Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Autobusi bie në greminë
Bilanci tragjik: 14 të vdekur
Nesër ditë zie kombëtare
spacer.gif

spacer.gif
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne aksin Rrëshen-Fushë Arrëz, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë. Sipas informacioneve zyrtare, behet fjale për 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur. Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombetare.



Sehr tragisch, mögen sie in Frieden ruhen!


Ibish...
 
Elbasan, “Holiday” çon në burg 12 persona

Gjatë fundjavës, policia e Elbasanit ka arrestuar 12 persona për vepra të ndryshme penale.

Operacioni i koduar “Holiday” i ndërmarrë për gjatë 48 orëve, përfundoi me arrestimin e këtyre personave, por po punohet edhe për kapjen e të tjerë shtetasve.

Pesë prej të arrestuarve, akuzohen për plagosje të rëndë, ndërkohë që të tjerë akuzohen për vepra më të lehta penale.

Në pranga për plagosje të rëndë ranë shtetasit Ermal Ferit Kotorri, i dt 04.08.1987, Ismail Mustafa Cekoja, i dt 24.04.1978, Elton Saudin Kamberaj, 22-vjeç, Agim Baftjar Dervishi, i dt 1960 si dhe Arsen Malaj.

Personat e tjerë akuzohen për vepra më të lehta penale si ajo e vjedhjes, armëmbajtjes pa leje, etj. Po punohet intensivisht për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.



Gazeta Start: Elbasan, “Holiday” çon në burg 12 persona
 
Topi në Pukë: Tragjedia na shokoi të gjithëve

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar sot familjen e Zef Gjergjit, shoferit të autobusit që humbi jetën pasditen e së shtunës.


Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh se të gjithë shqiptarët ndihen pranë tyre në këtë moment të vështirë.

“Uroj të gjeni forcën për të kaluar këtë fatkeqësi. Ishte një tragjedi e rëndë që na shokoi. Çdo njeri duhet të ”, tha Topi ndër të tjerash. Ai shtoi se të gjithë strukturat shtetërore janë gatishmëri për të qenë pranë këtyre familjeve.



Gazeta Start: Topi n Puk: Tragjedia na shokoi t gjithve
 
Topalli ngushëllon familjen Mustafa me tre të vdekur

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vizituar pasditen e shkuar familjet e viktimave të aksidentit të së shtunës.


Zonja Topalli u ndal për të ndarë dhimbjen me familjen Mustafa, ku nga tragjdia e rëndë humbën jetën bashkëshortët Adem dhe Lavdie Mustafa dhe vajza e tyre e vogël, Edona 12 vjeçe.

Bashkë me shumë deputetë të Kuvendit, si Ndue Paluca, Arenca Troshani, Astrit Bushati, Gëzim Dibra, Gjokë Uldedaj e të tjerë, Kryetarja e Kuvendit ngushëlloi familjarët që humbën të dashurit e tyre dhe garantoi se shteti do të kujdeset për katër fëmijët që mbetën pa prindërit dhe motrën e tyre.

“Jemi të gjithë shumë të shokuar e të tronditur nga kjo tragjedi tha zonja Topalli. Kjo është një tragjedi e dhimbshme dhe ditë zie, jo vetëm për familjen Mustafa por për t ë gjithë ne, për të gjithë shqiptarët. Lusim Zotin që katër fëmijët e tjerë që ndodhen në spital, të kenë jetën e gjatë. Shteti do të bëjë kujdesin më të madh për shëndetin e tyre dhe do jetë gjithmonë pranë këtyre fëmijëve që humbën nënën, babain dhe motrën e vogë Edona nga ky aksident i tmerrshëm.”

Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët bënë një vizitë ngushëllimi edhe në familjen Marku, familje që ka humbur nusen e shtëpisë dhe fëmijën e vogël të saj 6 vjeç. Humbja e fëmijës 6 vjeçar është një dhimbje shumë e madhe tha zonja Jozefina Topalli. E po ashtu edhe ndarja nga jeta e nënës së re është një fatkeqësi jashtëzakonisht e rëndë si për ju dhe për të gjithë.




Gazeta Start: Topalli ngushllon familjen Mustafa me tre t vdekur
 
Meta: Qeveria ndihmë familjeve të viktimave


Numri dy i qeverisë dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, premtoi sot nga Spitali Ushtarak në Tiranë, se qeveria shqiptare do të ndihmojë të gjitha familjet e prekura nga aksidenti tragjik i një dite më parë në Rrëshen.


"Qeveria shqiptare do t'i ofrojë të gjitha ndihmat e nevojshme familjeve të viktimave të aksidentit rrugor në Fushë Arrëz. Solidariteti i qeverisë nuk do ndalet deri këtu", tha sot Meta pasi vizitoi të plagosurit.

Gjatë prononcimit të tij, Meta vlerësoi solidaritetin e gjithë shqiptarëve në lidhje me këtë ngjarje si dhe punën e mirë të mjekëve të cilët po i japin ndihmën mjekësore të plagosurve.

"Shpresojmë që gjendja e të plagosurve të vijë duke u përmirësuar, ndërsa jam i bindur që kjo ngjarje e rëndë me përkrahjen dhe solidaritetin që po tregon i gjithë opinioni, do të kalojë dhe do të gjendet mënyra për t’i ndihmuar të gjitha familjet ", nënvizoi Meta.



Gazeta Start: Meta: Qeveria ndihm familjeve t viktimave
 
Aksidenti, Sejdiu dhe Thaçi telegrame ngushëllimi

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut shqiptar Topi, për aksidentit tragjik të së shtunës.



“Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi në aksin rrugor Rrëshën - Fushë Arrëz”, shkruan Sejdiu në telegram.

Ai shton më tej se “ky lajmi i kobshëm është përjetuar me pikëllim të thellë kudo në Kosovë. Prandaj, në këtë ditë zie për të gjithë ne, ritheksoj solidaritetin e plotë të popullit të Kosovës me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe, me familjarët e viktimave, me institucionet e shtetit dhe me mbarë popullin shqiptar”.

Ndërkohë, edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit, Berisha. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë tuaj, qytetarëve të Shqipërisë dhe familjeve të viktimave, ndërkaq, të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, thuhet më tej.



Gazeta Start: Aksidenti, Sejdiu dhe Thai telegrame ngushllimi
 
Ekspertiza: Shoferi humbi kontrollin e autobusit

Pas hetimeve rreth aksidentit tragjik të një dite më parë në Rrëshen, policia ka dalë në konkluzionet përfundimtare rreth shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.


Sipas policisë së shtetit, aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i saj Zef Frroku ka humbur kontrollin e autobusit.

“Grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë i kryesuar nga Prokurori i rrethit Pukë, ka konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Zef Mark Frroku (Gjergji)”, thuhet në njoftim.

Sipas organeve të hetimit, nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht.

Policia sqaron se nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim, ndërkohë gjendja e rrugëve ishte e rregullt. Nga raporti i mjekësisë ligjore nuk rezulton që drejtuesi i mjetit të ketë pasur probleme të menjëhershme të natyrës shëndetësore gjatë drejtimit të mjetit.

Ndërkohë nga pyetja e dëshmitarëve nuk rezulton të ketë pasur mjet tjetër në momentin e ndodhjes së aksidentit. Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident.




Gazeta Start: Ekspertiza: Shoferi humbi kontrollin e autobusit
 
Seanca për buxhetin, Bode: Dieta dhe rritje të ardhurash



Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën maratonë për shqyrtimin e buxhetit për vitin 2010.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se qeveria do të jetë në dietë, teksa ka theksuar se të ardhurat do të jenë më të larta se vitet e tjera.

Megjithatë, ai ka pranuar para deputetëve se edhe ekonomia shqiptare është përfshirë nga kriza ekonomike globale.

“Shpenzimet do të kenë ulje me rreth 17% të parashikuara më parë. Ulje do të ketë në shpenzimet qeveritare”, theksoi Bode.

Kreu i financave u shpreh gjithashtu se borxhi publik i Shqipërisë është më i larti në rajon, por ka sqaruar se ky borxh po menaxhohet tejet mirë.

Shefi i financave, ka sqaruar me shifra të ardhurat, shpenzimet, investimet, importet dhe eksportet e vendit. Ai u shpreh më tej se qeveria do të ketë prioritet biznesin dhe do të ofrojë ndihmë ndaj tij.

Qeveria shqiptare ka vendosur që të rishikojë buxhetin e vitit 2010, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike globale dhe ndikimin që ka pasur kjo krizë mbi ekonominë tonë.

Më parë, kryeministri Berisha pat paralajmëruar se shpenzimet publike do të ulen me rreth 20%, teksa pat theksuar se pagat dhe pensionet nuk do të preken.




http://www.gazetastart.com/lajme/Politike/21618/
 
hab heute von einem Arbeitskollegen gehört dass in Albanien angeblich weiteres Erdöl gefunden wurde
es soll sich um große Vorkommen irgendwo in albanischen Hochheitsgewässern handeln
weiß jemand mehr darüber ??????????
 
Zurück
Oben