Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Wirtschaft Albaniens - Ekonomia e Shqipërisë - Economy of Albania

  • Ersteller Ersteller Bloody
  • Erstellt am Erstellt am
Lufta e UÇK-së, faqe e ndritur e kombit shqiptar

06/01/2011 21:54:00


thumbnail.php




Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, priti të enjten në Tiranë, në një takim, ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, njëherësh ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Berisha dhe Çeku biseduan për zhvillimet në Kosovë, duke u ndalur kryesisht tek zgjedhjet parlamentare, por edhe tek raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Kryeministri Berisha theksoi se, Lufta Çlirimtare e popullit të Kosovës është një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit shqiptar, por edhe të Ballkanit, pasi i dha fund kolonisë së fundit në Evropë.

Por, theksoi Kryeministri Berisha, pavarësisht se raporti i Dick Martyt, pa asnjë fakt dhe provë, ripërsërit akuza, shpifje dhe trillime të gatuara në Beograd nga Milloshevici dhe ultra-nacionalistë të tjerë serbë, Shqipëria mirëpret dhe është tërësisht e hapur për çdo hetim nga institucione të njohura ndërkombëtare, për çdo problem që lidhet me krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Në këtë kontekst, autoritetet shqiptare kanë ftuar zyrtarisht Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte dhe EULEX-in që të rimarrë përsëri çdo hetim për të zbardhur çdo të vërtetë që ka të bëjë me krimet e luftës apo me krimet kundër njerëzimit, nga kushdo që t’i ketë kryer ato. Ai tha se autoritetet shqiptare do t’u garantojnë EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm për të përmbushur me sukses çdo hetim.

“Ndërsa histeria antishqiptare, e udhëhequr dhe frymëzuar nga Dick Marty, eksponentë të tjerë të racizmit antishqiptar dhe avokatëve të krimeve të Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptarëve në Kosovë, është thjesht një zgjim i demonëve të urrejtjes antishqiptare, e cila është tërësisht pa të ardhme”, tha kryeministri shqiptar. /Telegrafi/
 
50 ambulanca të reja ndërtohen këtë vit


Gjatë këtij viti do të ndërtohen rreth 50 ambulanca të reja, teksa pritet të rikonstruktohen 15 ekzistuese.
Shuma e akorduar për këtë qëllim është 100 milion lekë, ose 20 % e totalit të programit për kujdesin parësor.

Ndërhyrjet në infrastrukturën ndërtimore janë parashikuar në vlerën 60 milionë lekë, si psh “Rikonstruksion i klinikës dentare në Korçë” etj. Ndërkohë, për edukimin në vazhdim të personelit është parashikuar trajnim stafi mjekësor (mjek dhe infermier), në vlerën prej 2 milionë lekë.

Të ardhurat dytësore, projektet e ndërtimit dhe supervizione e kolaudime zënë 20 milionë lekë, bëhet e ditur nga MSH. Ndërsa, përballimi i TVSH dhe kostos lokale për projektet e investimeve të huaja me vlerë 245.6 milionë lekë, ose 49 % të totalit të programit.




Gazeta Start: 50 ambulanca të reja ndërtohen këtë vit
 
Operacionet e gjera, mbi 100 të arrestuar në tre ditë



Policia e Shtetit ka bërë të ditur sot arrestimet gjatë tre ditëve të fundit me qëllim goditjen e elementëve kriminalë.
Në bazë të një plani veprimi, për tre ditë janë arrestuar 55 persona të akuzuar për krimet të ndryshme.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 37 autorë të veprave penale si dhe janë kapur 23 persona të shpallur në kërkim. Gjithashtu janë bllokuar 16 armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat mbaheshin pa leje.

Për shkelje të konstatuara janë shoqëruar në polici 196 automjete të llojeve të ndryshme dhe në 331 raste janë marrë masa administrative. Po në këtë kuadër, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve, nga Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore janë vendosur 7.410 masa administrative gjobë për shkeljet e konstatuara.

Ndërkohë, në 102 raste drejtuesve të automjeteve u është hequr leja e drejtimit për përdorim të pijeve alkoolike, ecje me shpejtësi tej normave të lejuara apo shkelje të tjera në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor si dhe janë bllokuar gjithashtu 170 automjete dhe konfiskuar 4 për mangësi apo shkelje të ndryshme në dokumentacion.




Gazeta Start: Operacionet e gjera, mbi 100 të arrestuar në tre ditë
 
Tri vajza gjermane vullnetare në zonat e përmbytura


Tri vajza gjermane kanë ardhur në zonat e Shkodrës për të ndihmuar vullnetarisht banorët e zonave të përmbytura.
Isabel, Wiebke dhe Maike, gjimnaziste, janë anëtare të Fondacionit "Jürgen Vahn”, të cilat kanë lënë qytetin e tyre në Soest të Gjermanisë për të ofruar ndihmën e tyre vullnetare për banorët e Velipojës.

“Është një kënaqësi të vizitosh Shqipërinë. Njerëzit janë miqësor dhe mikpritës, ne kemi vizituar shumë banorë, shtëpitë e të cilëve për ditë të tëra kanë qenë nën ujë nga fatkeqësia natyrore por tani situata është normalizuar. Ne u kemi ofruar atyre ndihma dhe do jemi pranë tyre për dy javë” u shprehën tre vajzat.

“Ne kemi jetuar momente të pabesueshme. Njerëzit e rrethuar nga uji në Shkodër, na pyesnin neve nëse mund të na ndihmoni. Biles ato na ofronin gjëra për të na falënderuar. Jemi shumë të prekura. E pabesueshme”, vijuan.

Ato kanë zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka shprehur vlerësimet dhe falënderimet për humanizmin dhe ndihmën e ofruar. Gjatë bisedës, vajzat njohën Kryetaren e Kuvendit me ndihmat që ato kanë mbledhur në ndihmë të banorëve të Velipojës ndërsa theksuan se përveç mbledhjes së ndihmave financiare ato kanë shpërndarë edhe veshmbathje e lodra për fëmijët e kopshteve në këtë zonë.




Gazeta Start: Tri vajza gjermane vullnetare në zonat e përmbytura



3 junge deutsche Gymniasiastinen sind ohne jeglichen direkten Bezug mit Albanien zu den überfluteten Regionen im Norden gereist um dort zu helfen..


Respekt.. :app:
 
Trepharm: Barna nga Kosova me cilësi evropiane
14-01-2011 18:41 CET
TrePharm


Qytetarët e Kosovës nga tani do të kenë në dispozicion produkte farmaceutike të prodhuara në vendin tonë, por të certifikuara me standardet evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë.

“Trepharm”, prodhuesi i parë i barnave, i ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të cilësisë, është përuruar të premten, në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Prerja e shiritit nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, pronari i fabrikës Bedri Prishtina dhe nga përfaqësuesi i CIPEX USA, shënoi fillimin e punës së fabrikës.

“Trepharm” është konceptuar që nga ditët e para që përveç se do të furnizojë gjithë rajonin me produkte shumë kualitative, te jetë edhe një nga institucionet e zhvillimit të shkencës dhe edukimit të vazhdueshëm të profesionistëve tanë. Nga kjo fabrikë do të kujdesemi për shëndetin jo vetëm të popullit të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”, tha me këtë rast Mërgim Prishtina, drejtor ekzekutiv i “Trepharm”.

Në bashkëpunim me kompaninë amerikane “CIPEX USA”, si dhe më përkrahjen teknologjike të kompanive të tjera me renome evropiane, “Trepharm” është prodhues i barnave ndër të vetmit në rajon, i cili zbaton standardet evropiane të kualitetit dhe sigurisë ato të EU cGMP si dhe standardet ndërkombëtare të parashtruara nga Organizata botërore e shëndetësisë (WHO).

“Ne do të jemi bashkë me ‘Trepharm’ edhe më tutje për të zhvilluar prodhimin e barnave nga Kosova për Kosovën dhe rajonin”, tha me këtë rast, Pradeep Gadre, përfaqësues i CIPEX USA.

Fabrika e barnave, posedon dy njësi të prodhimit, ndërsa aktualisht në funksion është njësia për prodhimin e antibiotikëve.

Përurimi i fabrikës përcillet edhe me plasimin në treg të pesë produkteve të para farmaceutike të “Trepharm”, të prodhuara në bazë të standardeve më të mira të prodhimit që burojnë nga direktivat e Bashkimit Evropian- EUcGMP.

Fabrika “Trepharm”, posedon edhe një laborator modern i cili përveç se shërben për nevojat e saj mund të përdoret për matje të ndryshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe agjencitë shtetërore ose private që merren me farmaceutikën.

Kompania “Tregtia”, ka investuar rreth 15 milion euro për të ndërtuar këtë fabrikë që shënon njërin nga investimet më të mëdha private në Kosovë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e ekonomisë së vendit, punësimin e qytetarëve, zhvillimit të tregut të farmacisë dhe ofrimit të produkteve cilësore dhe me çmime të përshtatshme. /Zëri/
Zëri • INFO - Ekonomi - Ekonomi Vendore - Trepharm: Barna nga Kosova me cilsi evropiane

TrePharm
 
U zhvillua ceremonia e hapjes së Shkollës Shqipe në Bronx

19/01/2011 20:26:00


thumbnail.php


100 nxënës në Shkollën Shqipe në Bronx, Mishto : "Jemi duke treguar kësisoj përkujdesjen dhe interesimin e madh të qeverisë shqiptare dhe personalisht interesimin e Kryeministrit Berisha për fëmijët shqiptarë të diasporës"

Lehman College - Bronx New York: Mes një ceremonie festive, nxënës, prindër, mësimdhëns, veprimtarë të komunitetit, dhe përfaqësuesve të Shtetit Shqiptarë dhe Republikës së Kosovës në Nju Jork, të cilët, kanë dhënë ndihmën e tyre në libra dhe bazë materiale, Shkolla Shqipe në Bronx- Nju Jork, në klasat e ndërtesës së kolegjit “Lehman College”, ka hapur të dielën në mesdrekë, dyert për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, që dëshirojnë të mësojnë gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe - gjuhën tonë amëtare.

Hapja e Shkollës Shqipe në Bronx, konçidon me 3 - vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

I pranishëm në ceremoninë hapëse të ditës së parë të shkollës shqipe, ishte Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, i cili përshëndeti fëmijët dhe prindërit e tyre, së bashku me Konsullën e Kosovës në Nju Jork, zonjën Arta Rama.

Shkolla Shqipe në Bronx - Nju Jork, një lagje, kjo, e predominuar nga emigrantët shqiptarë, sidomos, nga mbipopullimi që ka ndodhur këto dy dekadat e fundit, është një iniciativë private e disa biznesmenve dhe veprimtarve të dalluar të komunitetit shqiptar. Dhe të asaj ndihmës që u realizua me ndërmjetësimin e aktivistit Mithat Gashi, mësimdhënës në këtë kolegj, që për mësonjtoret, ku do të zhvillohet mësimi, Kolegji “Lehman”, nuk kërkon asnjë pagesë, për fëmijët shqiptarë.

Në ditën e parë të shkollës, nëpër klasa filluan mësimet mbi 100 fëmijë, por edhe të rritur filluan këtu mësimin e gjuhës shqipe dhe sipas Gjergj Dedvukajt, një nga nisiatorët për hapjen e kësaj shkolle, numri do të shtohet në ditët e ardhshme.

“Ka një interesim të madh për të sjellë fëmijët në këtë shkollë”, tha Dedvukaj.
Gjergj Dedvukaj, i cili ka punuar edhe në të shkuarën si mësimdhënës në shkollën shqipe të New York-ut, tha për gazetën “Dielli”, se ka qenë dëshira e shumë prindërve, për hapjen e një shkolle shqipe. "Në koncertet që kam dhënë me Asamblin ”Bashkimi Kombëtar” në Shqipëri, Malësi, Kosovë, në Gjermani, në Festivalet Kombëtare si në Gjirokastër, e gjetkë , thotë ai, prindërit, më janë lutur që t’u mësoj shqip fëmijëve. Tani që kjo nismë po konkretizohet, numri i atyre që do të sjellin fëmijët jam i bindur se do të rritet." Për këtë ka thënë Dedvukaj se vetëm, nga fisi i tij këtu, janë bërë gati mbi 20 veta që janë treguar të gatshëm për t’u regjistruar në shkollën shqipe."

Duke përuruar këtë shkollë, Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, tha "Sot ne ndjejmë një emocion të veçantë, që arritëm të gjithë së bashku të hapim këtë fole të gjuhës së bukur shqipe. Jo vetëm mësimi i gjuhës dhe kulturës, por ajo ç'ka kjo ditë shënon më së tepërmi është mbajtja e premtimit përpara historisë, së atyre burrave të kombit që dhanë gjithë sa kishin për përjetësimin e gjuhës sonë në altarin e gjuhëve të bukura dhe të rralla."

Më tej zoti Mishto shprehu edhe emocionet e të gjithë pjesëmarrësve, duke nënvizuar se " kur them se kjo shkollë është amaneti i mbajtur nga brezat për të shkrimin dhe këndimin shqip."

Ndërkohë, përfaqësuesi i shtetit shqiptarë nuk la pa permendur edhe ndihmën dhe kujdesin e qeverisë shqiptare, për shkollën shqipe në SHBA-ës. " Konsullata e Përgjithshme, tha zoti Mishto, si bashkeiniciatore e këtij projekti, duke ofruar tekset mësimore dhe fletoret e punës, nuk do t'a kufizojë ndihmën e saj, përkundrazi, theksojë ai do të përmbushë edhe detyra të tjera, duke treguar kësisoj përkujdesjen dhe interesimin e madh të qeverise shqiptare dhe personalisht interesimin e Kryeministrit Berisha për fëmijët shqiptarë të diasporës".

Në një takim organizimi, është miratuar Komisioni edhe stafi pedagogjik i shkollës. Komisioni ka në përbërje: Professor Ymer Ahmetaj, Dr.Hasan Ademaj, Gjergj Dedvukaj dhe Flamur Husaj. Ky Komision i cili quhet nismëtarë, përzgjodhi pesë mësuesë nga 12 kërkesa të paraqitura. Katër janë mësuese dhe një mësues.

Profesori Ymer Ahmetaj, i ka deklaruar gazetës Dielli se stafi është profesionalisht i përgatitur; ka nivel të lartë pedagogjik, kanë përvojë dhe një pjesë janë mësimdhënës në shkollat amerikane. Në shkollën shqipe do të jepen lëndët : gjuhë dhe letërsi shqipe, histori e kombit shqiptar, Gjeografi për trojet shqiptare, kulturë muzikore dhe folklor shqiptar etj.

Arsimtarët që do të punojnë me nxënësit kanë përvojë të gjatë në arsim në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, viset shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoni.

Ndërsa, koordinatori i Shkollës dhe anëtari i brodit, Mustaf Qosja, thotë se përkrah kritereve formale të kualifikimit shkollor, mësuesëve u kërkohet: njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe(Gjuha standarte; gramatika, drejtshkrimi, stilistika); përgatitje dhe aftësi solide në të gjitha veprimtaritë themelore gjuhësore (të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit, të lexuarit ekspresiv etj.); njohje e mirë e kulturës kombëtare, njohje e historisë dhe gjeografisë së Atdheut, njohje e artit të muzikës, edukim i mjaftushëm artistik, muzikor dhe figurativ; aftësi dhe shkathtësi interpretuse në këndim, vallëzim, instrumente muzikor etj.Të gjitha këto kritere garantojnë një trupë mësimore serioze e të kualifikuar dhe do të përcjellin besushmeri tek prindërit, që fëmijët të mbushin klasat e gjuhës shqipe dhe shkolla të ketë jetëgjatësi."

Dr. Hasan Ademaj, një tjetër pjestar aktiv i grupit nismëtar, thotë se ky është një hap i duhur që duhet të gëzojë përkrahjen e komunitetit shqiptar.

"Ka ardhur koha që të heqim dorë nga folklorizmi i veprimatrive, theksonë Dr Hasan Ademaj, dhe të bëhemi më institucionalë, më të orientuar, në veprimtaritë kombëtare. Shkolla shqipe është një hap në drejtimin e duhur, edhe pse e vonuar në kohë. Ai ka afruar përkrahjen e tij, duke qenë pjesë e Bordit."

Për gazetën më të vjetër të diasporës Diellin, ka folur edhe Shkumbin Tetaj, ish professor i Gjuhës angleze në Kosovë, i cili ka dhënë përkrahjen e tij, ashtu si dhe Agim Cavdërbasha, Tom Gjergji, Nikollë Juncaj, avokati Sabri Gjoni e të tjetërë.

Mësuesja Violeta Ducellari, me përvojë pedagogjike dhe mësimdhënse në shkollat amerikane, e përzgjedhur në trupën mësimdhënse, thotë se e shihte serioze nismën dhe se nuk do të kursejë asgjë për të mësuar fëmijët shqiptarë. Në grupin e mësuesëve të përzgjedhur janë edhe Ikbale Tetaj, Lirie Rexhmataj, Lumturi Porja si dhe Tom Gjergji për instrumenet muzikor.

Në përurimin e shkollës, përveç nxënësve, mësuesve, prindërve e aktivistëve që ndërmorën këtë nisiativë, merrnin pjesë edhe konsulli i Shqipërisë në New York, Dritan Mishto dhe konsullja e Kosovës në New York, Arta Rama, të cilët pos që prenë shiritin e përurimit, vizituan të gjitha klasat ku mbahej mësimi, dhe biseduan me nxënës e arsimtarë dhe premtuan ndihmën e dy shteteve, Shqipërisë e Kosovës për mbarëvajtjen e shkollës me abetare e libra të tjerë mësimorë.

Në njoftim thuhet se janë disa shoqata që i janë bashkëngjitur Bashkimit Kombëtar, përfshirë dhe Federatën Vatra. Shoqatat kanë pranuar që të kontribuojnë në regjistrimin e fëmijëve, në sigurimin e ushqimit të drekës për fëmijët si dhe të një pagese simbolike .

Ata që e nisën këtë aksion kombëtar dhe ju bashkëngjitën Gjergj Devukajt janë një grup atdhetarësh nga të gjitha trojet etnike, që po marrin të gjitha masat në mënyrë që shkolla të vazhdojë normalisht. Në takimet e përjavshme ata kanë diskutuar për të gjitha hallkat që do të çojnë në suksesin e nismës së marrë.

Kështu, të paktën Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë, ka premtuar të sjellë 100 abetaret e para këto ditë, ndërsa Konsullata e Kosovës do të ndihmojë me plan-programe dhe ndihma të tjera që do t’i nevojiten stafit të shkollës. Nga ana tjetër Profesori i Lehman College, Mithat Gashi, anëtar i Bordit të Federatës ”Vatra” ka ndërmjetësuar dhe ka siguruar tri klasa mësimore në mjediset e Kolegjit, të cilat do të vihen në dispozicion të shkollës shqipe në Bronx.

Ishin pikërisht veprat e mrekullueshme në dobi të çështjes kombëtare - shqiptare që bënë që këta nismëtarë të zgjidhnin shkollën shqipe, si vendin ku filizat e njomë, fëmijët e shqiptarëve të Nju Jorkut të mësonin gjuhën e tyre amtare dhe jo vetëm atë por edhe traditën e mrekullueshme të shqiptarëve të Amerikës, të cilët në çastet më të vështira që kaloi vendi ynë, i'a zbardhën faqen atij. Qëllimi ka qenë që të mësojnë nga përvoja e mrekullueshme e kollosëve të kulturës tonë kombëtare, Fan Nolit e Faik Konicës si dhe korifejve të tjerë pasardhës.

Ideja për një shkollë të tillë lindi nga nevoja që breznitë shqiptare të Amerikës të vijojnë të ruajnë lidhjet shpirtërore me atdheun e tyre. Një ndër veprimtaritë më me efekt në këtë drejtim ishte mësimi i gjuhës shqipe. Vetëm në këtë mënyrë fëmijët shqiptarë, të rinjtë, studentë, e kuptojnë fare mirë se edhe pse janë me trup larg vendlindjes së tyre apo vendlindjes së prindërve të tyre, detyrimet për atdheun nuk sosen kurrë. Prandaj edhe iu dhanë me mish e me shpirt kësaj detyre që i vunë vetes, për të rihapur shkollën shqipe në Bronx - Nju Jork, ku mendohet se jeton edhe komuniteti më i madh shqiptarë. /Beqir Sina/
 
Qeveria e Malit të Zi, sot e miratoi edhe informacionin në lidhje me iniciativën për lidhjen e rrugës Podgoricë – Guci, përmes Shqipërisë.

thumbnail.php

Sipas agjensionit të lajmeve “Mina”, Qeveria, duke marrur parasysh rëndësinë e lidhjes direkte të qytetarëve të Plavës dhe Gucisë me Podgoricën, si shansë për valorizimin ose vleresimin e potencijaleve natyrore dhe turistike dhe zhvillimin e përgjithshem të kësaj trevë, Qeveria e ngarkoi Ministrinë e punëve të jashtme dhe Integrimeve Europiane që në bashkëpunim me Ministrine e Mbrendshme ta rinisin inicijativën me pjesën shqipëtare rreth hapjes se pikës kufitare Grabom -Cemi i Trieshit, thuhet në kumtesë.

Ministria e Komunikacionit dhe Telekomunikimit është e detyruar të pergatisë dokumentacionin tekniko-shkencorë, të sygjerojë mënyrën e financimit së ndertimit të rrugës në teritorin e Malit të Zi, nga pika Grudec deri tek guri kufitar me Shqipërinë dhe të rishqyrtojë mundësitë e rekonstruimit të rrugës Guci –Vermoshë. /Albert Camaj/
 
Demonstrata, arrestohet një shtetas i armatosur


personi_i_armatosur1.jpg



Policia e kryeqytetit njofton arrestimin e një shtetasi që ka qenë i armatosur gjatë demonstratës së djeshme përpara Kryeministrisë.



Drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, deklaron se shtetasi Gjin Pjetër Ndreu, lindur dhe banues në Shkodër, ka qenë i armatosur me armë zjarri tip pistoletë dhe ka tentuar të futej në Kryeministri. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi kanë kaluar për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, Muçaj nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ekzekutimin e 6 urdhër-arresteve të nxjerra nga Prokuroria për punonjësit e gardës, që dyshohen për vrasjen e tre personave gjatë demonstratës së djeshme.




Gazeta Start: Demonstrata, arrestohet një shtetas i armatosur
 
Autostrada rriti eksportet e Shqipërisë në Kosovë

02vermica4.jpg


Kukës,2 shkurt - “Rruga e kombit” e trumbetuar me të madhe nga politikanët e të dyja vendeve për një “bum” në rritje të bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve nuk ka rezultuar të jetë e saktë, përveç “bumit” turistik dhe rehatisë në udhëtim, të paktën për pjesën e Kosovës. Në bazë të të dhënave që ka Dogana e Kukësit, e cila mbulon gjithë aktivitetin e eksport-importeve të Shqipërisë me Kosovën, rezulton se Shqipëria e ka rritur eksportin me Kosovën për vitin 2010 në masën 364.5% krahasuar me vitin 2009, ndërkohë që Kosova ka shënuar një rënie të vogël për të njëjtën periudhë. Për vitin 2010 në Doganën e Morinit në Kukës janë dhënë gjithsej 9.161 deklarata eksporti, krahasuar me 2.513 deklarata që janë dhënë në vitin 2009. Numri i deklaratave të importit nga Kosova kanë qenë 3.370 deklarata, krahasuar me 3.558 deklarata që janë dhënë në vitin 2009. Çimentoja, mineralet e papërpunuara dhe fruta-perimet janë artikujt që zënë peshën kryesore në vëllimin e eksporteve të Shqipërisë në Kosovë. Ndërsa mielli dhe patatja, por edhe pijet freskuese e energjike janë artikujt që Kosova eksporton në Shqipëri.Zyrtarë të Doganës së Kukësit pohojnë se fillimi i ndërtimit të autostradës Vermicë-Merdar ka ndikuar në rritjen e vëllimit të eksportit të çimentos, e cila zë peshën kryesore në eksportet e Shqipërisë në drejtim të Kosovës. Për vitin 2010 janë eksportuar në Kosovë 119.683 tonë çimento të Fushë-Krujës, ku rritja e eksportit krahasuar me atë të vitit 2009 ka qenë 5.6 herë më e madhe. ”Cilësia, por edhe çmimi më i ulët ka bërë që çimentoja e Fushë-Krujës të jetë konkurruese në tregun e Kosovës duke e rivalizuar çimenton që prodhohet në Hanin e Elezit”,argumentojnë zyrtarë të Doganës së Kukësit.
Artikuj të tjerë që mbajnë peshën kryesore të eksporteve nga Shqipëria në Kosovë janë edhe mineralet e varfra të hekur-nikelit dhe kromit, të cilat eksportohen dhe më pas pasurohen në fabrikat e Kosovës. Për vitin 2010 janë eksportuar në Kosovë 20643 tonë krom i varfër dhe 15.018 tonë hekur nikel.

Artikujt që Kosova eksporton në Shqipëri janë mielli i grurit dhe patatja, por edhe pijet freskuese dhe energjike, si dhe makineri dhe automjete. Megjithëse numri i deklarimeve të eksporteve nga Kosova në Shqipëri ka shënuar një rënie në vitin 2010, vlera e këtyre eksporteve është në rritje për vitin që sapo lamë pas. Kjo sipas ekspertëve të Doganës ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimit të artikujve si mielli, patatja etj. Si rezultat i rritjes së referencës së patates së importit nga Qeveria e Shqipërisë, eksporti i patates së Kosovës për vitin 2010, por edhe për muajin e parë të këtij viti është i orientuar më shumë në drejtim të Serbisë, Maqedonisë etj.
Ministria e Financave dhe Dogana Shqiptare kanë rritur në 50 për qind referencat për pataten e importit, duke e çuar në 24 centë për kilogram nga 18 centë që ka qenë më parë. Kjo rritje e bën pataten e Kosovës jokonkurruese në tregun e Shqipërisë.
Për vitin 2010, Kosova ka eksportuar në Shqipëri miell me një vlerë prej 1.2 milionë euro ose 2.5 herë më shumë se vlera e eksportuar në vitin 2009, ndërkohë që vlera e eksportit të patates për vitin 2010 kap vlerën e 740 mijë eurove ose 1.25 herë më shumë se viti 2009.
Vlera e eksportit të pijeve freskuese dhe energjike nga Kosova në Shqipëri ka qenë rreth 260 mijë euro, ose 87 mijë euro më shumë se viti 2009. Ulje në vlerën e eksportit nga Kosova në Shqipëri ka njohur edhe artikulli automjete, ku për vitin 2010 janë eksportuar në Shqipëri automjete me një vlerë prej 264 mijë eurosh ose 25 mijë euro më pak se viti 2009. Ndërkohë që një tjetër artikull që Kosova po eksporton në Shqipëri janë tubat e çelikut të Fabrikës së gypave në Ferizaj. Këto tuba po përdoren kryesisht për hidrocentralet që po ndërtohen në veri të Shqipërisë. Në rajonin e Kukësit, ku përfshihen edhe Tropoja e Hasi, por edhe në zonën e Dibrës dhe atë të Shkodrës janë dhënë një numër i madh licencash për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël që janë të projektuar kryesisht me diga të vogla.

Dy pikat doganore, ajo e Qafë-Prushit që lidh Hasin me Gjakovën, dhe ajo e Qafë-Morinës që lidh Tropojën me Gjakovën, kanë rezultuar të paefektshme nga ana ekonomike, madje ato rezultojnë me humbje, pasi nuk mbulojnë as shpenzimet e personelit dhe shpenzimet e tjera ndihmëse. I gjithë qarkullimi i mallrave nga Shqipëria në Kosovë e anasjelltas realizohet përmes degës së Doganës Morin-Vermicë në zonën midis Kukësit e Prizrenit. Pikat doganore në Qafë-Morin të Tropojës dhe në Qafë-Prush të Hasit, të dyja së bashku kanë realizuar vetëm 2.2% të të ardhurave të përgjithshme që ka realizuar Dogana e Kukësit për vitin 2010. Dega e Doganës së Kukësit për vitin 2010 ka realizuar të ardhura në një vlerë prej 528.3 milionë lekësh, ose rreth 3.8 milionë euro. Këto të ardhura janë realizuar në masën 97.8% në degën e Doganës së Morinit në Kukës, ndërkohë që 1% e kësaj vlere është realizuar në Qafë-Prush dhe 1.2% në Qafë-Morin të Tropojës. Në kufirin Shqipëri-Kosovë me një gjatësi prej 111.8 kilometrash, aktualisht ekzistojnë gjashtë vendkalime kufitare, ku tre prej tyre janë në zonën e Gorës, pikërisht ato në mes Shishtavecit e Krushës ,Orgjostit e Orçushës të hapura në tetor të vitit 2003. Ndërsa vendkalimi Borje-Glloboçicë është hapur në qershor të vitit 2009. Nga pesë vendkalime kufitare, vetëm tri prej tyre janë të miratuara edhe si pika doganore, ku vetëm ajo Morin-Vermicë është e kategorisë së parë, ndërsa pika doganore e Qafë-Prushit në Has dhe e Qafë-Morinës në Tropojë janë të kategorisë së dytë.
Autoritetet vendore të zonë së Dragashit në Kosovë dhe të Shishtavecit në Kukës kanë bërë presion në drejtim të autoriteteve respektive në Kosovë e Shqipëri që edhe vendkalimi kufitar Shishtavec-Krushë të ketë statusin e një dogane. Drejtori rajonal i kufirit dhe i migracionit për rajonin e Kukësit, Agron Baliaj, nuk është përkrahës i idesë së hapjes së vendkalimeve të reja kufitare në kufi me Kosovën, pasi, sipas tij, ato ekzistuese janë të mjaftueshme, sidomos tani me përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Sipas drejtorit të kufirit, nevojë imediate është vetëm hapja e një vendkalimi kufitar me Malin e Zi, pikërisht në Qafë të Vranicës, që do të lidhte Tropojën me Plavën. Ai i konsideron si të tepërta tri vendkalime kufitare në zonën e Gores.

Autostrada rriti eksportet e Shqipërisë në Kosovë - Ekonomi - Koha Net
 
Zurück
Oben