[h=3]Presidentja Jahjaga një kafe me futbollistin Xherdan Shaqiri[/h]
Presidentja Atifete Jahjaga bashkëbisedoi dhe piu një kafe sot në Munich me futbollistin e njohur të Bayern Munich-ut, me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi Xherdan Shaqirin për lojën dhe shpirtin sportiv që po e tregon në fushën e futbollit. Ajo tha se të rinjtë nga Kosova kanë treguar vlerat e tyre kudo në botë, në të gjitha fushat dhe po dëshmojnë gjithë talentin e tyre në të gjitha fushat e jetës.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Sportisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, që kishte ardhur bashkë me familjarët, e falënderoi Presidenten për pritjen dhe për mbështetjen që po i jep sportit dhe të rinjve në përgjithësi në punën e tyre
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Futbollisti Xherdan Shaqiri, në shenjë respekti, ia dhuroi Presidentes simbolikisht një fanellë të tij me të cilën paraqitet në ekipin e Bayernit.