B
Bloody
Guest
PD-PS, ekziston vullneti për zgjidhjen e krizës
Takimi i sotëm mes dy përfaqësuesve të partive politike kryesore, duket se po afron zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
Përfaqësuesi demokrat Astrit Patozi dhe socialisti Gramoz Ruçi, mbajtën nga një konferencë shtypi menjëherë pas takimit dypalësh. Ruçi u shpreh se mes palëve ekziston një vullnet që mund të çojë në zgjidhjen e ngërçit.
"Diskutuam dhe ramë dakord për ngritjen e një komisioni të ri hetimor për zgjedhjet, ku drejtimin do ta ketë opozita. Në takimet që do të pasojnë do të njihemi edhe me modalitetet ligjore", u shpreh z. Ruçi.
Sipas përfaqësuesit të opozitës, është rënë dakord që objekt i hetimit të komisionit do të jetë gjithçka që ekziston në kutitë e materialeve zgjedhore, ndërsa të gjitha institucionet shtetërore të jenë të detyruara të përgjigjen në një afat shumë të shpejtë, mundësisht 7 ditësh.
Ndërkohë, përfaqësuesi i PD-së deklaroi pas takimit se i ka bërë të qartë bashkënegociuesit Gramoz Ruci, se maxhoranca është për respektimin e plotë të shtetit ligjor, dhe brenda këtyre hapësirave është gati të pranojë cdo lëshim të opozitës.
“Jemi gati të implementojmë frymën e rezolutës së Parlamentit Evropian, duke theksuar se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dokument që i referohet Shqipërisë që do të përfshijë në radhët e tij kapërcimin e nenit të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit", u shpreh Patozi.
Ky ishte takimi i parë negociues, i cili do të pasohet edhe nga të tjerë.
Gazeta Start: PD-PS, ekziston vullneti pr zgjidhjen e krizs