Gjirokastër, sekuestrohen sasi rekord droge prej 1 ton
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot një sasi rekord droge.
Operacioni i koduar “Koordinatat”, ka çuar në sekuestrimin e një sasie prej 1 ton drogë e llojit marijuanë.
Për posedimin e lëndës narkotike, një person ka përfunduar në pranga, shtetas Artan Bresha 35-vjeç, dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Bllokimi i drogës u bë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
Operacioni është kryer në dy faza dhe fillimisht është sekuestruar një sasi prej 820 kg kanabis ndërsa në fazën e dytë është bllokuar 180 kg drogë. Automjeti tip furgon ishte nisur në drejtim të Kakavijës.
"Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan dhe janë shpallur në kërkim", tha Emri Vata, drejtori i policisë së qarkut të Gjirokastrës.
Ai sqaroi se nga këqyrja që iu bë furgonit rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton.
http://www.gazetastart.com/lajme/Aktualitet/31660/