Der Mord wurde von Überwachungskameras gefilmt
Kamerat filmuan vrasjen e dy shqiptarëve nga polici maqedonas
GOSTIVAR- Vrasja e dytë rinjve shqiptarm, nga një efektiv i policisë maqedonase në Gostivar më 28 shkurt është filmuar.
Televizioni lokal TV 2 në Gostivar bën të ditur se për verifikimin dhe zbardhjen e rastit, krahas dëshmive nga dëshmitarët okular, do shërbejnë edhe video incizimet e kamerave të vendosura në biznesin përpara së cilit ndodhi krimi.
“Aty janë të vendosura tre video kamera dhe kjo do të mund të jetë një punë lehtësuese për gjykatësin hetues, prokurorin dhe ekipin e policisë që merret me rastin. Në ditën ku ndodhi krimi, sipas dëshmitarëve okular, inspektorë të policisë kanë hyrë brenda lokalit dhe kanë biseduar me punonjësit aty, por nuk dihet nëse janë marrë si material dëshmues incizimet e kamerave të vendosura përpara objektit.”, raporton TV 2.
Vrasja e dy të rinjve shqiptar nga ana e policit maqedonas ndodhi më 28 shkurt rreth orës 13 në rrugën "Kej Vardari" në afërsi të sallonit të mobiljeve "Montenegro". Vrasja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku jetonin te rinjte.
Ngjarja shkaktoi një valë protestash në Maqedoni, për shkak se efektivi Jakim Trifunovski, 36 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e dytë rinjve shqiptar iu dha masa e sigurisë 30 ditë paraburgim.
(el.me/BalkanWeb)