miratoi dje një paketë marrëveshjesh të rëndësishme financiare, evropiane dhe ndërkombëtare me vlerë prej 3.2 miliardë euro, në kuadër të projekteve infrastrukturore në rrugë, energjetikë dhe lidhje elektrike.
Mes tjerash kryeministri Sali Berisha bëri të ditur se qeveria e tij është duke bërë të gjitha përpjekjet për të mundësuar financimin e linjës hekurudhore, që do të lidhë Tiranën me Prishtinën. "Kam kënaqësi që në këtë mbledhje, ne miratojmë kredi të mëdha për Shqipërinë, të cilat përfshijnë të gjitha fushat, kredi shumë të rëndësishme për financimin e infrastrukturës së vendit. 3.2 miliardë euro është financimi me të cilin Shqipëria do të ndryshohet tërësisht në infrastrukturën e saj rrugore, në infrastrukturën ujore, në energjetikë, në lidhjet e saj elektrike". Berisha i ka kërkuar BERZH-it , një institucion i madh financiar, të konsiderojë me seriozitetin më të madh projektin madhor midis Tiranës dhe Prishtinës, linjën hekurudhore. Ai vlerësoi maksimalisht të gjithë faktorët që operojnë në ekonominë shqiptare, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në kontributin e sektorit privat.

www.koha.net

Super Nachricht. Bravo Sali, vorwärts Albanien!


Ibish...
 
World Bank grants Albania $425m in loans

The World Bank says it has approved loans worth $425 million (euro331 million) to Albania to help economic growth from 2011 through 2014.
Officials from the bank and the Albanian government say the money will be used to help fund several infrastructure projects and improve public health services and other programs aimed at helping low-income earners.

Former-Communist Albania, one of Europe's poorest countries, joined the World Bank in 1991. The Balkan country's economy has been rattled by the debt crisis in neighboring Greece, which is a key source of remittances from emigrant workers.



World Bank grants Albania $425m in loans - Forbes.com
 
World Bank grants Albania $425m in loans

The World Bank says it has approved loans worth $425 million (euro331 million) to Albania to help economic growth from 2011 through 2014.
Officials from the bank and the Albanian government say the money will be used to help fund several infrastructure projects and improve public health services and other programs aimed at helping low-income earners.

Former-Communist Albania, one of Europe's poorest countries, joined the World Bank in 1991. The Balkan country's economy has been rattled by the debt crisis in neighboring Greece, which is a key source of remittances from emigrant workers.



World Bank grants Albania $425m in loans - Forbes.com


World Bank Plans Over $400 Million for Albania

The World Bank will finance up to $275 million (€214 million) from the International Bank of Reconstruction and Development, IBRD, and up to $150 million (€116 million) from the IFC over the next four years in Albania.


“Albania is a development success story in many respects, having made remarkable strides in economic and social development over the past decade,” said Jane Armitage, World Bank Country Director and Regional Coordinator for Southeast Europe.

“The new Country Partnership Strategy aims to support a recovery in Albania’s growth rates through improving competitiveness, while also improving education and health services and strengthening the safety net,” Armitage added.

The new strategy will also assist Pristina in meeting the new challenge of climate change, through improving water conservation and management and increasing disaster preparedness.

Over the past decade, the former Communist country has been one of the fastest-growing countries in Europe, with average annual growth rates of six per cent, accompanied by rapid reductions in poverty.

Albania is one of a very few countries in Europe to maintain positive growth rates and financial stability in 2009 during the throes of the global financial and economic crisis. Going forward, Albania, in particular, faces a number of important challenges on account of the slower recovery in Europe and the uncertainties facing the Greek economy – a major economic partner.

“We are building on the previous successful cooperation of IBRD-IFC joint interventions in critical sectors, such as energy,” said George Konda, a senior economist at IFC.

The new strategy will support Albania’s development and help with key challenges, such as: consolidating its fiscal position to be able to weather the coming years; further improving the efficiency of public spending while addressing the still large infrastructure needs; improving the implementation of regulatory and institutional reforms to boost competitiveness and investment; raising education levels and skills to meet the demand from businesses; and strengthening social safety nets and key health services to ensure that the poor are protected from economic fluctuations

Albania became a member of the World Bank in 1991. Since then, 68 projects totaling $1.4 billion (€1.09 billion) have been supported by IDA and IBRD, and 10 projects totaling $185 million (€144 million) by IFC.


World Bank Plans Over $400 Million for Albania :: BalkanInsight.com
 
Tiranë, sekuestrohet 9 kg drogë, pranga 27-vjeçarit

Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 9 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiava.
Sasia e drogës u sekuestrua gjatë ditës së djeshme në automjetin tip “Benz”, me targa LU 9473 B në pronësi të shtetasit Lulëzim Tabaku. Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Tabaku.

Përveç drogës u sekuestrua edhe automjeti tip benz dhe një kartë identiteti. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.


Gazeta Start: Tiran, sekuestrohet 9 kg drog, pranga 27-vjearit
 
“Shqipëria ka të drejtë të hetojë masakrën e Tivarit”

Deputetja e PD-së, Mesila Doda, deklaroi dje se "shteti shqiptar ka gjithë të drejtën dhe detyrimin moral e ligjor të hetojë për masakrën e Tivarit ku humbën jetën me mijëra shqiptarë të pafajshëm".
Duke kundërshtuar vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në komisionin parlamentar, Doda theksoi se "argumenti se shteti shqiptar nuk është vendi i masakrës nuk qëndron. Në vitin 1945 Kosova nuk ishte shtet dhe i vetmi shtet shqiptar i implikuar drejtpërdrejtë në këtë masakër, përgjegjësia dhe bashkëfajësia e të cilit duhet të ndriçohet ishte shteti që drejtohej nga klika komuniste e Enver Hoxhës”.

Sipas saj, "komisioni për hetimin e genocidit të Tivarit do të hetojë mbi implikimin e individëve dhe shtetit komunist megjithë këmbënguljen e socialistëve të sotëm, të cilët mbrojnë xhelatët e dikurshëm, për të mbajtur të fshehur krimet e etërve të tyre".

Në masakrën e Tivarit mendohet të jenë vrarë mbi 4500 persona në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ngjarje të cilën Kuvendi do përpiqet ta zbardhë përmes një komisioni hetimi.



Gazeta Start: “Shqipëria ka të drejtë të hetojë masakrën e Tivarit”
 
Berisha përurime në Qarkun e Beratit

Kreu i qeverisë, Sali Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e sistemit të furnizimit me ujë Berat-Kuçovë.
Punimet për rrjetin e ri startuan në Uznovë të Beratit. Kryeministri Berisha, në përshëndetjen e tij, shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë gjermane dhe KFW për realizimin e këtij projekti, duke shprehur njëherësh mirënjohjen për të gjithë ndihmën e jashtëzakonshme që qeveria gjermane ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, ndihmë që shkon në rreth 1 miliard euro dhe e konkretizuar me qindra projekte, nga veriu, në jug të vendit. Kryeministri Berisha tha se qeveria, në partneritet të plotë me pushtetin vendor, do të bëjë të gjitha investimet, për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve të këtij qarku.

Në këto 5 vite, tha Kryeministri, investimet në qarkun e Beratit janë dhjetëfishuar, ku janë investuar në ujësjellës, shkolla, qendra shëndetësore. Berati, tha më tej Kryeministri, ka një nga trashëgimitë kulturore më mahnitëse, të zhvilluar dhe konservuar në shekuj dhe mijëvjeçarë nga qytetarët e tij.

Ndaj edhe përgjegjësitë për ju dhe për qeverinë bëhen shumë herë më të mëdha. Kryeministri theksoi se, në bashkëpunim me autoritetet vendore, të vendosen normat më të mira të menaxhimit të burimeve ujore të këtij qarku. Ndërsa duke ripohuar se Boshti i Jugut mbetet projekti më madhor i këtij mandati, Kryeministri siguroi se financimet për këtë projekt janë të garantuara.

Sikundër Kryeministri premtoi se, ndonëse subvencionet për fermerët e qarkut të Beratit janë rritur 18 herë, sërish ato do të rriten dhe qeveria do t’i mbështesë ata për t’u mundësuar nxjerrjen e prodhimeve të tyre jo vetëm tregun shqiptar, por edhe në tregun evropian. Investimi, me vlerë 800 milion lekë, është një bashkëfinancim i qeverisë gjermane, nëpërmjet bankës KFW dhe qeverisë shqiptare. Projekti parashikon rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe në përfundim të tij do të sigurohet furnizimi me 24 orë ujë për rreth 120 mijë banorë të Beratit e Kuçovës



Gazeta Start: Berisha prurime n Qarkun e Beratit
 
Bosch: Ka ardhur koha që kriza të marrë fund

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, ka deklaruar se ka ardhur koha që kriza politike në Shqipëri të marrë fund.
Ai ishte i pranishëm sot në qytetin juglindor të Korçës, duke nënvizuar si pozitive nisjen e dialogut midis maxhorancës dhe opozitës, duke marrë shkasë nga takimet e Ruçit dhe Patozit.

“Është pozitive që dy partitë kanë hyrë në bisedime dhe shpresojmë që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Koha për kompromis është tani”, thotë Bosch.

Ai shtoi se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme nga të dyja palët dhe të realizohet sa më shpejt



Gazeta Start: Bosch: Ka ardhur koha q kriza t marr fund
 
Autobusi bie në greminë
Bilanci tragjik: 14 të vdekur
Nesër ditë zie kombëtare
spacer.gif

spacer.gif
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë. Sipas informacioneve zyrtare, behet fjale për 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur. Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombetare.

 
Zurück
Oben