Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Fajon: Vizat, sigurisht hiqen brenda këtij viti


Heqja e vizave do të bëhet realitet brenda këtij viti.



Punët po shkojnë mirë në këtë drejtim dhe Shqipëria së bashku me Bosnjën do të përfitojnë nga ky proces brenda pak muajsh. Më 13 shtator, Komisioni i Çështjeve të Brendshme në KE do të kalojë për votim raportin e Tanja Fajon. Më pas, vendimi pritet të kalohet për miratim në fillim të tetorit, sipas të gjitha gjasave.

“Uroj qe shqiptaret të lëvizin lirshëm në BE në fund të këtij viti. Apelova që kjo gjë të ndodhë përpara Krishtlindjeve, e shpresoj te jete kështu. Shqipëria është teknikisht e gatshme. Komisioni Evropian tregoi se do të ndjekë nga afër procesin dhe më tej, pra nuk mbyllet këtu, kështu që lë të shohim”, ka deklaruar Fajon këtë të premte.

Ajo shtoi se priste që të gjitha punët e mbetura nga Shqipëria të përmbushen në kohë. “Unë pres që e gjithë puna për përmbushjen e kritereve teknike te jete plotësuar, që Shqipëria të ketë bërë gjithçka duhej, me qellim që ne të vijojmë procedurën bashkë me Këshillin, e të shohim sesi do te jetë humori dhe në Këshill që debaton në mes te shtatorit", tha Fajon.


Gazeta Start: Fajon: Vizat, sigurisht hiqen brenda këtij viti
 
Tepelenë, dy fierakë arrestohen me 40 kilogramë drogë në makinë


Lajmifundit – Policia lokale arrestoi sot në Gjirokastër, dy persona që po transportinin një ngarkesë prej 40 kilogramë drogë, marihuanë.

Burime zyrtare të policisë, thanë se dy persona nga Fieri u arrestuan me akuzën e transportimit të ngarkesës me drogë e cila u bllokua në mjetin me targa FR 7006 C në të cilin ndodheshin edhte shtetasit Sokrat Ymeraj dhe Henri Xhaferraj, person me precedentë penalë të mëparshëm.

Sipas burimeve të njëjta, aksioni i policisë u zhvillua në vendin e quajtur Uji i Ftohtë në Tepelenë pasi agjentët e antidrogës morën sinjalizime mbi lëvizjen e mjetit ku ndodhej droga.
Fillimisht një punonjës i qarkullimit rrugor e ndaloi automjetin me argumentin e verifikimit të dokumenteve dhe më pas në vendngjarje mbërritën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që bënë sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e dy personave.


Tepelenë, dy fierakë arrestohen me 40 kilogramë drogë në makinë
 
Large mineral reserves exist in Albania and Kosovo worth hundreds of billions of dollars

Albanian Minerals, New York
Large mineral reserves exist in Albania and Kosovo worth hundreds of billions of dollars. The most significant in Kosovo is coal deposits largest in Europe, gold, silver, arsenic, thallium, bismuth and iron. types of Pb and Zn and other metals .
In Albania there are large deposits of chrome ore, bauxite,copper,nickel, quartz, magnesium,cobalt. In the last two years huge explorations have taken place in Northern Albania, especially Tropoje and Kukes. According to Albanian Minerals & Bytyci Shpk engineer geologist , there have been 100 new locations of chrome ore in Tropoje. Recently huge deposits of chrome ore have been found in . Vlad, Pac, Zogaj, Kam, and Lugu i Zi.
New geological surveys and chemical results done by Albanian Minerals have shown an amazing amount of minerals in Northern Albania and Kosovo. There are also large amounts of magnesium and nickel.

The Albanian government has done an amazing job building roads where minerals are found. The value of already discovered minerals in Albania and Kosovo exceeds 100 billion dollars as a raw material.

Albanian Minerals in New York has increased the work done in building infrastructure and amount of money invested and is planning to triple the amount of investments in the region with 100 million dollars investmant in 5 years.
Albanian Minerals have created a partnership and joint venture with the worlds largest business to business marketing companies.
The potential in minerals in Albania and Kosovo is more than anyone has ever imagined.This would create a powerful economic growth in Albania, Kosovo and the entire Balkans



Wall Street Journal: World Forum Large mineral reserves exist in Albania and Kosovo worth hundreds of billions of dollars
 
Krujë, asgjësohen 260 rrënjë kanabis, pranga të moshuarit


Rreth 260 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar mbrëmjen e shkuar në qytetin e Krujës, ndërkohë që policia ka arrestuar kultivuesin e tyre.


Policia e Durrësit bëri të ditur se shtetasi Abaz Ajazi, 69 vjeç, banues në këtë qytet, kishte mbjellë bimët narkotike të tipit cannabis sativa në një parcelë, të cilën e kishte marrë në përdorim nga një shtetas tjetër.

Tashmë, i moshuari pritet të gjykohet nga drejtësia për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.


Gazeta Start: Krujë, asgjësohen 260 rrënjë kanabis, pranga të moshuarit
 
Libra falas për fëmijët e minoritetit grek

Fëmijët e minoritetit grek dhe atij maqedonas do të përfitojnë libra falas nga shtetit shqiptar, ndërkohë që fëmijët e minoritetit romë ose të varfrit e këtij vendi nuk mund të përfitojnë tekste falas.


Edhe pse librat për nxënësit minoritar kushtojnë tre herë më shumë se librat e pjesës tjetër të nxënësve shqiptar, qeveria do ta përballojë këto kosto nga burimet e saj financiare.

Mësohet se vendimi është marrë për shkak të presionit të ndërkombëtarëve për t’iu dhënë libra falas minoritetit grek, që në shumë raste gëzon të drejta më shumë se edhe vetë nxënësit autoktonë.

Numri i fëmijëve që përfitojnë, janë 700, çka për çdo nxënës shteti shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht 150 mijë lekë të reja, pasi librat e tyre kushtojnë mesatarisht 15 mijë lekë të vjetra.



Gazeta Start: Libra falas për fëmijët e minoritetit grek


Kinder der griechischen und mazedonischen (fyromischen) Minderheit, bekommen von der albanischen Regierung Bücher gratis.
 
Voskopoja shënon bum turistësh në muajt korrik-gusht


Fshati turistik i Voskopojës në Qarkun e Korçës shënoi një bum turistësh përgjatë muajit korrik dhe gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zyrtarët lokalë deklarojnë se vetëm gjatë këtyre dy muajve, Voskopojën e vizituan 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Sipas tyre, në rritjen e numrit të vizitorëve sivjet ka ndikuar përfundimi i zgjerimit dhe asfaltimit të rrugës Korçë-Voskopojë, rritja e kapaciteteve hotelerike dhe disa veprimtari kulturore dhe artistike që u organizuan në fshat, etj.

Në Voskopojë, krahasuar me një vit më parë, janë dyfishuar kapacitet hotelerike dhe turistike, ndërsa në fshat po zbatohet një projekt nga organizata franceze, "FERT", i titulluar "Zhvillimi i integruar i Voskopojës".

Në kuadër të këtij projekti, në Voskopojë ka përfunduar vendosja e sinjalistikës turistike, e cila orienton vizitorët për të shkuar në monumentet e kulturës dhe objektet hotelerike.

Voskopoja daton që nga viti 1443, por kulmin e lulëzimit e arriti në vitet 1740-1750, me një tregti dhe artizanat shumë të zhvilluar dhe popullsi prej më tepër se 30 mijë banorë. Në atë kohë Voskopoja radhitej në qytetet më të zhvilluara të Ballkanit për akademinë, shtypshkronjën, bibliotekën dhe 24 kisha. Sot, në Voskopojë ruhen 5 kisha që janë monument kulture të kategorisë së parë.



Gazeta Start: Voskopoja shënon bum turistësh në muajt korrik-gusht
 
Transporti urban, së shpejti me standarde evropiane

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama premton shtrirjen e linjave urbane në të gjitha zonat e kryeqytetit, me autobusë të rinj dhe me standarde evropiane.



Gjatë një takimi që zhvilloi sot me operatorët e transportit publik në kryeqytet, z. Rama tha se duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm do të bëhet një ndryshim cilësor në linjat e transportit urban, që pritet të lehtësoje dhe qarkullimin ne kryeqytet.

“Në mars të vitit të ardhshëm do të firmosen kontratat ku do të vendoset që cdo linjë do të ketë autobusë të rinj, dhe ndërkohë në vijim ne do të kemi javë pas jave muaj pas muaji një autobus të ri, sipas një plani të kontratave. Ky është një ndryshim cilësor në shërbimin e linjave, që jo vetëm do garantojë transportin në kushte maksimale, por duhet të ndikojë dhe në lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet, që më shumë qytetarë të zgjedhin shërbimin e transportit publik se automjetet e tyre”, u shpreh kryebashkiaku Edi Rama.

Me projektin e ri do të aplikohet për herë të parë sistemi i biletave elektronike, dhe shtrirja e linjave do të bëhet edhe në ato zona ku nuk ekziston aktualisht. Rama theksoi se ky ndryshim cilësor në linjat urbane të Tiranës do t’i shërbejë përmirësimit të cilësisë së ajrit.



Gazeta Start: Transporti urban, së shpejti me standarde evropiane
 
Berisha: Ja dolëm për vizat dhe për krizën

Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar dje dy investime të buxhetit të shtetit në qarkun e Fierit, rrugën Hoxharë – Darëzezë, 9.5 km, me një vlerë prej 100 milionë lekësh si dhe rrugët e brendshme të fshatit Darëzezë me vlerë rreth 35 milionë lekësh të reja.



Duke u ndalur tek liberalizimi i vizave kryeministri tha se plotësimi i të gjitha kushteve dhe kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian bën të mundur realizmin e ëndrrës së shqiptarëve për të lëvizur këtë vjeshtë të lirë në mbarë Evropën.

“Të shumtë ishin ata që mendonin se ne nuk do të arrinim dot të plotësonim kërkesat, kushtet për të merituar lëvizjen e lirë në Evropë, por faktet janë të tjera, sot me reforma të thella ne ia dolëm që ju të keni në xhepin tuaj, pasaportat më të mira me modernë në Evropë. Ne ia dolëm bashkërisht, që të vendosim në të katër anët e pikave të kalimit të kufirit sistemet më moderne të kontrollit dhe sigurisë. Ne ia dolëm të plotësojmë një nga një kushtet dhe të meritojmë plotësisht që gjatë muajve që vijnë të lëvizim të lirë në mbarë Evropën njëlloj si qytetarët e saj”, tha kryeministri.

Duke folur për situatën ekonomike në vend kryeministri Berisha u shpreh se kemi një situatë qartësisht optimiste, e cila na dha ne mundësi të rrisim rrogat më shumë se asnjëherë me parë, të rrisim pensionet më shumë se asnjëherë më parë, na jep ne mundësi që në buxhetin që vjen të parashikojmë përsëri rritje rrogash e pensionesh, të parashikojmë vepra të tjera publike, asfaltime të qindra dhe mijëra kilometrave rrugë, qindra e qindra kilometra kanalizime, qindra ujësjellës e shkolla të reja.



Gazeta Start: Berisha: Ja dolëm për vizat dhe për krizën
 
Eksportet drejt tregjeve evropiane rriten me 56.8 %


Eksporti i mallrave shqiptarë drejt tregjeve të vendeve evropiane ka shënuar një rritje 56.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Këto mallra po prezantohen në cilësi dhe shifra shumë të kënaqshme në tregjet evropiane, sasia e të cilave arrin në 1 milionë e 476 mije ton, nga 942 mijë ton që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Në krahasim me një vit më parë, ka një rritje prej 56.8 % të "eksportit të parë", ose mallrave me origjinë 100 % shqiptare, dhe një rritje prej 133.5 % të rieksporteve, që i përkasin përpunimit aktiv, ose përpunimit të lëndës së parë industriale që importohet nga jashtë dhe eksportohet përsëri në vendet e BE-së.

Grupet e mallrave në këtë rritje i përkasin më së shumti industrisë së përpunimit të mineraleve, çimentos, hekurit, çelikut dhe industrisë së hidrokarbureve.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, edhe eksportet e granitit, porfirit, bazaltit, shkëmbit ranor e gurit monumental ndërtimor, nënproduktevbe të naftës, si koks, bitum, mbetjet nga vaji i naftës nga minerale bituminoze, kanë pësuar rritje. Me rritje rezultojnë dhe eksportet e gurëve dekorativë për kalldrëme e bordura prej guri natyral, konfeksionet, frutat, etj.

Në këtë drejtim ndikoi dhe forcimi i Lekut kundrejt monedhës evropiane Euro, ulja e kostos së prodhimit si rezultat i uljes së normës së sigurimeve shoqërore dhe krijimi i Fondit të Garantimit të Eksporteve.

Jo më pak sipas ekspertëve të ekonomisë, ka ndikuar dhe eksperienca shumëvjeçare e firmave shqiptare me firmat e huaja në marrjen e knoë-hoë, si dhe unifikimi i procedurave dhe rregullave të origjinës me ato të Komunitetit Evropian.

Të gjitha këto kanë bërë që të rritet kredibiliteti i mjedisit ekonomik shqiptar si një mjedis i aftë për t’u integruar jo vetëm në tregjet e vogla rajonale, por edhe në strukturat konkurruese evropiane.

Duke u ndalur në shifra vihet re se, gjatë 8-mujorit të parë 2010 është regjistruar një volum i eksporteve shqiptare e shprehur në sasi prej 1 476.8 mijë ton mallra, nga 942 mijë tonë mallra të regjistruar me të njëjtën periudhë të 2009, me një rritje prej 534.8 mijë ton.

Si vlerë, eksportet shqiptare llogariten 50 miliardë lekë, nga 22.5 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2009.

Rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë 8-mujorit 2010 shënuan gjithashtu rritje në sasi e vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës janar-gusht 2010, volumi i rieksporteve nga përpunimi aktiv, shprehur në sasi është 154.5 mijë ton nga 66.2 mije ton të regjistruar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pra me një rritje prej 88.3 mijë ton ose 133.5 % më shumë.

Si vlerë, rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë 8- mujorit 2010 arritën 54.9 miliardë lekë, me një rritje prej 13 miliardë lekë ose 31.1 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, ku u realizua një vlerë prej 41.9 miliardë lekë eksporte.



Gazeta Start: Eksportet drejt tregjeve evropiane rriten me 56.8 %
 
“Arritëm sukses në luftën kundër korrupsionit”

Shqipëria në 5 vite ka shënuar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe kjo është e dukshme veçanërisht në investimet e mëdha në infrastrukturë, arsim dhe bujqësi. Këtë parashtroi në Vjenë të Austrisë, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, në konferencën përuruese të themelimit të Akademisë Ndërkombëtare Antikorrupsion, ku Shqipëria ishte e ftuar si një nga 25 vendet themeluese. Ministri i Brendshëm renditi reformat kryesore antikorrupsion të kryera nga qeveria shqiptare si amendimi i ligjit të konfliktit të interesit dhe zgjerimi i rrethit të subjekteve të këtij ligji, reduktimi i numrit të nëpunësve të administratës publike dhe i shpenzimeve operative të saj etj. Gjatë konferencës Ministri Basha u takua dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.


“Arritëm sukses në luftën kundër korrupsionit�
 
Zurück
Oben